PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Përgjatë Rrugës së Mëndafshit: Michael Marsden, sipërmarrësi i Kashgar-it
2016-03-17 16:13:04 CRI Komenti juaj Printoni

Gjithnjë e më shumë kinezë janë të shqetësuar për sigurinë e ushqimit të foshnjave; aq sa disa prej tyre udhëtojnë deri në Europë për ta blerë. Michael Marsden nga Britania nuhati një potencial të madh në industrinë e ushqimit të Kinës. I tërhequr nga frutat dhe perimet cilësore të Xinjiang-ut, ai vendosi të hapë fabrikën e tij duke përdorur standarde perëndimore. Michael-i shpreson të prodhojë ushqim më të shëndetshëm dhe me kosto më të ulët në Kinë.

"Quhem Michael Marsden dhe kam jetuar për mbi 10 vjet në Kinës. Jam nga Anglia dhe tani u bëra pronari i 'Eleanor's Garden Baby Food."

Michael jeton në Xinjiang me gruan e tij dhe dy fëmijët dhe duke pasur përvojë në kultivimin e produkteve natyrale, ai me të vërtetë dëshironte ofrimin e ushqimit cilësor për foshnja, pa përbërës shtesë apo pa kimikate. Kjo e frymëzoi atë të fillonte biznesin e tij, fabrikën Eleanor's Garden Baby Food.

Duke njohur tregun e dobët dhe të vogël të ushqimit për foshnja, Michael nuhati mundësi përfitimi në këtë fusë.

"Ideja e ushqimit të fëmijëve me një ushqim të tillë është relativisht e re këtu në Kinës. Prandaj ka shumë njerëz të cilët nuk e njohin ende këtë mundësi," thotë ai.

Në fund të vitit 2012, Michael zgjodhi rajonin e posaçëm të zhvillimit të Kashgarit për të ndërtuar fabrikën e tij të ushqimit për foshnja.

"Zgjodha Universitetin e Hunan-it për të projektuar fabrikën tonë dhe në korrik të vitit tjetër filloi ndërtimi," tregon sipërmarrësi.

Michael i ble të gjithë përbërësit për të prodhuar ushqimin për foshnja nga fermat vendore.

"Xinjiang-u është i shkëlqyer për prodhimin e ushqimit për foshnja sepse është një nga vendet më pak të ndotur në Kinë. Është më pak i industrializuar. Këtu madje po kërkojmë perime të cilat rriten lart në male."

Eleanor's Garden Baby Food filloi prodhimin e ushqimit me gjashtë shije të ndryshme dhe kompania iu nënshtrua një procesi të vështirë për të arritur në shijen e parashikuar.

"Të gjitha frutat dhe perimet i blemë këtu. I kemi zgjedhur nëpërmjet konsultimeve me ekspertët e ushqyerjes nga e gjithë bota dhe gjithashtu po shikojmë se çfarë mund të gjejmë këtu rrotull, po vlerësojmë shijet e vendasve dhe atë që ata pëlqejnë të hanë."

Një përfitim tjetër që vjen nga përdorimi i teknikave natyrale të kultivimit në Xinjiang, një proces i cili kërkon më pak ujë.

"Xinjiang-u është një vend i përkryer i bujqësisë natyrale, pjesërisht sepse kjo lloj bujqësie lejon kultivimin me më pak ujë pasi ky është një vend shumë i thatë."

Michael ka punësuar njerëz nga shtatat përreth, të cilat nxorën në pah disa sfida që duhet të kapërceheshin.

"Nëse njerëzit janë mësuar në një lloj mënyre të të qëruarit të karotave gjatë gjithë jetës dhe ti i mëson t'i qërojnë pak më ndryshe që të jenë pak më të pastra . . . pra kjo kërkon pak kohë."

Duke marrë parasysh faktin se po prodhon ushqim për foshnja, Michael mirëpret rregulloret e rrepta, inspektimet dhe vlerësimet e vazhdueshme.

"Është e drejtë që kjo industri të jetë e mirërregulluar, është e drejtë që ne të mbikëqyremi në çdo hap dhe sigurisht është e drejtë që duhet të detyrohemi të prodhojmë me cilësinë më të lartë."

Michael planifikon të fillojë prodhimin në fillim të këtij vitit dhe brenda stinës së verës të hapë rrjetin e dyqaneve.

"Pra ndihem mirë duke ecur përpara."

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China