Quhet ndryshe: Qyteti fantastik si në ëndërr, qyteti çlodhës 。
Vendndodhja e qytetit: Lijiang ndodhet në pjesën veriperëndimore të provincës Yunnan të Kinës jugperëndimore dhe në zonën kufitare midis rrafshnaltës Qinghai-Tibet dhe rrafshnaltës Yungui. Lartësia mbi nivelin e detit është 2400 metra.
Video:
Lijiang është qyteti i njohur historik e kulturor i Kinës dhe zonë e njohur turistike. Qyteti i lashtë Lijiang, me një histori 800-vjeçare është i thjeshtë dhe ka frymë natyrore. Në këtë qytet banojnë shumë pakica kombëtare dhe ndërtesat janë të kombinuara me karakteristikat e kombësive Han, Bai, Yi, tibetiane dhe Naxi. Në lindje dhe perëndim të rrugës kryesore të këtij qyteti ndodhen shumë ndërtesa të lashta si Dançi, Pallati i Madh etj. Në pjesën veriore të qytetit ndodhet edhe një zonë tregtare.
"Qyteti dhe uji kanë lidhje shumë të ngushtë" që është veçantia më e rëndësishme e qytetit të lashtë Lijiang. Uji i liqenit Heilongtan buron nga veriu deri në jug dhe përreth shtëpive. 354 ura prej guri dhe të drunjta me forma të ndryshme lidhin bulevarde dhe rrugë të vogla duke formuar pamjet rrugore ku ndërtesat janë krijuar pranë ujit. Prandaj qyteti i lashtë është gjithmonë i gjallë.
Lijiang ndodhet në zonën me gjerësinë e ulët dhe me lartësi të lartë. Ndryshimet e 4 stinëve nuk janë shumë të mëdha dhe stinët e thata dhe të lagështa janë të qarta. Sipërfaqja e pyllit arrin në 66.13%. Klima është e këndshme. Lijiang është vlerësuar nga UNESCO si qyteti i përshtatshëm për banim.
Për shumë turistë, forca tërheqëse e qytetit Lijiang nuk është vetëm që këtu mund të shikojnë shumë panorama interesante, por është që këtu mund të ndiejnë një lloj kulture të veçantë, dhe mund të provojnë një lloj jete ndryshe. Kjo lloj jete është e thjeshtë, por që banorët në qytet kanë kohë që i janë larguar kësaj jete.
Foto:
1、Banorët e kombësisë Naxi në qytetin e lashtë Lijiang
2、Mali me dëborë Yulong
3、 Ishulli Lige në liqenin Luguhu
4、Gjiri i parë i lumit Jance
5、Lëshimi i dritave në qytetin e lashtë Lijiang
6、Vallëzimi i pakicave kombëtare