20160330wenwu.m4a |
Mbrojtja e monumenteve të kulturës shpesh bie në kontradiktë me zhvillimin ekonomik. Në Shqipëri, veprimtaria me monumentet e kulturësbazohet në mbrojtjen dhe zhvillimin e tyre. Në këtë proces, qeveria dhe shoqëria civile luajnë një rol të rëndësishëm. Gazetarja e Radios sonë ka intervistuar Drejtorin ekzekutiv të Fondacionit "Gjirokastra", Sadi Petrela, sipas të cilit mbrojtja e monumenteve të kulturës realizohet në bashkëpunim me qarqe të ndryshme.
Qysh nga viti 2001 në këtë qytet vepron Fondacioni "Gjirokastra", i cili ka realizuar 50 projekte me vlerë 2 milion euro nga donatorë të ndryshëm si agjenci të OKB-së, Komisioni Evropian, BE-ja etj, për të ruajtur monumentet arkitekturore të qytetit si dhe për restaurime dhe veprimtari promovuese.
Në Kinë po vazhdon puna për hartimin e "Ligjit të Mbrojtjes së Monumenteve të Kulturës". Gjatë kësaj veprimtarie është marrë dhe mendimi i qarqeve të ndryshme.
"Disa tempuj janë në prag të shembjes. Nëse do të ndodhë kjo, do të humbasim traditën kulturore."
"Duhet të ruhen, si një trashëgimi së do të kalojë brez pas brezi. Zhvillimi i tanishëm ka ndikuar në shkatërrimin e disa monumenteve të kulturës ."
Vitet e fundit janë shembur shumë ndërtesa të lashta dhe sipas Administratës Shtetëtore të Trashëgimisë LKulturore, numri i monumenteve të shembura në vend ka arritur në 10 mijë. Disa njerëz janë të mendimit se gjobat ndaj atyre që shkelin ligjin lidhur me mbrojtjen e monumenteve të kulturës, janë të ulta.
Profesori i Institutit të Administratës Publike, pranë Universitetit të Nanjingut, Zhang Fengyang thotë se tani janë rritur gjobat ndaj shkelësve të "Ligjit pët Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturosë" , por krahasuar me vlerën disa milionë juanë të monumenteve, ato përsëri nuk ndalojnë dukurinë.
"Nëse një projekt rikonstruksioni ka një vlerë prej 100 milion juanë, gjoba prej 1 milion juan për dëmtimin e tij nuk shkakton dëm të madh. Ndaj ndëshkimi nuk ndalon dukurinë e shkatërrimit të monumenteve të kulturës. Duhet që drejtuesit e sektorit përkatës të jenë të përgjegjshëm dhe dëmtimet e monumenteve të trashëgimisë kulturore të përfshihen në çështje penale."
Lidhur me këtë problem, Këshilli i shtetit i Kinës publikoi "Udhëzues për forcimin e veprimtarisë së mbrojtjes së monumenteve të kulturës ", ku theksohet se mbrojtja e monumenteve të kulturës është tregues i vlerësimit për pushtetin vendor dhe do të krijohet autoriteti përgjegjës për këto monumente. Qytetarët presin që këto politika të zbatohen sa më parë dhe mbrojtja e monumenteve kulturore të garantohet me ligj.
Përveç mbrotjes monumentet kulturore kanë nevojë dhe për restaurim. Edhe kjo temë ka tërhequr vemendjen e opinionit publik. Qeveria kineze ka deklaruar se nëse qytetarët dëshirojnë të investojnë për ristrukturimin e monumenteve kulturire në nivel distrikti, atyre mund tu jepet e drejta e kryerjes së punimeve, me kusht që të ruhet e drejta e pronësisë së tyre.
Ekziston dhe mendimi se duhet publikuar sa më parë miratimi i standardeve të kontrollit. Ish-drejtori i Instutit të Studimeve të Shpellës Mogaoku, Fan Jinshi thotë se shfrytëzimi i trashëgimive kulturore dhe mbrojtja e tyre nuk janë veprime me kahje të kundërt, por fillimisht duhet të sigurihet mbrojtja e tyre që është baza e shfrytëzimit të vazhdueshëm.
"Nuk themi se vetëm duhet të mbrohen monumentet dhe të mos shfrytëzohen, por duhet të ketë metoda të ndryshme sipas situatave të ndryshme. Nëse vlera e një monumenti është ruajtur si në rastin e shpellës Mogaoku, ajo mund të shfrytëzohet pasi tërheq shumë vizitorë. Por kjo duhet kryer duke vazhduar mbrojtjen e këtij monumenti"
Shumë qytetarë i bëjnë thirrje qeverisë që të japë fonde për riparimin e monumenteve kulturore në pronësi të privatëve. Këshilltari për fondet pranë Institutit të Mbrojtjes së Monumenteve të Kulturës, Li Xiaojie u shpreh se fondet për mbrojtjen e monumenteve të kulturës, që realizohen me përkrahjen e Ministrisë së Financave dhe të Drejtorisë së Trashëgimive Kulturore të Kinës, duhet të bazohen në donacione, por njëkohësisht ky institut pranon projekte për riparimin e monumenteve kulturore në pronësi private .
"Jemi gati të nisim riparimin e monumenteve të kulturës në pronësi private. Këto monumente duhet të mbrohen, pasi ato duhet të vazhdojnë të përdoren. Në disa monumente kulture banojnë njerëz, ndaj për këtë duhet një kujdes i veçantë. Kjo kulturë tradicionale duhet ruajtur sepse ajo trashëgohet brez pas brezi. "
Nga rritja e masave ndëshkuese për shkelësit e ligjit të mbrojtjes së monumenteve të kulturës, deri te përmirësimi i vetë ligjit, nga shtimi i përgjegjësisë për mbrojtjen e tyre deri në dhënien e fondeve për riparimin e monumenteve kulturore me pronar privat, janë të gjitha pjesë të veprimtarisë në mbrojtje të këtyre monumenteve të trashëgimisë kulturore. (Çang Çuo)