PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kinë, masa mbështetëse për politikën e "dy fëmijëve"
2016-03-16 09:26:08 CRI Komenti juaj Printoni

Kina filloi të zbatojë politikën e "dy fëmijëve", qysh nga një janari i këtij viti dhe inkurajon që një çift të lindë dy fëmijë. Pavarësisht nga dëshira e madhe për lindjen e fëmijëve të dytë, shumë familje nuk guxojnë të kenë dy fëmijë nën presionin ekonomik dhe për shkaqe të tjera. Kundrejt këtyre shqetësimeve, kryetarja e Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë dhe të Planifikimit Familjar të Kinës Li Bin tha më 8 mars se do të zbatohen një sërë masash mbështetëse për të zbutur shqetësimet e këtyre familjeve. "Por Kina nuk planifikon ende heqjen e politikës së planifikimit familjar," shtoi Li Bin.

Sipas sondazhit, gjatë viteve e kaluara kur Kina zbatoi politikën e "dy fëmijëve" ndaj familjeve ku të dyja palët dhe më vonë njëra palë e çiftit ishte fëmijë i vetëm I familjes prejardhëse, shumë familje që përputheshin me politikën nuk lindën fëmijën e dytë, për shkaqe ekonomike, të kujdesit ndaj foshnjave, të vështirësive për hyrjen e fëmijëve në kopshte si dhe shqetësimet e femrave për punësim. Përballë këtyre vështirësive, shumë çifte që përputhen me kushtet për lindjen e fëmijës së dytë, nuk guxhojnë të lindin më.

Largimi I shqetësimeve të prindërve të rinj kinezë për lindjen e fëmijës së dytë dhe marrja e masave konkrete për këtë janë në fokus të opinionit shoqëror në Kinë.

Lidhur me këtë, kryetarja e Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë dhe të Planifikimit Familjar të Kinës, Li Bin tha se një nga detyrat kryesore për zbatimin e politikës së "dy fëmijëve" është forcimi i shërbimeve përkatëse publike në përputhje me kërkesat e shtuara në kujdesin ndaj foshnjave, arsimin parashkollor, atë fillor dhe të mesëm .

"Sektorët e arsimit priten të shtojnë kopshtet shtetërore të fëmijëve dhe njëkohësisht do të nxitin ngritjen e kopshteve private. Do të nxitet dhe krijimi I isntitucioneve të kujdesit ndaj fëmijëve nën 3 vjeç në lagje dhe në ndërmarrjet, ku shumica e punonjësve janë femra."

Me zbatimin e politikës së "dy fëmijëve" ndjehet gjithnjë e më shumë mungesa e mjekëve pediatër. Veçanërisht gjatë dimrit të kaluar, për shkak të ftohtit dhe virozave gripale në shumë spitale të qyteteve të mëdha u ndje kjo mungesë.

Lidhur me këtë problem, Li Bin bëri të ditur se Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë dhe i Planifikimit Familjar po harton një plan për sigurimin e shërbimeve mjekësore për fëmijë.

Nga njëra anë, duhet të shtohet personeli mjekësor dhe nga ana tjetër do të ulen kërkesat për mjekim, nëpërmjet parandalimit të sëmundjeve."

Duke folur për forcimin e shërbimeve mjekësore për fëmijë, Li Bin tha se në çdo qytet me një popullsi mbi 3 milionë banorë do të hapet një spital fëmijësh dhe në çdo distrikt do të fuksionojë një institucion i kujdesit për nënat e fëmijët. Krahas këtyre, në shkollat e larta të mjekësisë, do të nxitet shtimi i studentëve për specialitetin e pediatrisë dhe do të përgatiten më shumë të diplomuar dhe pasuniversitarë në këtë degë, me qëllim që në vitin 2020 të regjistrohen mbi 30 mijë pediatra të rinj. Ajo theksoi se duhet të rriten të ardhurat e mjekëve pediatër.

"Duhet t'u jepet përparësi mjekëve pediatër dhe të rriten të ardhurat e tyre ose të kalojnë nivelin mesatar të mjekëve të specialiteteve të tjera. Kjo mënyrë nxit tërheqjen e mjekëve në këtë sektor. Njëkohësisht, do të ngrihet në mënyrë të arsyeshme edhe çmimi i shërbimeve të pediatrisë, për të mishëruar vlerën e punës së tyre."

******

Me zbatimin e gjithanshëm të politikës së "dy fëmijëve", do të rritet numri i lindjeve në vend në vitet e ardhshme. Një pjesë e qytetarëve shqetësohen se kjo politikë do të pasohet nga shtimi i vrullshëm i popullsisë.

A do të përkeqësohen problemet ekzistuese në Kinë, si pasojë e popullsisë së madhe?

Lidhur me këtë, Li Bin tha se sipas parashikimit, në mbarë Kinën ka mbi 90 milionë çifte, që mund të lindin fëmijën e dytë sipas politikës, pra me zbatimin e gjithanshëm të politikës së "dy fëmijëve", do të shtohet pa tjetër numri i popullsisë dhe veçanërisht numri i foshnjave. Deri në vitin 2050, do të shtohen afro 30 milionë krahë pune në Kinë dhe kështu do të ulet përqindja e popullsisë së plakur kundrejt popullsisë së përgjithshme, pra struktura e popullsisë do të jetë më e ekuilibruar.

"Deri në vitin 2015, popullsia kineze ishte 1 miliard e 375 milionë dhe kulmi i popullsisë do të jetë afro 1 miliardë e 450 milionë në 15 vjetët e ardhshëm. Më pas do të ulet gradualisht numri i popullsisë dhe deri në vitin 2050, parashikohet që popullsia e Kinës të arrijë në 1 miliard e 380 milionë, në të njëjtin nivel me popullsinë e sotme. Kjo popullsi është e përballueshme nga ana ekonomike, shoqërore e burimeve dhe e mjedisit."

Duke folur për hapjen e përgjithshme të politikës së lindjes në Kinë, Li Bin ritheksoi se nuk ka ende një afat për këtë. Ajo tha se planifikimi familjar është politika shtetërore bazë afatgjatë në Kinë. Kina synon ta shndërrojë veten nga një vend me popullsi të madhe në vendin me burime të mëdha njerëzore. (Wang Lei)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China