Slogani i qytetit: Sanya i bukur, Tianya romantik
Vendodhja e qytetit: Ky qytet ndodhet në jug të provincës Hainan, i cili është i vetmi ishull tropikal në Kinë. Në lindje lidhet me Filipinet nëpërmjet Oqeanit Paqësor perëndimor, në jug lidhet me Australinë nëpërmjet Oqeanit Paqësor jugor, në jug-perëndim lidhet me Gadishullin Indo-Kinez nëpërmjet Oqeanit Indian dhe atij Atlantik. Kështu Sanya quhet "Porta Jugore e Kinës".
Video:
Qyteti Sanya ndodhet në jug të ishullit Hainan, i cili është i vetmi qyteti bregdetar turistik në zonën e tropikut. Mjedisi i zonës urbanistike të Sanya-së është i veçantë me pyje të virgjra tropikale, male, lumenj dhe plazhe të bukura. Këto të gjitha përbëjnë një peizazh unik natyror të qytetit Sanya. Në Sanya ka 10 burime turistike që janë dielli, deti, rëra, klima, pyjet, ujërat minerale të nxehta, kafshët, shpellat dhe fshatrat. Ka shumë pika turistike të famshme si Mali Nanshan, Shpellat e mëdha e të vogla, Gjiri Yalong, Guri Tianya Haijiao, Monumenti Luhuitou (Drenusha që kthen kokën), Ishulli perëndimor, Ishulli koral Wuzhizhou dhe Deti i Madh Lindor. Kjo zonë ka burime më të bollshme turistike e tropikale dhe më të përqendruarat në Kinë.
Sanya është porta e zonave tropikale për të hyrë në Kinë, ka epërsi rajonale unike në shkëmbimet ndërkombëtare. Gjithashtu Sanya është një nga qytetet turistike më të hapura në Kinë që ka kushte favorizuese politike nga shteti. Udhëtarët nga 21 vende kryesore me burime turistike si SHBA-ja, Rusia, Gjermania, Australia, Japonia, Tajlanda, Franca mund të vizitojnë Sanya-në pa vizë brenda 15 ditëve. Gjithashtu, udhetarët nga vende të tjera mund të pajisen me vizë gjatë udhëtimit.