Ka rrugët më të bukura të qyteteve kineze dhe ndërtesa me stil evropian. Ku mund të bëni pazar dhe shëtitje? Ky shesh është i shtruar me granil në formë të valëzuar. Përqark sheshit ka stola, ku njerëzit mund të pushojnë gjatë shëtitjes këtu. Në rrugët përanash sheshit ka shumë dyqane dhe qendra tregtare. Mund të provoni ëmbëlsirat e ndryshme që shiten në këto dyqane. Ju sugjerojmë tortën me vezë të markës "Mingji", me çmim 8 dollarë hongkongas, çajin e freskët "Da Sheng Gong", që gjithashtu kushton 8 juanë, dhe byrekun me spec "Hu Rong Ji" prej 10 juanësh.
Sheshi "Senado" ndodhet 490 metra larg Rrënojave të Shën-Palit, rreth 7 minuta më këmbë