PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Grupi kinez Wanda, partner i FIFA-s
2016-04-11 16:44:00 CRI Komenti juaj Printoni

Ditët e fundit, Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) me selinë e përgjithshme në Zyrih të Zvicrës, nëpërmjet një komunikate për shtypnjoftoi se Grupi Wanda i Kinës u bë partner i kësaj federate. Deri tani Wanda është i vetmi partnerkinez i FIFA-s.

Edhe kryetari i ri i FIFA-s ,Gianni Infantino bëri të ditur lajmin gjatë një konference shtypi, duke e cilësuar Grupin Wanda, si një partner të rëndësishëm bashkëpunimi strategjik:

"Sot jam shumë i lumtur dhe krenar të prezantoj sponsorizuesin dhe partnerin e ri të bashkëpunimit të FIFA-s, Grupin Wanda nga Kina. Sapo nënshkruam marrëveshjen e partnerit të bashkëpunimit dhe si kryetar i FIFA-s, përshëndes pjesëmarrjen e Wanda-s në grupin tonë."

Krijimi i marrëdhënieve të partnerit do të thotë që Grupi Wanda gëzon të drejtën e sponsorizimit të FIFA-s dhe të drejtën e pjesmarrjes në të gjitha ndeshjet e aktivitetet tregtare të saj, duke përfshirë në të ardhmen bashkëpunimin me 4 kampionate botërore të futbollit. Ky partneritet do të zgjasë deri në vitin 2030. Pas publikimit të komunikatës, ikona e Grupit Wanda u duk në faqen elektronike të FIFA-s. Gianni Infantino u shpreh se Wanda ka lidhje të ngushtë me futbollin si dhe e përkrahur zhvillimin e këtij sporti prej shumë vitesh, duke ruajtur një entuziazëm të lartë për të. Infantino është shprehur shumë optimist për marrëveshjen e bashkëpunimit midis dy palëve:

"Kam nënshkruar shumë marrëveshje, por kjo është pa dyshim një marrëveshje shumë e rëndësishme. E mirëpres një partner bashkëpunimi si Wanda, pasi vjen nga një vend i rëndësishëm, si Kina."

Sponsorizuesit e FIFA-s ndahen në 3 kategori dhe partneri i bashkëpunimit është kategoria e parë dhe më e lartë. Tani FIFA ka 6 partnerë duke përfshirë Adidas të Gjermanisë, Coca Cola dhe Visa të SHBA-së, Hyundai-Kia të Koresë së Jugut, Gazprom të Rusisë dhe Wanda të Kinës. Sasia e sponsorizuesve të kësaj kategorie kontrollohet nën 8, ata kanë kompetencë të zhvillojnë publicitet tregtar në të gjitha ndeshjet e aktivitetet e FIFA-s dhe të marrin pjesë në shumë projekte të zhvillimit të futbollit, të organizuara nga FIFA.

Presidenti i Grupit Wanda, Wang Jianlin u shpreh se ky grup ka nxitur zhvillimin e futbollit kinez për shumë vjet, veçanërisht duke inkurajuar të rinjtë të merren me sportin e futbollit. Ai shprehu kënaqësinë për krijimin e partneritetit me FIFA-n, e cila ka përvojë të pasur dhe mund të kontribuojë për zhvillimin e futbollit në Kinë.

Skandali i korrupsionit që shpërtheu vitin e kaluar ka shkaktuar dorëheqjen e shumë funksionarëve të lartë të FIFA-s, duke përfshirë ish-presidentin Josef Blater dhe si pasojë, disa sponsorizues u treguan dyshues ndaj Federatës dhe ndërprenë kontratat sponsorizuese me të. Nga ana tjetër, kjo ngjarje i solli Grupit Wanda rastin e partneritetit me FIFA-n. Wang Jianlin u shpreh se para 2 ose 3 vjetëve, një kompani kineze e kishte të vështirë të bëhej partnere e FIFA-s, por pas skandalit të korrupsionit, disa kompani perëndimore ngurruan të zhvillojnë bashkëpunim me FIFA-n, ras që u shfrytëzua nga kompanitë kineze.

Shuma e sponsorizimit e kësaj here nuk është bërë publike, por sipas agjencisë së lajmeve Bloomberg, sponsorizimi i Wanda-s arriti në qindra milionë dollarë, duke shënuar një rekord të ri në kontratën sponsorizuese të FIFA-s.

Wang Jianlin tha se pavarësisht se si do të reformohet FIFA, nuk do të ndryshojë magjia e futbollit si sporti më popullor në botë. Me fuqizimin e pandërprerë të nivelit ekonomik, futbolli në Kinë ka një perspektivë të bukur zhvillimi, prandaj sponsorizimi në këtë fushë është me vlerë.

Wang Jianlin shtoi se bashkëpunimi me FIFA-n nuk është vetëm një marrëveshje sponsorizimi, por përfshin edhe një sërë masash të bashkëpunimit. "Wanda përkrah zhvillimin e FIFA-s, njëkohësisht FIFA përkrah zhvillimin e sportit të Grupit Wanda, veçanërisht të futbollit. Krahas këtyre, FIFA do të bashkëpunojë me ne, duke na mbështetur për zhvillimin e futbollit kinez ," thotë Wang Jianlin.

Zhvillimi i publicitetit global nëpërmjet sponsorizimit të ndeshjeve ndërkombëtare është pjesë e veprimtarisë së shumë ndërmarrjeve ndërshtetërore. Me ndikimin e madh të FIFA-s, Grupi Wanda do të fitojë famë më të madhe në qarqet sportive e tregtare, duke zgjedhuar hapësirën e vet publicitare. (Fani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China