PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Qyteti Xichang i provincës Siçuan
2010-09-26 15:25:14 cri komenti juaj Printoni

Quhet ndryshe: Qyteti me atmosferë pranverore

Vendndodhja e qytetit: Në pjesën jugperëndimore të provincës Siçuan

 

Qysh në lashtësi, Xichang ka qenë një qytet i rëndësishëm gjatë Rrugës së Mëndafshit të kohës së lashtë në Kinën jugore. Ai ka një histori 2100-vjeçare, me arkitekturë të lashtë të qytetit të dinastive Ming dhe Qing. Gjithashtu është cilësuar edhe si një nga 10 qytetet e lashta më të bukura në Kinë. Në këtë qytet jetojnë në mënyrë të përqendruar banorë të 14 kombësive, si ata të kombësisë Han, Yi, Hui dhe tibetiane.

Temperatura mesatare vjetore është rreth 18 gradë celsius. Turizmi në qytetin Xichang karakterizohet nga 3 veçori: " Bukuria e maleve dhe liqeneve, karakteristika të theksuara të pakicave kombëtare, përmbajtje të shumta tekniko-shkencore ". Për arsye se qyteti Xichang ndodhet në një lartësi të konsiderueshme mbi nivelin e detit, ajri është shumë i pastër dhe i freskët, ka një qartësi të madhe, hëna është shumë e shndritshme në të gjitha netët e vitit, prandaj ky qytet është quajtur edhe "Qyteti i Hënës".

Turizmi me karakteristika të theksuara të pakicave kombëtare si të kombësisë Yi etj., ka një karakter të veçantë dhe të pazëvendësueshëm në krahasim me zonat e tjera turistike, në këtë qytet ka një bukuri të jashtëzakonshme ku janë të pranishëm edhe malet edhe liqenet, panoramat natyrore dhe kulturore janë të mrekullueshme. Liqeni Qionghai është liqeni i dytë më i madh me ujë të ëmbël në provincën Siçuan, natyra rrotull liqenit në rafshnaltë është me karakteristika të veçanta dhe të mrekullueshme në të katër stinët e vitit. Këtu ndodhet edhe muzeu i shoqërisë skllave i kombësisë Yi, edhe një nga 4 "pyjet e mëdhenj të përmendoreve"të Kinës, "pylli i përmendores së tërmetit". Këtu ndodhet edhe mali Luoji dhe pylli Huanliantu që quhet si " parku i akullnajës së lashtë të Kinës, gjithashtu edhe Festivali i Pishtarëve që quhet ndryshe edhe një festival i Lindjes me karakteristika të theksuara të Kinës. Xichang është i njohur edhe si një nga 3 bazat e mëdha kozmike të Kinës, qendra e lëshimit të satelitëve Xichang , quhet edhe si "Houston" i Kinës. Vitet e fundit, malet, lumenjt dhe rrezet e diellit si dhe karakteristikat e veçanta dhe tipike të qytetit Xichang po tërheqin gjithnjë e më shumë turistë dhe investitorë tregtarë, për pasojë qyteti ka marrë një zhvillim të vrullshëm.

1 2 3
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China