PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Li Keqiang- Të shtohet kujdesi ndaj fëmijëve me prindër migrantë
2016-03-17 15:06:56 CRI Komenti juaj Printoni

Si shumë shqiptarë që punojnë si emigrantë në botë, kinezë nga zonat rurale detyrohen të lenë fëmijët me prindërit në kërkim të një pune në qytetet e mëdha. Ata punojnë larg vendlindjes dhe e kanë të vështirë të kthehen shpesh në shtëpi. Festa e Pranverës apo Viti i Ri Kinez është një motiv i rëndësishëm për kthimin e punëtorëve migrantë pranë familjeve, për tu rikthyer pas saj Por gjatë Festës së Pranverës, ata patjetër do të kthehen në vendlindje dhe pas kësaj feste tradicionale ata do të shkojnë përsëri në qytete. Fëmijët e këtyre punëtorëve migrantë brenda Kinës, të cilët jetojnë në kujdesin e gjyshërve apo të afërmve arrijnë në 20 milionë.

Jetesa e fëmijëve në zonat rurale në kujdesin e gjyshërve të moshuar bën që ata të përballen me shumë probleme. Atyre u mungon dashuria dhe ngrohtësia e prindërve, gjyshërit e moshuar nuk i plotësojnë dot kërkesat e tyre dhe shpesh këta fëmijë ndjehen të vetmuar, humbasin vetëbesimin,madje mund të bien pre e krimit.

Ditët e fundit, me nismën e kryeministrit Li Keqiang, Këshilli i Shtetit publikoi "Këshillat e forcimit të punës për kujdesin ndaj fëmijëve të punëtorëve migrantë", ku vihen në pah detyra si të drejtat e të miturve, për të cilat duhet të kujdeset pushteti vendor i niveleve të ndryshme, si detyra të përbashkëta të familjes dhe mbarë shoqërisë. Në këtë udhëzues theksohet se rritja e të miturve në zonat rurale duhet të përmirësohet edhe bazuar në ligj, duke iu siguruar të drejtën për mjekim, arsimim dhe mbrojtjen e tyre nga abuzimet.

Pas publikimit të udhëzuesit me këshilla shumë ekspertë kanë shprehur mendimin se fëmijët në fshat , prindërit e të cilëve punojnë në qytete përbëjnë një komunitet, ndaj të cilit duhet të shtohet kujdesi i shtetit, për të parandaluar abuzimet e çdo lloji. Ky Udhëzues përcakton detyrat e palëve kundrejt kujdesit ndaj këtij komuniteti fëmiësh.

 

Drejtori i Qëndrës së Ndihmës Ligjore për të Miturit në Pekin, Dong Lihua vuri në dukje se kujdesi i familjeve është baza e sigurimit të mirërritjes së fëmijeve. Por në kushtet aktuale të Kinës, lëvizja migratore ka ndikuar në rritjen e shumë fëmijëve, pa kujdesin e drejtpërdrejtë prindëror. Dong Lihua thekson se është detyrë parësore e prindërve të kujdesen për fëmijët e tyre të mirut. Pavarësisht faktit se disa prindër punojnë larg vendlindjes, kjo nuk i shmang ata nga detyrimi për kujdesin ndaj fëmijëve të tyre.

Drejtori i Institutit të Studimeve për të Miturit, pranë Universitetit të Rinisë e të Studimeve Politike të Kinës, Tong Xiaojun vuri në dukje se përveç detyrimeve të familjes edhe shoqëria duhet të ndihmojë në mirërritjen e këtyre fëmijëve, prindërit e të cilëve punojnë larg familjes. Në krahasim me vendet e zhvilluara, niveli i punëtorëve migratorë në Kinë nuk është i lartë. Prandaj qeveria, nëpërmjet këtij udhëzuesi synon ngritjen e grupeve të punonjësve socialë me profesionistë pikërisht për këtë kategori fëmijësh.

13 vjeçari Xu Jiancan në provincën Shandong në lindje të Kinës e kaloi shumë bukur Festën e Pranverës me prindërit e tij, që punojnë në provincën Guangdong, në jug të vendit. Gjatë pushimeve të festës, Xu mori pjesë në shfaqje ku interpretoi me instrumentin muzikor Hulusi si dhe në një tjetër konkurs kaligrafie. Ai ndjek kurset e hapura në shkollë posaçërisht për nxënësit, prindërit e të cilëve punojnë në qytetet e mëdha. Xu mori çertifikatën e nivelit të 4-t në kaligrafi nga Shoqata e Kaligrafisë e Kinës.

Kur shikonin përgatitjen e djalit për konkursin e kaligrafisë i ati i tij Xu Xigang ndjehej fajtor. Kur djali i tij ishte vetëm 2 vjeç ai dhe bashkëshortja nisën punën për një periudhë 11 vjeçare në një ndërmarrje çeliku, në provincën Guangdong, të Kinës Jugore. Prindërit e Xusë kthehen një herë në vit pranë familjes, kurse çdo fundjavë ata "takohen" me prindërit dhe fëmijën nëpërmjet telefonit apo me video në internet.

Familja Xu jeton në distriktin Huimin të provincës lindore Shangdong, i cili është i zhvilluar në bujqësi. Vitet e fundit shumë të rinj nga ky distrikt kanë lënë familjet në kërkim të një pune në metropolet e Kinës. Drejtoria Arsimore e distriktit Huimin, në një sondazh thekson se fëmijët me prindër punëtorë migrantë zenë 16% të nxënësve në mbarë zonën dhe pjesa dërmuese e tyre rriten në kujdesin e gjyshërve.

Drejtori i arsimit bazë pranë kësaj Drejtorie Arsimore, Sun Liming tha se për arsye të nivelit të ulët arsimor të gjyshërve shumica e këtyre fëmijëve nuk mund të përfitojnë prej tyre dhe një pjesë e tyre ndjehen të vetmuar e shfaqin mungesë vetëbesimi.

Lidhur me problemet e kësaj kategorie fëmijësh Drejtoria Arsimore e Distriktit Huimin, Lidhja e Grave dhe Komiteti i të Rinjve zhvilluan në bashkëpunim veprimtarinë " Mësime me dashuri", ku mësues vullnetarë zhvillojnë kurse të ndryshme me këta fëmijë të vetmuar. Ndër kurset janë atë të muzikës, kaligrafisë, sporte të ndryshme nëpërmjet të cilave fëmijët fitojnë besim në vetvete dhe kalojnë kohën e lirë në shoqërinë e bashkëmoshatarëve.  

Deri tani kurset "Mësime me dashuri" kanë arritur disa rezultate, por sekretari i Komitetit të të Rinjve të këtij distrikti, Fu Xiaochuan mendon se nuk janë të mjaftueshme. Ai thotë se fëmijët kanë nevojë dhe për ndihmë gjatë procesit mësimor si dhe të kenë sa më shumë shkëmbime, pasi mungesa e dashurisë dhe e kujdesit prindëror ndikon në veçimin e tyre nga të tjerët.

Vitet e fundit, në disa fshatra më të zhvilluara të distriktit Huimin janë hapur qendra të posaçme për fëmijët, prindërit e të cilëve punojnë në qytete të mëdha. Këto qendra i frekuentojnë fëmijët në kohën e tyre të lirë por edhe në periudhën e pushimeve. Kryetarja e Lidhjes së grave të distriktit Huimin, Su Yunhua tha se qendra të tilla janë të pakta në numër pasi shumë fshatra të distriktit nuk kanë mundësi ekonomike për ngritjen e tyre dhe mungojnë punonjësit socialë, që janë të specializuar për kujdesin ndaj fëmijëve.

Në shtatorin e këtij viti Xu jiancan do të nisë studimet në shkollë të mesme. Prindërit e tij tashmë kanë vendosur që njeri prej tyre të qëndrojë në familje për tu kujdesur nga afër për djalin. Pas Festës së Pranverës,nëna e tij Chen Jinying ka kërkuar punë në 3 ndërmarrje lokale, por ajo nuk ka mundur të punësohet. Arsyeja e refuzimit të punësimit ishte mosha e saj e madhe. Prindërit e Xusë u mërzitën shumë dhe vendosën të marrin djalin që të vazhdojë shkollën e mesme në provincën Guangdong. Por atje ata do të hasin vështirësinë e pranimit të tij në shkollë, ndaj kjo familje përballet me një problem të madh.

Fu Xiaochuan tha se në fshatra ka shumë familje që përballen me vështirësitë e regjistrimit të fëmijëve në shkollë. Fu mendon se për shkollimin e fëmijëve, prindërit e të cilëve punojnë në qytetet e mëdha duhen patur parasysh dy objektiva. Së pari, kompanitë që ofrojnë vende pune për punëtorët migrantë në metropole duhet të krijojnë mundësi që ata të shkollojnë fëmijët e tyre në këto qytete. Së dyti, kompanitë punëdhënëse në metropole duhet të krijojnë kushte për fëmijët që jetojnë me prindërit punëtorë migrantë, për shkollimin e tyre dhe kujdesin shëndetësor.

Fu Xiaochuan thekson se kujdesi ndaj kësaj kategorie fëmijësh nuk është i përkohshëm ndaj për këtë qëllim duhet të përgatiten punonjës socialë dhe organizma të specializuara, të forcohen grupet e punonjësve vullnetarë dhe kjo veprimtari të nisë sa më parë.

Për të bashkërënduar forcat e niveleve të ndryshme të shoqerisë, Ministria e Çështjeve Sociale krijoi ditët e fundit Sektorin e Mbrojtjet së të Miturve (fëmijëve të punëtorëve migrantë). Ky sektor pranë Drejtorisë së Çështjeve Shoqërore krijohet për herë të parë si një strukturë e Ministrisë së Çështjeve Sociale dhe do të jetë një bazë e rëndësishme për zbatimin e" Këshillave të Forcimit të Kujdesit ndaj fëmijëve prindërit e të cilëve janë punëtorë migrantë" , hartuar nga Këshilli i Shtetit.

Një përgjegjës i Drejtorisë së Çështjeve Shoqerore të Ministrisë së Çëshjeve Sociale të Kinës u shpreh se Udhëzuesi i kushton rëndësi të veçantë mbrojtjes së të miturve dhe "përmirësimi i sistemit të shërbimeve të kujdesit ndaj fëmijëve, prindërit e të cilëve janë punëtorë migrantë" përbën një detyrë të rëndësishme të qeverisë në drejtim të Reformës së gjithanshme.

Në raportin e punës së qeverisë për vitin 2015, "krijimi i sistemit të mbrojtjes shoqërore të të miturve " përbën një nga objektivat e Këshillit të Shtetit, që tregon vendosmërinë e përgjegjesinë e qeverisë për mbrojtjen e të miturve. Krijimi i sektorit të të miturve (fëmijëve të punëtorëve migrantë)përputhet me kërkesat për gjendjen e re të mbrojtjes së tyre. Ky sektor pritet të nxitë lidhjen e vërtetë mes famijes, shkollës, shoqerisë dhe sektorit juridik dhe të përmirësojë shërbimet për mbrojtjen dhe kujdesin ndaj të miturve.

Të dashur dëgjues, shqipëtarët që punojnë jashtë vendit përballen me dukuri të tilla ?

Si trajtohet kjo dukuri në vendet e Europës Perëndimore ?

Nëse dëshironi të publikoni komentet tuaja, mund të na shkruani në adresën tonë në e-mail, alb@cri.com.cn ose në facebook Radio Ejani 106 FM. (Çang Çuo)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China