Quhet ndryshe : Panorama e kontinentit evropian Kryeqendra verore, Qyteti i akullt
Vendndodhja e qytetit : Qyteti Harbin ndodhet në jug-perëndim të provincës Heilongjiang të Kinës verilindore dhe është kryeqendra e provincës Heilongjiang. Qendra më e madhe politike, ekonomike dhe kulturore e Kinës verilindore. Lumi i bukur Songhua përshkon gjithë qytetin.
Videos:
Qyteti Harbin, me pamje natyrore të bukur dhe të larmishme është një qytet i njohur historik dhe kulturor , i civilizuar dhe modern. I ndikuar historikisht nga kultura evropiane, arkitektura e ndërtesave dhe jetesa e banorëve kanë karakter të theksuar evropian dhe madje është cilësuar si " Moska e Lindjes" dhe " Parisi i Lindjes". "Koncerti i verës së Harbinit" që ka një histori më se 40-vjeçare shumë artistë të njohur kinezë dhe të huaj dhe është bërë një nga tre koncertet e mëdha të Kinës. Harbin quhet tani si " qyteti i njohur muzikor në veri të Kinës".
Në dimër qyteti i Harbinit njihet si "qyteti i akullt", festivali i akullit dhe dëborës i Harbinit që organizohet një herë në vit është bërë një festival madhështor ndërkombëtar i akullit e dëborës ku janë shkrirë aktivitetet kulturore, sportive, artistike, ekonomiko-tregtare, tekniko-shkencore dhe turistike. Festivali ndërkombëtar i dëborës i Harbinit të Kinës së bashku me Festivalin e Dimrit karnaval të Kanadasë, Festivalin e dëborës Sapporo të Japonisë, Festivali i skive në dëborë i Norvegjisë, janë të njohur si 4 festivalet më të mëdha ndërkombëtare të akullit e dëborës.