20160330-koz |
Kina dhe Shtetet e Bashkuara janë duke kërkuar bashkëpunim të mëtejshëm mbi sigurinë bërthamore, ndrysa inauguruan para Samitit të Sigurisë Bërthamore të Uashingtonit, Qendrën e Përbashkët të Trajnimit dhe Hulumtimit.
Në dhjetor të vitit 2013, Kina dhe ShBA-ja e thyen akullin në fushën e bashkëpunimit të sigurisë bërthamore, duke hapur në periferi të Pekinit, Qendrën e Ekselencës mbi Sigurinë Bërthamore.
Dy vjet më pas qendra është e kompletuar me laboratorë, hapësira ekspozimi, klasa dhe hapësira për kryerjen e provave.
"Kjo është një qendër e nivelit botëror për Kinën, vendet e rajonit dhe gjithë komunitetin ndërkombëtar për sigurinë bërthamore dhe shkëmbimin e teknologjisë," tha sekretari amerikani i Energjisë Ernest Moniz në ceremoninë e hapjes më 18 mars në Pekin.
Qendra e përbashkët kino-amerikane do të zhvillojë kërkime dhe do të trajnojë personelin nga Kina dhe vende të tjera të Azisë.
Një herësh ky është dhe programi më i madh i bashkëfinancuar nga qeveria e Kinës dhe ajo e ShBA-së, dhe një herësh qendra më e madhe e sigurisë bërthamore në rajonin e Azi-Paqësorit.
Interesi i të dy vendeve konverton në një pikë, thotë Shen Dingli, një anëtar i Këshillit Botëror Shoqatës Aziatike me seli në Nju Jork.
Regjimi i tanishëm botëror për të mbajtur larg duarve të rrezikshme është shumë larg standardeve të kërkuara globale pasi deri tani nuk ka rregulla të miratuara ndërkombëtare mbi sigurinë e materialeve bërthamore.
Sot është më e lehtë për të ndërtuar një armë bërthamore artizanale sesa një armë të sigurtë dhe brenda standardeve.
"Si Kina ashtu dhe Shtetet e Bashkuara kanë centrale bërthamore ku gjendjen materiale të ngurta dhe materiale radioaktive. Padyshim që asnjë nuk do që këto materiale të bien në duart e terroristëve," tha Shen.
Këtë vit, presidenti kinez Xi Jinping pritet t'u bashkohet udhëheqësve nga mbi 50 vende të botës në Uashington për të diskutuar çështje të tilla si ndalimi i përhapjes së armëve bërthamore dhe luftën kundër terrorizmit.
"Jam thellësisht i bindur se presidenti Xi dhe presidenti Obama do të flasim në lidhje me oreksin që kanë të dy vendet tona për vazhdimin e bashkëpunimit," tha sekretari amerikan i Energjisë.
Samiti është i katërti dhe i fundit i një serie që synojnë ndërtimin e një arkitekture të përgjegjshme globale për të parandaluar terrorizmin bërthamor. Samiti i parë u mbajt në Uashington nën mbështetjen e presidentit Obama.
Udhëheqësit kinezë kanë marrë pjesë në të tre samitet e kaluar, gjest të cilin analistët e mbështesin pasi jep mbështetje politike.
Në samitin e zhvilluar në vitin 2014 në Hagë të Holandës, presidenti Xi tha se siguria bërthamore është një çështje globale dhe se më shumë vende duhet të përfshihen në procesin e sigurisë bërthamore ndërkombëtare.
Presidenti Obama gjithashtu e konsideron terrorizmin bërthamor si një nga kërcënimet më të mëdha botërore dhe ka bërë thirrje për veprim për të forcuar regjimin global të sigurisë bërthamore.
Gjatë vizitës shtetërore në Shtetet e Bashkuara shtatorin e kaluar të dy presidentët ranë dakord për të thelluar bashkëpunimin e tyre mbi sigurinë bërthamore.