Quhet ndryshe: Kryeqyteti i varkave me vela, Qingdao magjik
Vendndodhja e qytetit: Ky qytet ndodhet në pjesën jugore të gadishullit Shan Dong të provincës Shan Dong të Kinës lindore dhe afër detit Huang
video:
Qing Dao është qytet-porti më i rëndësishëm i Kinës lindore, edhe është një qytet i njohur bregdetar. Karakteristika më e madhe e qytetit është turizmi në bregdet dhe porti tregtar.
Mali Laoshan konsiderohet si mali më i lartë mbi nivelin e detit dhe është gjithashtu vendi i shejtë i Taoizmit të Kinës.
Festivali Ndërkombëtar i Birrës, që zhvillohet çdo vit në Qingdao është një nga festat më tërheqese dhe me ndikim më të madh në Kinë. Festivali i detit të Qingdaos, festivali kulturor i bregdetit me erë, ekspozita e luleve kombëtare japoneze dhe festivale të ndryshme kanë tërhequr turistët kinezë dhe ata të huaj.
Qingdao quhet edhe "kryeqyteti i varkave me vela" dhe qyteti më i mirë për lundrim, njëkohësisht është edhe qyteti i zhvillimit të garave me varka të Lojërave të 13-ta Olimpike për njerëzit me të meta fizike dhe Lojërave të 29-ta Olimpike të vitit 2008 në Pekin.
Fotografi:
1、 Festivali i luleve kombëtare japoneze në parkun Zhong Shan
2、 Festivali i Birrës së Qingdaos
3、 Qyteti i larmishëm Qingdao, kryeqyteti i varkave me vela