PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kunming në provincën Yunnan
2010-09-26 15:23:18 cri komenti juaj Printoni

Quhet ndryshe: Lulëzimi, Kultura, Ekologjia, Harmonia.

Vendndodhja e qytetit: Kunming ndodhet në pjesën qendrore të Kinës jugperëndimore dhe është kryeqendra e provincës Yunnan. 

Kunming është një qytet që ndodhet në qendër të rrafshnaltësYunnan-Guizhouit të Kinës. Këtu klima është tepër e butë dhe e përshtatshme, në dimër nuk është tepër ftohtë dhe në verë nuk është tepër nxehtë. Të katër stinët janë gjithmonë si pranvera e bukur me lule të llojllojshme dhe gjelbërim anembanë, prandaj ky qytet quhet ndryshe edhe "qyteti i pranverës" ose "qyteti i luleve". Përveç panoramave të mrekullueshme Kunming është një qyteti i përshtatshëm edhe për pushim, turizëm dhe banim. Në Kunming ka shumë bimë të llojeve të ndryshme dhe mbi 400 lloje lulesh tradicionale. Gjatë ceremonive festive, kunmingasve u pëlqen ta zbukurojnë mjedisin me lule.

Në kulturën tradicionale të Kunmingut ka karakteristika vendase dhe kombëtare. Këtu përveç kombësisë Han, banojnë mbi 20 pakica kombëtare si Yi, Bai, Dai, Hani etj.  

Kunming është një nga dhjetë qytetet më tërheqëse të Kinës. Ka mbi 200 projekte të relikteve të mbrojtura në nivele të ndryshme. Ka zona të njohura turistike në nivel kombëtar dhe në nivelin e provincës si parku gjeologjik Shilin, liqeni Dianchi, burimi i ngrohtë Anning, Jiuxiang, Yangzonghai. Gjithashtu ka edhe mbi 100 pika turistike si Parku i Ekspozitës Botërore të artit të kopshtit, fshati i pakicave kombëtare i provincës Yunnan etj.

Gjatë luftës anti-japoneze, qindra akademikë nga universitetet e njohura kineze si Universiteti i Pekinit, Universiteti Qinghua, Universiteti Nankai shkuan më këmbë dhe në prillin e vitit 1938 arritën në Kunming ku ngritën "Universitetin e Përgjithshëm jugperëndimor" dhe deri në vitin 1946 ky universitet u mbyll. Gjatë 8 viteve, mbi 2000 studentë u diplomuan në këtë universitet i cili përgatiti një grup mjeshtrash të mëdhenj në fushën akademike kineze. Kjo gjë ishte një mrekulli në historinë arsimore botërore.

1 2
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China