Kina po ecën në rrugën e një fuqie të madhe, por me veçantinë e saj, u shpreh ministri i Jashtëm Wang Yi gjatë konferencës së shtypit në kuadër të mbledhjes së sesionit vjetor parlamentar.
Koncepti "fuqi e madhe" bazohet në fuqinë e shtetit dhe ndikimet e tij. Gjatë 30 vjetëve të fundit, Kina ka ruajtur një rritje ekonomike mbi 10%, duke krijuar magjinë ekonomike. Kina tani është bërë ekonomia e dytë më e madhe e botës. Krahas kësaj, Kina është edhe një nga pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Komuniteti ndërkombëtar i kërkon Kinës që të luajë një rol më të madh në arenën ndërkombëtare. Në këtë sfond, koncepti "Diplomacia e një fuqie të madhe" përshtatet me kërkesat e komunitetit ndërkombëtar.
Vlen të theksohet se kjo nuk do të thotë që Kina mund të kritikojë ose komentojë çështjet ndërkombëtare, por të tregojë përgjegjësinë e një fuqie të madhe. Parimi i diplomacisë kineze është barazia.
Qoftë vende të mëdha ose të vogla, qoftë të fuqishme ose të dobëta, duhet të ketë një status të barabartë në këtë botë.
"Karakteristikat kineze"
Së pari, "karakteristika kineze" do të thotë që Kina nuk i drejton marrëdhëniet e saj diplomatike vetëm me fuqitë e mëdha dhe ky është thjeshtë një parim, koncept dhe model për diplomatët kinezë.
Së dyti, është parimi thelbësor, diplomacia e një fuqie të madhe me karakteristika kineze ndryshon nga diplomacitë e disa fuqive të mëdha të botës. Në thelb të kësaj është paqja, zhvillimi, bashkëpunimi dhe fitim i përbashkët. Ndër to, fitim i përbashkët është paraqitur pas vitit 2012, çka tregon qëndrimin e hapur të Kinës, durimin dhe bashkëpunimin dhe kundër 'lojës së shumës zero'.
Së treti, "karakteristika kineze" në fakt do të thotë roli i diplomacisë kineze gjatë procesit të reformës dhe hapjes. Sipas raportit të punës të qeverisë të këtij viti, roli i saj ndahet në në tre drejtime: ruajtja e sovranitetit, sigurisë dhe zhvillimit të vendit; pjesëmarrje konstruktive në çështjet kryesore globale; shpejtimi i shtimit të mbrojtjes për fitimet jashtë vendit dhe garantimi i sigurisë për shtetasit dhe ndërmarrjet kineze.
Pjesëmarrja e Kinës dhe roli i saj në zgjidhjen e problemeve kryesore të botës.
Vitin e kaluar, qoftë për çështje kryesore, si problemi bërthamor iranian, gjendja në Siri dhe Afganistan, qoftë për çështje globale, si ndryshimi i klimës, zhdukja e varfërisë, siguria e drithërave dhe lufta kundër terrorizmit, e gjithë bota ka dëshmuar rolin konstruktiv të Kinës për zgjidhjen e problemeve dhe përballimin e sfidave të ndryshme globale.
Krahas këtyre, nga strategjia "Një brez, një rrugë" deri në formimin e Bankës Aziatike të Investimeve Infrastrukturore dhe Bankën e BRICS-it, e gjithë bota ka dëshmuar kontributin dhe plotësimin konstruktiv të Kinës për sistemin ndërkombëtar politik dhe ekonomik.
Tani Kina është bërë ofruesi i produkteve publike. Për shembull në të kaluarën, Kina dhe ShBA-ja kanë pasur divergjenca mbi përballimin e ndryshimit të klimës dhe sigurinë e internetit, por tani, të dyja palët kanë krijuar një sistem të plotë të dialogut dhe bashkëpunimit.
Megjithëse Kina dhe ShBA-ja kanë ende mosmarrëveshje për luftën kundër terrorizmit dhe tregtisë, të dyja palët mund të përpiqen për fitime të përbashkëta dhe t'i shmangin konfliktet dhe përplasjet.
Në raportin e punës të qeverisë, është paraqitur për herë të parë shpejtimi i aftësisë së mbrojtjes së interesave të Kinës jashtë vendit. Por përse këtë herë, kjo gjë është ngritur në nivelin shtetëror?
Kina ka interesa gjithnjë e më të mëdha në tregun ndërkombëtar. Çdo vit, vendi kryen shumë investime të drejtpërdrejta jofinanciare. Vitin e kaluar, niveli i investimeve të tilla arriti në 120 miliardë dollarë amerikanë, që kalon nivelin e investimeve të huaja në tregun vendas.
Krahas kësaj, çdo vit, 120 milionë njerëz dalin jashtë vendit dhe diplomacia kineze ka përgjegjësi të mbrojë interesat e këtij grupi të madh. Ndërkohë, në mbarë botën, ka gjithsej 30 mijë ndërmarrje kineze dhe për këtë arsye miliona shtetas punojnë ose jetojnë jashtë vendit.
Kur ndodhin emergjenca, diplomacia e një fuqie të madhe me karakteristika kineze duhet të përpiqet për të ruajtur interesat e ligjshme të ndërmarrjeve jashtë vendit dhe mbrojë sigurinë e jetës dhe pronës së shtetasve kinezë. (Jiang Lei/Leftion Peristeri)