PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Artikulli i 5-të i Konkursit botëror mbi njohuritë për Ekspozitën Botërore të Shangait
2010-01-28 21:26:58 cri komenti juaj Printoni

Pjesëmarrja e Shqipërisë në Ekspozitln Botërore të Shangait

Ekspozita Botërore e Shangait do të organizohet nga 1 maji deri më 31 tetor të vitit 2010. Shqipëria do të marrë pjesë me herë të parë në këtë ekspozitë që përkon me organizimin e saj në Kinë. Besojmë se nëpërmjet kësaj platforme, do të shfaqet një Shqipëri me pamjen e gjallë që nuk mungon në historinë botërore.

Pjesëmarrja e Shqipërisë në këtë Ekspozitë Botërore të Shangait të vitit 2010 është përcaktuar më 11 korrik të vitit 2006 dhe Shqipëria nënshkroi me Kinën kontratën e pjesëmarrjes në dhjetorin e vitit 2008. Tema e kësaj ekspozite është "Qyteti më i mirë, Jeta më e mirë." Për të pasqyruar këtë temë, Shqipëria do të paraqitë rezultatet e arritur në fushën e zhvillimit ekonomik. Përfaqësuesja e përgjithshme e Shqipërisë në Ekspozitën Botërore të Shangait, Viola Puci tha:

(1)

"Është panairi më i madh që mbahet në botë, mbahet një herë në 4 ose 5 vjet dhe jo vetëm ne, po çdo vendi në botë, i jep një mënyrë shumë të mirë për të përfaqësuar veten, pra për t'u dukur nga kombet e tjera. Kjo është, do të thosha një marketing shumë i mirë viziv për Shqipërinë, sepse po të marrim, jo vetëm popullsinë e Kinës që do të vijë ta vizitojë atë panair (që në shifra nga organizatorët flitet diku ke 70 milion njerez për një periudhë 6- mujore), por do të kemi njerëz nga e gjithë bota që do ta vizitojnë këtë panair. Është marketingu më i mirë viziv që mund t'i jepet Shqipërisë në këto momente."

Salla e Shqipërisë në këtë ekspozitë ndodhet në pavijonin e përbashkët evropian. Përgjegjesi i këtij pavijoni Fan Yong tha:

(2)

"Pozicioni i pavijonit të përbashkët evropian është shumë i mirë. Në pjesën lindore të këtij pavijoni ka një shesh që quhet sheshi i Evropës, ku do të zhvillohen veprimtaritë e kremtimit si dita kombëtare etj."

Sheshi i Evropës, pavijonet e vendeve të zhvilluara evropiane janë fokusi i turistëve, kjo arsye gjithashtu tërheq shumë vizitorë për në pavijonin e përbashkët evropian që ndodhet në këtë zonë.

Pavijoni i përbashkët evropian përbëhet nga tri blloqe ndërtesash. Ky është i vetmi pavijon në formën e bllokut të ndërtesave dhe ka gjithashtu frymë bashkëkohore. Fan Yong tregoi arsyet e ndërtimit të këtij pavijoni:

(3)

"Janë për të paraqitur masat e tyre janë të mëdha dhe për të ndihuar turistët të vizitojnë sipas radhës".

Në pavijonin e përbashkët evropian marrin pjesë 12 vende. Përveç Shqipërisë, është Qipro, Andorra, Malta, San Marino, Azerbajxhani, Moldavia, Maqedonia, Armenia, Gjeorgjia, Mali i Zi dhe Bullgaria.

Fang Yong tha:

(4)

"Zgjedhja e sallës është kryer sipas radhës së nënshkrimit të kontratës. Shqipëria e nënshkroi kontratën e pjesëmarrjes në dhjetor të vitit 2008, për këtë arsye zgjodhi edhe një vend të mirë për ekspozitë që ndodhet në sallën e dytë të zonës së dytë të Pavijonit të përbashkët evropian."

Salla e Shqipërisë ndodhet në pjesën jugore përballë veriut. Sipërfaqja e përgjithshme e sallës është 324 metra katërore. Lartësia e përgjithshme është 9 metra dhe lartësia e lejuar për zbukurimin e ekspozitës brenda sallës është 7 metra. Salla e Shqipërisë ka dy dyer, dera lindore dhe dera perëndimore. Gjatë kohës së eskpozitës, dy dyert do të shërbejnë si hyrja dhe dalja e pjesës shqiptare. Mbi të dyja dyert është një tabelë, të cilën pala pjesëmarrëse mund ta zbukurojë sipas dëshirës së vet. Në pjesën lindore jashtë sallës ndodhen shkallët që i shërbejnë punëtorëve të ngjiten në çatinë e sallës për të riparuar pajisjet. Në pjesën jugore të sallës është ndërtuar zona për shkarkimit të mallrave të ekspozitës ku është edhe një derë e prapme, për hyrjen e mallrave në sallë.

Pavijoni i përbashkët evropian është ndërtuar në një strukturë çeliku. Muri është mbuluar me pllaka shumëngjyrëshe, nga jashtë dhe nga brenda. Në sallë ka dritaret që mund të shkrijnë nga temperatura e lartë. Në rast zjarri, tymi mund të dalë shpejt nga salla. Përdorimi i këtyre materialeve është gjithashtu në funksion të konceptit të mbrojtjes së mjedisit. Fan Yong tha:

(5)

"Kështu mund të kursehet në kosto dhe të jepet ideja e mbrojtjes së mjedisit. "

Me këtë koncept, pas Ekspozitës Botërore të Shangait, ndërtesa e pavijonit të përbashkët evropian do të çmontohet. Gjerat brenda sallës do t'i dorëzohen vendit pjesëmarrës. Mund t'i marrin këto gjëra në vendin e tyre për kujtim.

Gjatë periudhës së Ekspozitës Botërore të Shangait, çdo vend pjesëmarrës do të ketë një Ditë Kombëtare që i kushtohet atij vendi. Në këtë ditë, vendi pjesëmarrrës do të organizojë një sërë veprimtarish sipas dëshirës dhe traditave të veta. Këtu mund të shfaqen plotësisht veçoritë e këtij vendi. Shqipëria zgjodhi 5 majin, për të organizuar Ditën Kombëtare të Shqipërisë në Ekspozitën Botërore të Shangait. Lidhur me veprimtaritë e Ditës Kombëtare, përfaqesuesja e përgjithshme e Shqipërisë për Ekspozitën Botërore të Shangait, Viola Puci tha:

(6)

"Meqenëse ne jemi te parët që e hapim expo- Shanghain me Ditën Kombëtare, kemi dhe përgjegjësi të mëdha, përgjegjësi të mëdha për ta bërë këtë ditë të veçantë.

Në fillim është një protokoll që të gjithë shtetet duhet ta ndjekin, ku zhvillohet ceremonia e ngritjes së flamurit, është një fjalim i kryetarit të Bashkisë së Shangait, dhe gjithashtu një fjalim i personit që do të kryesojë, pra zyrtarit më të lartë që do të kryesojë delegacionin shqiptar.

Më pas, do te kemi një shfaqje, le ta themi kështu, gati 30 minuta ku do të marri pjesë Folklori Shqiptar, pra do të jenë valltarët shqiptarë, që do të kenë një prezantim gati prej 30 minutash, dhe të ftuarit në sallë do të jenë rreth 500 vetë që përbëjnë jo vetëm Delegacionin Shqiptar, por do të jenë gjithashtu edhe përfaqësues nga të gjithë pavijonet dhe bizneset e ndryshme që janë të interesuara për Shqipërinë.

Pra, ta njohin Shqipërinë, por edhe ata që kanë investuar në Shqipëri dhe duan te vijnë si miqtë tanë për të marrë pjesë në Ditën Kombëtare Shqiptare.

Më pas do te organizohet një pritje koktej e shkurtër dhe mbase e lëmë surprizë atë që do të zhvillojmë më vonë në mbrëmje."

Ne shpresojmë se nëpërmjet Ekspozitës Botërore të Shangait të vitit 2010, Shqipëria mund të shfaqet plotësisht në botë dhe më shumë njërëz mund të njohin e të kuptojnë Shqipërinë". (Çang Çuo)

Pyetjet e sotme janë:

Së pari: Në cilin vit konfirmoi Shqipëria pjesëmarrjen në Ekspozitën Botërore të Shangait?

Së dytë: Kur do të jetë Dita Kombëtare e Shqipërisë në Ekspozitën Botërore të Shangait?

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China