PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Hangzhou i Zhejiangut
2010-09-26 13:54:04 cri komenti juaj Printoni

Quhet ndryshe: Qytet argëtimi

Vendndodhja e qytetit: Hangzhou gjendet në veri të provincës Zhejiang në Kinën lindore dhe është kryeqendra e kësaj province. Hangzhou ndodhet njëkohësisht në veri të zonës bregdetare në Kinën juglindore dhe është qyteti i dytë më i madh ekonomik në deltën e Lumit Jance.

Video:

Hangzhou është një nga qytetet më të famshme turistike në Kinë. Thënia "Në qiell ka parajsë dhe në tokë ka Suzhou e Hangzhou" shfaq admirimin e përzemërt të njerëzve për këtë qytet të bukur. Hangzhou është një nga 8 kryeqytetet e lashta kineze dhe është qytet i famshëm historik e kulturor në rang kombëtar.

Hangzhou ka burime të pasura malore e ujore, ka dy rajone turistike në rang kombëtar – rajonin turistik të Liqenit Perëndimor dhe rajonin turistik "Lumi Fuçun – Lumi Xinan – Liqeni Qiandao", ka dy rajone kombëtare të mbrojtjes së mjedisit – rajonin e mbrojtjes së mjedisit të malit Tianmu dhe atë të malit Qingliang, ka 6 parqe kombëtare pyjore – parkun pyjor "Liqeni Qiandao", parkun pyjor "Mali Daqi", parkun pyjor "Mali Ucao", parkun pyjor "Lumi Fuçun", parkun pyjor "Liqeni Qingshan" dhe parkun pyjor "Yaolin", ka vendin e parë të lagësht në rang kombëtar – parkun kombëtar të vendit të lagësht "Xixi".

1 2
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China