PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Shkëmbimet midis qyteteve nxisin bashkëpunimin miqësor Kinë - Shqipëri
2016-04-06 17:13:06 CRI Komenti juaj Printoni

Që nga themelimi i sistemit të bashkëpunimit "16+1" midis Kinës dhe vendeve të Europës Qendrore e Lindore, shkëmbimet midis Kinës e Shqipërisë po shtohet vazhdimisht, ndër të cilat më i përparuari është ai midis qyteteve.

Në gushtin e vitit 2015, kryetari i bashkisë së qytetit të Shantou-t të Kinës, Zheng Renhao, drejtoi një delegacion të vizitojë Shqipërinë dhe vendosi binjakëzimin me qytetin e Durrësit. Nga 28 marsi deri më 1 prill të këtij viti, kryetari i bashkisë së Durrësit Vangjush Dako vizitoi Kinën. Ai mori pjesë në takimin me ndërmarrjet e qytetit të Shantou-t dhe vizitoi zonën e portit Zhuchi e atë industriale Huaqiao.

Të dyja palët diskutuan në hollësi mbi bashkëpunimin e zonave të portit dhe nënshkruan bashkërisht "Memorandumin e Shkëmbimeve të Qyteteve Mike" .

Shantou është një zonë e posaçme ekonomike dhe qyteti i rëndësishëm port i Kinës. Ai renditet ndër vendet e para për zhvillimin ekonomik në mbarë vendin.

Për të nxitur zhvillimin e qytetit Shantou dhe për t'u zgjeruar në tregun ndërkombëtar, bashkia ka shtuar lidhjet me botën dhe me përkrahjen e ambasadores së Kinës në Shqipëri Jiang Yu, Shantou dhe Durrësi u binjakëzuan.

Në gushtin e vitit 2015, një delegacion nga qyteti Shantou i Kinës i drejtuar nga kryetari Zheng Renhao vizitoi Durrësin.

Kryetari i bashkisë së Shantou-t, Zheng Renhao kujtoi:

"Gjatë vizitës së vitit të kaluar në Shqipëri na mirëpritën dhe përkrahën, sidomos në Durrës. Qytetet tonë u binjakëzuan dhe të dy palët diskutuan thellësisht mbi forcimin e bashkëpunimit."

Shantou dhe Durrësi u binjakëzuan dhe filluan bashkëpunimin në fusha të ndryshme. Kryetari i bashkisë së qytetit të Durrësit Vangjush Dako u shpreh gjatë vizitës në Shantou se nënshkrimi i "Memorandumit të shkëmbimeve të qyteteve mike" është hapi i parë i nxitjes së shkëmbimeve midis dy qyteteve dhe se në të ardhmen të dyja palët do të zhvillojnë bashkëpunimin konkret në fusha të ndryshme.

"Ne kemi realizuar një memorandum bashkëpunimi me qëllim thellimin e marrëdhënieve reciproke dhe miqësore për thellim dhe bashkëpunim në fushën ekonomike, shoqërore të kulturës e me radhë dhe mendojmë se jemi në hapat e para të vënies në jetë të kësaj marrëveshjeje."

Presidenti i Kinës Xi Jinping ka paraqitur në vitin 2013 strategjinë "Një brez, një rrugë". Qyteti Shantou u përcaktua si një nga 15 portet më të rëndësishme të kësaj strategjie, ndërsa Durrësi që ka portin më të madh në Shqipëri ndodhet në skajin tjetër të "Rrugës Detare të Mëndafshit". Të dyja qytetet kanë shumë pika të ngjashme. Zoti Dako nënvizoi shanset që sjell nisma "Një brez, një rrugë":

"Është e vërtetë që ideja e presidentit kinez "Një rrugë, një brez", është shumë nxitëse për të zhvilluar dy qytetet tona dhe portet respektive. Ne jemi sot këtu më së fundi në takimin e dy terminalëve të Rrugës së Mëndafshit, pra terminali i Shantou-t dhe i Durrësit takohen dhe mendoj që këtë mundësi ne duhet ta shfrytëzojmë për të rritur infrastrukturën dhe kapacitetet e dy porteve respektive për mundësinë e linjave të drejtpërdrejta të porteve nga Shantou dhe anasjelltas."

Një pikë e rëndësishme e strategjisë "Një brez, një rrugë" është lidhja e përgjithshme e infrastrukturës rrugore, hekurudhore, të porteve dhe të aeroporteve. Projekti për vendosjen linjës së drejtpërdrejtë për transportin e mallrave midis portit të Shantou-t dhe atij të Durrësit i paraqitur nga kryetari Dako është një pjesë konkrete e lidhjes së përgjithshme.

Tani transporti detar kryhet transit ndërmjet portit të Pireut dhe kostoja e lundrimit është më e lartë. Nëse do të vendoset një linjë e drejtpërdrejtë, ajo do të ndikojë menjëherë për rritjen e transportit, do të shkurtojë distancën dhe do të ulë kostot.

Kryetari i bashkisë së Shantou-t Zheng Renhao thotë se ka filluar puna për vendosjen e kësaj linje të drejtpërdrejtë.

"Durrësi është një port i rëndësishëm i Ballkanit. Shantou si qytet port, dëshiron të nxitë dhe të vendosë në funksionim një linjë të drejtpërdrejtë. Lidhur me këtë, kemi filluar përgatitjet dhe po marrim masa konkrete."

Ndërtimi i zonave industriale konsiderohet si krah i zhvillimit ekonomik të Shqipërisë. Gjatë vizitës zoti Dako kërkoi që të marrë më shumë eksperiencë nga qyteti Shantou.

"Po flasim shumë për zonën ekonomike për të marrë risitë e saj, por edhe eksperiencat negative për të ruajtur mjedisin e qyteteve tona dhe njëkohësisht duke mos penguar zhvillimin pasi mendojmë që zonat ekonomike janë zona zhvilluese për qytetet, por nga ana tjetër sjellin edhe probleme të ndotjes së mjedisit. Ruajtja e kësaj balance është shumë pozitive edhe nga eksperienca e marrë nga qyteti i Shantou-t. Për sa i përket Bashkisë së Shantou-t janë kryer më përpara se Durrësi dhe eksperienca e tyre pozitive do të na shërbejë edhe ne në vitet e ardhshme."

Vizita në Shantou që zgjati disa ditë i dha kryetarit Dako disa ide të reja për zhvillimin e zonës industriale. Ndërkohë ai u dha ndërmarrjeve kineze degë ulliri.

"Duhet të përfitojmë nga eksperienca e Shantou-t në ndërtimin e zonave ekonomike, pra industriale dhe të kemi mundësi që kjo zonë e Durrësit të jetë një platformë për Europën ku Shantou dhe Kina ta përdorin të gjithë këtë zonë për të prodhuar mallrat e tyre në Shqipëri dhe pastaj për t'i eksportuar në vendet e Europës. Edhe pas ndërtimit të kësaj zone është hapësira dhe mundësia që kompani kineze të vijnë të marrin një sipërfaqe apo të ndërtojnë magazinat e tyre brenda kësaj zone ekonomike."

Shantou është baza më e madhe e prodhimit të lodrave, dhuratave, sendeve shtëpiake, tekstileve dhe veshje të brendshme. Prodhimet industriale janë popullore në të gjithë Europën. Degët e ullirit të dhuruara kryetari i bashkisë së Durrësit përputhen me kërkesat strategjike të qytetit Shantou.

Kryetari Zheng shpreson se ndërmarrjet e Shantou-t do të hapin degë në Durrës dhe më pas prodhimet do të shiten në Europën Lindore, duke rritur përqindjen përhapjes në treg. Ai shpreson se të dy qytetet mund të formojnë prirjen e bashkëpunimit me përfitime të ndërsjella.

"Tani po inkurajojmë një pjesë të kapitalit privat, përfshirë disa biznesmenë të ndërtimit të vizitojnë Shqipërinë për ta njohur më tej dhe të marrin pjesë në ndërtimin e zonave industriale. Njëkohësisht po inkurajojmë shoqatat e ndërmarrjeve, veçanërisht ato të prodhimit të lodrave, të kartonit, dhuratave etj., të marrin pjesë në ndërtimin e zonës industriale ose të zhvillojnë prodhimin dhe shitjen në Durrës, duke zgjeruar kështu zotërimin e tregut në Europës Lindore."

Qyteti i Shantou-t dhe ai i Durrësit do të zhvillojnë më tej shkëmbimet dhe bashkëpunimin në fusha të ndryshme. Të dy kryetarët e bashkive shpresojnë se shkëmbimet miqësore midis Shantou-t dhe Durrësit mund të kthehen në përforcues të marrëdhënieve miqësore midis Kinës e Shqipërisë. (Çang Çuo)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China