PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina forcon mbrojtjen e shtetasve jashtë vendit
2016-03-16 09:31:14 CRI Komenti juaj Printoni

Vitet e fundit, më shumë kinezë kanë shkuar jashtë vendit për vizitë tek të afërmit, turizëm, studime, punë etj. Deri tani jashtë vendit janë hapur 30 mijë ndërmarrje kineze, disa milionë kinezë punojnë e jetojnë jashtë vendit dhe kapitalet kineze jashtë vendit kanë arritur në disa trilionë dollarë. Në konferencën e shtypit të organizuar të martën nga sesioni i 4-t i legjislaturës së 12-të të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës, ministri i jashtëm Wang Yi u shpreh se një detyrë e rëndësishme në diplomacinë kineze është mbrojtja e interesave të shtetasve jashtë vendit.

Në vitin 2015, numri i shtetasve kinezë jashtë vendit arriti në 120 milionë, duke u shtuar me 10% në krahasim me vitin 2014. Ndër kinezët jashtë vendit, më se 1 milion punojnë në rajonet e ndryshme dhe numri i studentëve është rreth 2 milionë. Këto numra pasqyrojnë kërkesat e mëdha të shtetasve kinezë për siguri jashtë vendit.

Bota e sotme nuk është e qetë, konfliktet rajonale dhe fatkeqësitë natyrore ndodhin pa pushim kudo. Kur hasin rreziqe, shtetasit kinezë jashtë vendit mund të marrin gjithmonë në kohë ndihmën e selive diplomatikë të akredituara kudo ku ata ndodhen. Siç bëhet e ditur nga ministri Wang Yi, çdo ditë institucionet diplomatike kineze trajtojë mesatarisht mbi 200 raste të mbrojtjes konsullore. Ai thotë:

"Vitin e kaluar, Ministria e Jashtme e Kinës dhe ambasadat e konsullatat jashtë vendit trajtuan mbi 80 mijë raste të mbrojtjes konsullore, ndodhi mesatarisht një rast në çdo 6 minuta. Linja e drejtpërdrejtë e shërbimit konsullor 12308 merr mbi 100 mijë thirrje telefonike, duke i ndihmuar ambasadat e konsullatat të trajtojnë 15 mijë raste. Gjatë kësaj periudhe janë shpëtuar 55 bashkëatdhetarë të marrë peng jashtë vendit, u tërhoqën 613 shtetas kinezë nga Jemeni dhe mbi 6000 të tjerë nga Nepali, ku ra tërmeti i fuqishëm. Megjithatë për shkak të mungesës së burimeve të mjaftueshme, duhet të përsoset më tej shërbimi konsullor", theksoi kryediplomati kinez.

Në raportin vjetor të veprimtarisë së qeverisë, kryeministri Li Keqiang vuri në dukje se duhet të forcohet mbrojtja e interesave dhe e sigurisë së shtetasve e institucioneve kineze jashtë vendit. Vitet e fundit, anëtari i Komitetit Kombëtar të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez Han Fangming ka bërë thirrje për forcimin e shërbimit konsullor ndaj shtetasve dhe është shprehur se në situatën e ndërlikuar ndërkombëtare, ky shërbim po përballet me presione më të mëdha:

"Në të ardhmen mund të përballemi me më shumë kërkesa për shërbim konsullor. Në krahasim me vendet e zhvilluara, punonjësit e këtij shërbimi janë të paktë dhe shpenzimet në këtë fushë janë të pamjaftueshme. Mungesa e burimeve në shërbimin konsullor ka penguar marrjen në kohë të ndihmës së efektshme nga shtetasit kinezë jashtë vendit."

Krahas përsosjes së shërbimit konsullor duhet të forcohet edhe vetëdija e shtetasve për sigurinë. Ministria e Jashtme e Kinës ka përdorur linjën e drejtpërdrejtë të shërbimit konsullor 12308, Weibo, Wechat etj. për të përhapur informacione për shërbimin konsullor që u ofrohet shtetasve kinezë jashtë vendit. Zëvendësministri i jashtëm Liu Haixing u shpreh se kjo ministri u ka kërkuar kompanive kineze jashtë vendit të bëjnë vlerësimin e rreziqeve, duke hartuar planin e veprimeve në raste të jashtëzakonëshme:

"Në vendet me rrezikshmëri të lartë do të publikojmë raportin e vlerësimit të rreziqeve. Ne përkrahin ndërmarrjet kineze jashtë vendit, por ato duhet të bëjnë vlerësimin e rreziqeve për të përballuar rastet e jashtëzakonshme."

Ministri i jashtëm Wang Yi vuri në dukje se për të forcuar shërbimin konsullor do të ndërmerren masa parandaluese :

"Parandalimi i rreziqeve është mënyra më e mirë dhe ky do të jetë drejtimi i punës së shërbimit konsullor. Do të forcojmë ndërgjegjësimin e shtetasve dhe do të krijojmë në vendet përkatëse qendra të shërbimit konsullor në bashkëpunim me policinë vendëse. Njëkohësisht do të shkurtojmë kohën e veprimeve për t'i ndihmuar shtetasit jashtë vendit të zgjidhin sa më shpejt problemet e tyre. (Fani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China