PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Intervista e gazetarit të RJK-së Jiang Lei me z. Eduart Molla, president të grupit ndërkombëtar Emolla
2010-03-24 16:52:29 cri komenti juaj Printoni

Grupi Ndërkombëtar Emolla është njëra prej kompanive shqiptare të regjistruara zyrtarisht në Kinë. Presidenti i këtij grupi, z.Eduard Molla ka ardhur para 5 vjetësh në Pekin për të zgjeruar biznesin e vet, pasi ai ka gjetur horizonte të reja në Kinë. Kohët e fundit, gazetari i RJK-së Jiang Lei e intervistoi në zyrën e tij në Pekin z. Eduard Molla, duke e ftuar të japë përshtypjet e tij për Pekinin dhe biznesin e vet në Kinë.

Në vijim është teksti i kësaj interviste, ndoshta do t'u ngjallë interes lexuesve shqiptarë që kanë dëshirë të merren me biznes në Kinë.

-Mund të na thoni dy fjalë për karrierën tuaj tregtare. Kur e keni filluar biznesin dhe cili është biznesi kryesor i kompanisë suaj aktualisht? Si shkon kompania?

-Ne rradhë të parë ju falenderoj dhe juve si radio që më dhate mundësinë të flas për karrierën time.

Në Kinë kam ardhur para 5 vjetëve dhe shkoja në Shenzhen duke u marrë me biznes ku e pashë të arsyeshme se, për të krijuar një biznes të mirëfilltë duhej që të qëndroja në Kinë. Isha midis 2 mendimeve, nëse biznesin duhet ta vazhdoja në Shenzhen apo në Pekin.

U mendova dhe vendosa në Pekin.

-Përse keni zgjedhur kryeqytetin e Kinës, Pekinin, si vendin për të regjistruar kompaninë tuaj? Cila mendoni ju është forca më tërheqëse e kryeqytetit kinez në krahasim me qytete të tjera ose vende të tjera që keni qenë?

-Pekini në rradhë të parë është kryeqyteti i Kinës, dhe Kina është një nga shtetet më të mëdha të botës, biznesi këtu është më i fuqishëm, pra Pekini të jep shumë më shumë mundësi se qytetet e tjera

-Keni jetuar këtu në Pekin afërsisht 5 vjet. Sipas jush cila është pjesa më tërheqëse e ketij qyteti të madh?

-Për të folur për Pekinin duhen vite e vite, ai ka bukuri të rralla, histori dhe kulturë shumë të lashtë por ka edhe mundësira të larmishme në të gjitha fushat, si në fushën kulturore ashtu edhe në atë te biznesit.

Për mua Pekini është kryeqyteti i botës dhe këto 5 vite të cilat unë po i jetoj në Pekin kam parë ndryshime shumë të mëdha. Pekini për mua është ndër qytetet më të qeta dhe me të sigurta

-Juve keni punuar në Itali dhe keni biznese në vende të tjera jashtë Kinës, në krahasim me këto vende ku është diferenca më e madhe ndaj Pekinit.

-Unë kam jetuar dhe punuar edhe në Itali dhe aty kam një kompani timen dhe kam zhvilluar biznes atje për rreth 15 vjet. Kam edhe një kompani tjetër në Gjermani, por me vendosjen dhe shpërnguljen në Pekin, nqs në Itali jam zhvilluar 10 për qind, këtu e kam rritjen 100 për qind, dhe kjo është një nga arsyet që unë pëlqej Pekinin më shumë jo vetëm për biznesin por për qetësinë,e lirinë që të jep. .

-Përse në njohjen e përgjithshme të kompanisë tuaj në internet thuhet jeni një kompani me investime të pavarura italiane, por me një flamur shqiptar në tryezën tuja të punës? Mbani marrëdhënie të ngushta me Shqipërinë? Apo, ju jeni shqiptar që zhvilloni biznesin edhe në Itali edhe në Shqipëri ?

-Është shume e thjeshtë për ta shpjeguar, edhe në Itali në tavolinën time do të shikoni edhe flamurin italian edhe atë shqiptar për arsye se unë jam shqiptar, e kam për nder e lavdi që jam shqiptar dhe fjala shqiptar vjen nga fjala shqiponjë që do të thotë liri.

-Meqë po merreni kryesisht me shitjen e pajisjeve për sallone bukurie, mund të na thoni se cilat janë përparësitë e produkteve që po tregtoni?

-Unë merrem me eksport ku blej makineri kineze dhe i shes në Shqipëri Itali, Francë, Rusi, Lituani etj., dhe produkte ushqimore që i eksportoj në Afrikën e Jugut, kurse nga Italia sjell makineri për sallon bukurie.

Arsyeja se pse e kam zgjedhur është se zhvillimi me hapa shumë të mëdhaja i Kinës dhe rritja e nivelit të përgjithshëm të popullit kinez rezultoi që krahas punës, pasi ata janë një popull shumë punëtor, do t'i përkushtohen edhe bukurisë. Deri tani jam shumë i kënaqur me ecurinë e këtij biznesi.

-Në tregun kinez ekzistojnë edhe produkte të tjera nga Korea e Jugut nga Japonia e deri nga Amerika. Por, ku është avantazhi i produkteve tuaja nga Italia.

-Makineritë tona kanë dhënë rezultat dhe si përfaqësues i fabrikës italiane janë makineri që janë testuar në të gjithë botën e kjo është arsyeja që ne nuk kemi rivalë për këto makineri, këtë e tregojnë faktet në bazë të testimeve që janë bërë.

-A keni menduar ndonjëherë për të ardhmen e biznesit tuaj këtu në Kine? A jeni i përgatitur për biznesin tuaj në mbarë Kinën?

-Para 5 vjetëve e kam filluar biznesin me një zyrë shumë të vogël dhe kur diskutoja me miqtë e mi shqiptarë që ndodhen këtu dhe i thashë mendimin tim për këtë biznes dhe dalëngadalë arrita ta hap akoma më të madhe zyrën, vit mbas viti deri para 8 muajsh m'u aprovua si grup (holding). Idetë e mia janë se unë kam hapur dhe një zyrë në Hong- Kong, dhe po bëj përpjekje për një zyrë në Shenzhen dhe Guanzhou, pasi ky i fundit është një qendër industriale, prodhuese. Planet e mia duke u bazuar në korrektësi, kam si objektiv ti realizoj.

-Gjatë këtyre viteve këtu në Pekin, keni pasur ndonjë shqetësim ose vështirësi në punë, veçanërisht gjatë vitit të kaluar, kur kriza financiare globale ishte në kulm, dhe si e keni kapërcyer?

-Si çdo biznes që ka problemet e veta e si çdo punë që ka problemet e veta, por kush është i fuqishëm gjatë krizes del akoma më i fortë dhe vjet psh. pata një rënie mbi 20- 25 për qind të të ardhurave.

Zgjodha një rrugë tjetër, fillova importimin nga Italia dhe pata një përmirësim.

-Gjatë proçesit të përparimit të krizës, a jeni përkrahur nga qeveria kineze në Pekin?

-Nuk kam kërkuar ndihmë por kam qenë i ftuar nga qeveria kineze disa herë në disa panaire, domethënë kam qenë i respektuar nga qeveria kineze, gjithashtu janë disa kompani dhe kam qenë i ftuar për të marrë pjesë për eleminimin e humbjeve gjatë krizës. Këto unë i quaj ndihmë nga ana e qeverisë kineze. Por për të balancuar këtë lloj rënie unë u detyrova të merrem me eksport.

Por aktualisht jemi rimëkëmbur.

-Keni ndonjë plan për zgjerimin e biznesit në qytete të tjera kineze, si Shangai?

-Nëse unë dua të kaloj edhe në Shangai kjo tregon se unë duhet të jem më i fortë në biznes se tani për arsye se Shangai ka një nivel më të lartë dhe unë si biznesmen kam shkuar disa herë në panairet e Shangait, dhe e shikoj veten që nuk jam gati për Shangain,

-Në Guangzhou, zhvillohet dy herë në vit panairi më i madh i import-eksportit në Kinë. A keni interes për ekspozimin e produkteve tuaja në këtë platformë fitimprurëse?

-Panairi i Guanzhout është një ndër panairet më të mëdha-ja të Kinës dhe kjo është arsyeja që unë duhet të hap një zyrë atje. Përsa i përket konkurrencës, Kina është kaq e madhe sa ka vend për të gjithë. Konkurrenca nuk ekziston pasi këtu ka një larmi shumë të madhe produktesh, dhe klientela ime nuk është vetëm në Shqipëri, por edhe Lituani, Rusi, Afrika e Jugut, Irani, Itali, Francë, Spanja, Greqia etj. Unë do jem shumë i lumtur nëse një nga shqiptarët tanë do vijë të bashkëpunojë me mua. Për mua konkurrenca nuk ekziston.

-Keni ndonjë plan për të krijuar një shoqatë tregtare për tregtarët shqiptarë?

-Po është e vërtetë për arsye se unë jam një ndër të vetmit shqiptar që kam kompaninë time, do kisha dëshirë të bashkoheshim sepse nëse ne do bashkohemi do jemi më të fortë dhe klientit do i shërbenin më mirë, për arsye se ne jetojmë dhe fitojmë nga shërbimet, korrektesia si dhe shpejtësia e shërbimit ndaj klientëve. Por, kjo është akoma një dëshirë e imja për t'u bashkuar si shqiptarë. Deri tani unë nuk kam gjetur një partner pasi janë të zenë. Unë shpreh dëshirën time se jam i gatshëm të bashkëpunoj me të gjithë shqiptarët që ndodhen këtu, me korrektesë dhe ndershmëri.

-Dy fjalë për dëgjuesit e Radios së Jashtme të Kinës (CRI-SHQIP)

Sot jam shumë i lumtur për realizimin e kësaj interviste dhe është një nder për mua që nga një jete e vogël në Kinë kam një pozicion të lartë dhe e ndjej veten të realizuar si për familjen ashtu edhe për shoket por

edhe për miqtë tanë kinezë që i dua dhe i respektoj

I uroj nga zemra të gjithë dëgjuesve të radios, gjithë të mirat nga ana ime, në jetë e kudo.

Përshëndetje nga Eduart Molla

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China