PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Mësimet nga sulmet terroriste në Bruksel
2016-03-25 10:26:14 CRI Komenti juaj Printoni

Sivjet, Brukseli. Vitin e kaluar, Parisi. Disa vjet më parë, Londra dhe Madridi......Këto qytete të njohura evropiane u bënë njëri pas tjetrit objektivi i sulmeve terroriste. Të shtënat dhe shpërthimet e herëpashershme Evropën, dikur e begatë dhe harmonike, pothuajse "ëndrra" e evropianëve.

**********

Ata që udhëtuan me metro nuk mundën të kthehen më në shtëpi. Ndërsa ata që ndodheshin në aeroport në pritje të një udhëtimi të gjatë, u larguan përgjithmonë nga kjo botë. Pas sulmeve terroriste në aeroportin dhe stacionin e metrosë së Brukselit, kryeministri belg Charles Michel i cilësoi sulmet si një akt i çmendur, i dhunshëm dhe i lig. Niveli i gatishmërisë në Belgjikë u rrit në shkallën më të lartë. Në centralin bërthamor u shpërndanë përkohësisht punonjësit, gjë që pasqyron seriozitetin ekstrem të luftës anti-terroriste.

Të gjitha organizatat terroriste më të egra vijnë nga Lindja e Mesme, ndërsa Evropa është bërë vatra e përhapjes së terrorizmit. Evropa u bë viktimë e të metave të politikës së vet.

Më 9 shtator 2001, dy ditë përpara incidentit të "11 shtatorit" në ShBA, u vra Ahmad shah masoud, lideri ushtarak i Lëvizjes Afgane të Rezistencës, në përballje me pushtetin e Talibanëve. Atentati u ndërmor nga dy terroristë, të cilët ishin maskuar si gazetarë të huaj dhe ishin pajisur me pasaporta belge.

Nga të dhënat e deritanishme, ndër të huajt që morën pjesë në "Luftën e Shenjtë" në Lindjen e Mesme, mbi 250 mbajnë pasaportë belge. Përveç 70 prej tyre, të vrarë në luftë, mbi 100 të tjerë u kthyen në Belgjikë , duke e shndërruar shtetin europian me një popullsi prej 11 milionë banorësh në vendin me përqindjen më të lartë të pjesmarrësve aktivë në "Luftën e Shenjtë" (Xhihad).

Disa ditë përpara shpërthimeve të Brukselit, policia belge dhe ajo franceze arrestuan një kriminel të dyshuar të rëndësishëm, pjesmarrës në sulmin terrorist të nëntorit të kaluar në Paris. Kjo ngjarje antiterroriste ngjalli protesta në distriktin Molenbeek të Brukselit. Kjo zonë urbane me përqëndrim të komunitetit mysliman është bërë baza e terroristëve në Belgjikë e madje në Evropë. Shumë sulme terroriste, duke përfshirë atë në Paris, u komplotuan pikërisht këtu, por qeveria belge u gjend e papërgatitur përballë kësaj situate.

Brukseli aktualisht është shprehje e problemeve me të cilat përballet kontinenti europian. Sipas Organizatës Ndërkombëtare Interpol, afro 5 mijë "xhihadistë " kanë hyrë fshehurazi në Evropë pas përgatitjeve në "Shtetin Islamik", pra Evropa po përballet me kërcënimet më serioze terroriste të 10 vjetëve të fundit.

Kjo Evropë, pavarësisht përballjes me sulmet terroriste, reagoi me papërgjegjshmëri kur Kina u përball me sulme terroriste dhe shprehu keqardhje kur Kina dënoi me vdekje terroristët.

********

Terrorizmi është si një tumor i egër i njerëzimit dhe përbën një kërcënim serioz për të gjithë popujt. Duke rishqyrtuar sulmet terroriste të njëpasnjëshme në Paris dhe në Bruksel, duhet të themi se vendet evropiane kanë të meta të mëdha në qeverisje dhe këto probleme janë gjithashtu mësime për sigurinë e vendeve të tjera, përfshirë Kinën.

Në plan të parë, shërbimet inteligjente

Në luftën antiterroriste vendi i parë u takon shërbimeve të inteligjencës. Pas "11 shtatorit", ShBA-ja reformoi në mënyrë të gjithanshme shërbimet inteligjente, duke krijuar Zyra e Drejtorit të Agjencisë Kombëtare Inteligjente (ODNI), e cila kontrollon 15 institucione të zbulimit ushtarak dhe civil. Agjencitë e famshme amerikane të zbulimit, si CIA, etj. duhet t'i raportojnë kësaj zyre. Ky rigrupim, më i madhi gjatë 50 vjetëve ka shmangur "fërkimet e brendshme" midis agjencive dhe si rezultat, 15 vjet pas "11 shtatorit", në territorin e ShBA-së nuk është regjistruar asnjë sulm terrorist i përmasave të mëdha.

Në krahasim me ShBA-në, shërbimiet inteligjente kundër terrorizmit në Evropë janë të prapambetur a dhe nuk kanë reaguar si duhet. Sulmet terroriste në Paris dhe Bruksel u komplotuan nga shumë njerëz. Ku janë punonjësit e shërbimeve inteligjente?

Pasojat e rënda të përhapjes së armëve

Në sulmin terrorist vitin e kaluar në Paris dhe në sulmet e fundit në Brukesl, terroristët përdorën shumë armë të shfarosjes në masë. Pavarësisht në Evropë apo në ShBA, mungesa e kontrollit efikas të armëve përbën një tolerancë ndaj terroristëve.

Duhet të forcohet kontrolli i sigurisë

Për njerëzit që udhëtojnë në kontinentin evropian, viza Shengen është një politikë shumë e favorshme. Ky bashkëpunim dhe besim midis vendeve evropiane është i vlerësueshëm. Por kjo bart edhe shumë rreziqe. Miliona refugjatë, sapo kalojnë kufirin e Greqisë dhe vendeve të tjera përreth, do të mund të udhëtojnë pa pengesë në Evropë. Por në vende të ndryshme evropiane kontrolli i sigurisë në kufij është i ndryshëm. Në sistemin aktual të kontrollit të sigurisë në Evropë ekzistojnë shumë të meta në parandalimin e sulmeve terroriste.

Izolimi i emigrantëve, rreziqe të fshehura

Evropa gëzon prestigjin e bashkëjetesës së kulturave të ndryshme. Respektimi i diversitetit etnik dhe fetar është i domosdoshëm për qeverisje, por kjo nuk do të thotë "tolerim i kulturës së mbyllur". Në periferinë e Parisit dhe në distriktin Molenbeek të Brukselit, një numër i madh i emigrantëve janë të izoluar dhe të shkëputur nga pjesa tjetër e shoqërisë. Ekstremizmi gjen terren të përshtatshëm në këto zona dhe pasojat janë të tmershme.

Terrorizmi vjen edhe nga ekonomia

Rrënja e terrorizmit është ekstremizmi fetar por nuk mund të mohohet se edhe situata e keqe eknomike lidhet ngushtë me aktet e egra terroriste në Evropë. Një numër i madh i të rinjve myslimanë në Evropë është e papunë duke u izoluar nga pjesa tjetër e shoqërisë ku jetojnë. Të zhgënjyer nga ky realitet ata bien pre shpesh të organizatave terroriste. Nga ana tjetër, me ardhjen e shumë emigrantëve nga Lindja e Mesme, punësimi në Evropë do të keqësohet më tej dhe do të shkaktojë më shumë probleme në sigurinë publike. Ndërkohë, përjashtimi dhe racizmi në Evropë do të nxitin më tej terrorizmin radikal. Kjo do të jetë me pasoja negative.

Duke shprehur ngushëllime për viktimat e pafajshme të terrorizmit, lutemi që pas tragjedisë së Brukselit të mos ketë sulme të tjera në Evropë. Këto akte tragjike duhet të shërbejnë si mësime për vendet e tjera, që të mos përsëriten gabimet e Evropës. (Wang Lei)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China