Dhjetra gra u mblodhën në sheshin përpara kullës Eiffel në Paris më 15 mars në një veprimtari sensibilizuese për kancerin e gjirit. Gratë e veshura vetëm me të brendëshme, hodhën në ajër sytjena, si simbol i luftës kundër kancerit të gjirit, në fushatën e organizuar nga një shoqëri bamirëse,me qëllim sponsorizimin e kërkimeve shkencore në luftën kundër kancerit të gjirit.





