Akomodimi:
Hotel "Venetian Macao"
Ju sugjerojmë të qëndroni në hotelin "Venetian Macao" me një ambient shumë të veçantë e relaksues. Atje do të gjeni qiell artificial, do të argëtoheni me shfaqjet artistike dhe do të blini në qendra tregtare, të gjitha të një niveli tepër të lartë. Mëngjesi në këtë hotel është më i mirë se një darkë me 5 yje. Po të keni dëshirë, mund të vizitoni kazinonë, për të provuar fatin pse jo edhe për të fituar.