20160320lianghui.m4a |
Kryeministri kinez Li Keqiang iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve lidhur me veprimtarinë e brendshme dhe të jashtme të Kinës, në një konferencë shtypi më 16 mars, pas sesionit vjetor të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës, organit suprem i pushtetit të Kinës. Li Keqiang tha se ekonomia kineze ka më shumë shpresa sesa vështirësi dhe qeveria kineze ka besim të plotë në prirjen pozitive të zhvillimit ekonomik afatgjatë.
Energji pozitive për botën
Aktualisht, ekonomia kineze ndodhet përpara presionit të madh të ngadalësimit dhe njëkohësisht, edhe situata e ekonomisë botërore është shumë e ndërlikuar, kësisoj problemet ekonomike u bënë fokusi i konferencës së shtypit të kryeministrit, për gazetarë kinezë e të huaj. Kryeministri Li premtoi se ekonomia kineze do t'i sjellë botës energji pozitive.
"Besojmë se nëse këmbëngulim në reformën dhe hapjen, ekonomia kineze nuk do të shënojë "një rënie të fortë", sepse tregu kinez ka ende hapësirë të madhe dhe forca krijuese e kinezëve është tepër e madhe. Disa veprime të qeverisë kineze frenuan me të vërtetë zhvillimin e forcës prodhuese dhe nuk u kryesi duhet kontrolli për sigurimin e një mjedisi me konkurrencë të barabartë. Nëpërmjet reformës, do të nxitet gjallëria e tregut dhe forca krijuese e qytetarëve të thjeshtë. Shpirti punëdashës dhe mençuria e miliarda kinezëve do ti bëjë ballë presionit të ngadalësimit të ekonomisë," tha kryeminsitri kinez.
Li Keqiang parashikon se gjatë zhvillimit të ekonomisë kineze do të ketë edhe lëkundje të tjera në masë të vogël dhe afatshkurtër. Edhe pse ekonomia kineze do të funksionojë ndryshe nga deri tani, qeveria kineze është në gjendje ta stabilizojë atë me metoda të reja makroekonomike.
"Institucionet kineze kanë aftësi ta përballojnë rreziqet," theksoi kryeministri Li.
"Jemi në gjendje t'i përballojmë rreziqet, sepse kapitalet e bankave tregtare kineze kalojnë 13%, përqindje kjo më e lartë se standardi ndërkombëtar. Ndërkohë, në këto banka tregare edhe raporti i mbulimit të depozitës kundrejt kredive të këqija kalon 180%, më i lartë se standardi i qeverisë prej 150%. Do të ulim përqindjen e borxheve të ndërmarrjeve, sipas kërkesave të tregut," shpjegoi kryeministri.,
"Pavarësisht nga lëkundjet në treg, Kina do të këmbëngulë në zhvillimin e tregut të kapitaleve me shumë shtresa", vuri në dukje Li Keqiang, "ndërsa qeveria do të mbajë përgjegjësinë e kontrollit dhe të përmirësimit të sistemit kontrullues të financave kineze."
Duke folur për problemet e jetesës së popullit, Li nuk shmangu problemet ekzistuese, duke theksuar se në Kinë ka kapacitete mbiprodhimi në industrinë e rëndë kimke. Qeveria kineze zhvilloi operacione ndërhyrëse në industritë e çelikut dhe të qymyrgurit, si projekte pilot të pakësimit të mbiprodhimit, por do të shmangë dhe rritjen e papunësisë në këto sektore.
"Me pakësimin e kapacitetit të prodhimit, një numër i madh i punëtorëve do të humbin vendin e punës, por do të përpiqemi të hapim vende të reja pune për ta, tha Li. Qeveria qendrore ka krijuar një fond të posaçëm prej 100 miliardë juanësh për ripunësimin apo ndihmën ekonomike ndaj këtyre punonjësve dhe kapitali i këtij fondi do të shtohet më shumë."
"Besimi" është fjala kyçe
Çdo vit pas sesionit të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës, konferenca e shtypit e kryeministrit ka qenë fokusi i opinionit kinez dhe të huaj. Sivjet, "besimi" është fjala kyçe që media të huaja nënvizuan nga kjo konferencë.
BBC-ja njoftoi se mesazhi kryesor i kryeministrit i qetësoi të gjithë. Sipas kryeministrit Li, Kina me të vërtetë është në procesin e ristrukturimit të ndërlikuar dhe presioni global është përtej kontrollit të Kinës, por Kina nuk do të zbatojë "rënien e fortë" të ekonomisë, pasi do të shfrytëzojë burimet e pasura natyrore dhe njerëzore.
"5 shifra të rëndësishme do të përkufizojnë vitin 2016 të Kinës," shkruan gazeta hongkongase "South China Morning Post" në një artikull të datës 16 mars, kushtuar sesionit të sivjetshëm të parlamentit kinez. Kryeministri Li garanton rritjen e GDP-së në 6.5%, duke nxitur popullin e tij të jetë i gatshëm për "një luftë" të fortë ekonomike. Deficiti i buxhetit do të ngrihet në 3% të GDP-së, për të siguruar rritjen ekonomike do të ruhet në nivelin e arsyeshëm dhe deficiti do të përdoret kryesisht në pakësimin e ngarkesës tatimore të ndërmarrjeve. Buxheti i shpenzimeve ushtarake do të rritet prej 7.6%, përqindje kjo më e ulët gjatë 6 vjetëve të fundit. Do të kontrollohet përqindja e papunësisë nën 4.5% dhe do të shtohen mbi 10 miliona vende pune në qytet, gjatë vitit 2016. Do të shtohen fondet për ndihmat ndaj shtresës së varfër të popullsisë prej 43.4% dhe të pakësohet popullsia e varfër prej 10 milionësh.
Në gazetën gjermane "Frankfurter Allgemeine Zeitung" theksohet se në Pesëvjeçarin e ri të Kinës përfshihen edhe disa objektiva të tjera madhështore, si rritja e të ardhurave, rritja e vazhdueshme e nivelit ekonomik, përmirësimi i cilësisë së ajrit etj. Krahas këtyre, Kina nuk dëshiron të vazhdojë të jetë fabrika e botës, por qendra e kërkimeve shkencore.
Agjencia Itar-Tass njoftoi se Kina miratoi edhe Ligjin e Bamirësisë më 16 mars. Agjencia ruse komentoi se Kina radhitet në vendin e dytë për ekonomi, por në vendin e dytë të prapmë për bamirësi. Sipas Treguesit të Dhurimit Botëror të publikuar nga Fondi i Ndihmave të Bamirësisë të Britanisë, Kina radhitet në vendin e 144 ndër 145 vendet. Në vitin 2014, shuma e dhurimit të shtetasve kinezë nuk arriti 0.2% të GDP-së. Mediat kineze zyrtare janë të mendimit se Ligji i Bamirësisë inkurajon filantropinë e kinezëve dhe do të jetë në ndihmë të realizimit të objektivit të zhdukjes së varfërisë në vitin 2020. (Wang Lei)