PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Danimarka, vendi më i lumtur në botë
2016-04-01 16:46:40 CRI Komenti juaj Printoni

Ditët e fundit, grupi i projektit të zhvillimit të vazhdueshëm i OKB-së dhe Instituti studimor i Tokës i Universitetit amerikan Columbia botuan raportin e lumturisë globale për vitin 2015. Sipas raportit, Danimarka është vendi më i lumtur në botë, kurse Burundi është vendi më i palumtur në botë.

Kjo është hera e 4-t e botimit të raportit të lumturisë globale nga OKB-ja. Raporti bazohet në sondazhin e Gallup, në të cilin analizohen mesatarja për frymë e GDP-së, niveli shëndetësor i popullsisë, i sigurimeve shëndetësore, përqindja e punësimit, mosha mesatare për frymë, niveli i harmonisë familjare, aftësia qeverisëse etj. Në sondazh përfshihen 160 vende të botës. Këtë vit, ndryshe nda më parë u përdor diferenca e lumturisë në zëvendësim të diferencës së të ardhurave.

Në rapot del se këtë vit, 10 vendet më të lumtura në botë sipas renditjes janë Danimarka, Zvicra, Islanda, Norvegjia, Finlanda, Kanadaja, Hollanda, Zelanda e Re, Australia dhe Suedia. Kurse 10 vendet që radhiten në fund të listës janë Madagaskari, Tanzania, Liberia, Guinea, Ruanda, Benini, Afganistani, Togo, Siria dhe Burundi. Ndër këto 10 vendet më të palumtur, 8 prej tyre janë vende afrikane, në jug të shkretëtirës Sahara. Kina zë vendin e 83-të në raport.

Ndër vendet e zhvilluara perëndimore, SHBA-ja radhitet në vendin e 13-të, Gjermania zë vendin e 16-të, Belgjika në vend të 18-të, Britania në vendin e 23-të, Franca në vendin e 32-të dhe Italia në vendin e 50-të.

Në krahasim me raportin e vitit të kaluar, Nikaragua e Sierra Leone janë ngritur disa pikë në nivelin e lumturisë,kurse niveli i lumturisë për banorët e Greqisë, Egjiptit dhe Arabisë Saudite u ul dukshëm.

Raporti i lumturisë globale ka tërhequr vëmendjen e vendeve përkatëse. Qeveritë e 5 vendeve të Butanit, Ekuadorit, Skocisë, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Venezuelës kanë krijuar një institucion të posaçëm, për të ngritur lumturinë e popullit.

Vlen të vihet në dukje se pas fillimit, në vitin 2012 nga OKB-ja të krahasimit të lumturisë në vendet e ndryshme, Danimarka fitoi për 3 herë titullin e vendit më të lumtur në botë. Ky vend në Europën Veriore ka një popullsi prej vetëm 5.6 milionë banorësh dhe njihet si vendlindja e përrallave. Treguesi i lartë i lumturisë në Danimarkë vjen nga mirëqenia e lartë sociale në këtë vend. Ky sistem që krijohet në bazë të taksave të larta mbulon të gjitha fushat e sigurimeve sociale, të mirëqenies sociale, të shërbimit social e të ndihmës sociale dhe si rezultat, çdo danez mund të gëzojë mjekim e arsim falas dhe s'ka nevojë të shqetësohet për uljen e nivelit të jetesës për shkak të lindjeve, pleqërisë, sëmundjeve, etj.

Krahas këtyre, entuziazmi i danezëve për shërbimin vullnetar social është një faktor i rëndësishëm për ngritjen e lumturisë. Për shembull në vitin 2012, në Danimarkë nisi projekti "Biçikletë pa moshë", ku morën pjesë të rinj vullnetarë të cilët mbanin biçikletat e personave me aftësi të kufizuara si dhe të moshuarve, kur ata dilnin për të shëtitur, me qëllim përfshirjen e tyre në shoqëri. Vullnetari i projektit Tess Lawson thotë:

"Në Danimarkë njerëzit e duan dhe ndihmojnë njëri-tjetrin, besoj se nga kjo buron lumturia. Ideja e kujdesjes për njëri-tjetrin pasqyrohet edhe në sistemin e mirëqenies të vendit, çdo danez bën përpjekje për t'i ndihmuar të tjerët, kjo ide trashëgohet brez pas brezi."

Besimi i lartë në shoqëri është një tjetër shkak i lumturisë së danezëve. Danezët besojnë jo vetëm të afërmit, miqtë e kolegët, por edhe te të panjohurit. Besimi u krijon njerëzve ndjenjën e sigurisë dhe të lumturisë. Lidhur me këtë një qytetare daneze shprehet :

"Jam shumë e lumtur. Mendoj se lumturia e danezëve ka lidhje me besimin. Midis njerëzve ka mirëbesim dhe nuk ka dallime shoqërore. Një punonjëse pastrimi dhe një president kompanie kanë pozicion të barabartë shoqëror."

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China