Quhet ndryshe: Kryeqyteti mijevjeçar/ qyteti i bozhures/ pikënisja e rrugës së mëndafshit/ qytet me male dhe ujëra
Lokacion: Ndodhet në pjesën perëndimore të provincës Henan të Kinës Qendrore. Vendoset buzë dy brigjeve të rrjedhës së mesme të Lumit të Verdhë.
Video:
Qyteti Luoyang ndodhet në pjesën perëndimore të provincës Henan, si dhe në bregun jugor të Lumit të Verdhë. Qyteti është krijuar në shekullin XXII para erës sonë. Luoyang është një nga 8 kryeqytetet më të njohura në historinë e lashtë kineze dhe është qyteti i vetëm që emërohet si "kryeqytet i shenjtë". Rajoni Heluo me qendrën në Luoyang është vatra e rëndësishme e kulturës kineze. Ky qytet ka qenë kryeqytet gjatë 13 dinastive të ndryshme, që zgjatën mbi 1500 vjet. Qysh nga lashtësia, Luoyang ishte vendi, ku mblidheshn letrarët. Për këtë arsye, quhet edhe kryeqyteti i poemave. Krahas këtyre, Luoyang quhet edhe qyteti i luleve për arsye se ka shumë bozhure të bukura. Në qytetin Luoyang, zhvillohet çdo vit, nga 15 prilli deri më 8 maj, Festivali i bozhureve, për të tërhequr vizitorë.
Në Luoyang, ka edhe pamje të pasura kulturore, ndër të cilat shpella Longmen që është një nga 3 më të njohurat në Kinë dhe tempulli i Kalit të Bardhë është i pari në Kinë me financime nga qeveria. Qysh nga lashtësia, Luoyang është hapur si një qendër komunikacioni. Luoyang njihet me një rrugë të famshme "rruga e mëndafshit", e cila nis nga Luoyang dhe përfundon në bregun lindor të Detit Mesdhetar.