PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Hong Kong, investuesit po i kthejnë sytë nga veprat e artit kinez
2016-02-24 16:42:49 CRI Komenti juaj Printoni

Teksa ekonomia e Kinës shënon uljen më të madhe në 25 vjet, investitorët që dikur mblidhnin stoqe aksionesh dhe prona, sot po i kthejnë besimin asaj çka mund të bëhet një treg i sigurtë, një platformë tregtare për artet e bukura në Hong Kong.

Por, platformat e ngjashme në pjesën kontinentale të Kinës e kanë ndaluar aktivitetin, pasi qeveria kineze (Këshilli i Shtetit) ndërhyri për të frenuar valën e shitjeve që nisi në vitin 2011, ndërsa koleksionuesit e artit të vendosur në Hong Kong janë treguar më të kujdesshëm ndaj këtij modeli investimi.

Ndërsa uria botërore për artin kinez ka rënë, platforma "Takung Art" me qendër në Hong Kong, tha se të ardhurat e saj janë rritur. Duke përdorur platformën e internetit Takung, entuziastët e investimeve, mund të zotërojnë pjesërisht, të blejnë dhe të shesin vepra të artit kinez si stoqe, për një periudhë mbi 10-vjeçare.

Çmimi i një vepre arti, "ndahet" në një numër të madh "njësish" më të vogla, ku për shembull një pikturë që vlen 1.2 milionë dollarë Hong Kong-u mund të ndahet në 1.2 milionë njësi me vlerë 1 dollar/copa. Më pas, përdoruesit e platformës mund t'i këmbejnë njësitë, me çmimin që ndryshon në bazë të kërkesës, dhe deri tani, vlera e investimeve në piktura, bizhuteri dhe sende të tjerë të çmuar është rritur mbi 700% duke arritur gjithsej shumën 179 milionë dollarë, qëkur platforma filloi punën në fund të vitit 2013.

Drejtori financiar i selisë së Hong Kong-ut, Leslie Chow, thotë se platforma e tyre është e sigurtë dhe çmimet janë të përballueshme për njerëz të interesuar të marrin një pjesë të këtij arti kinez, por që nuk janë të gatshëm të shpenzojnë shuma të mëdha kapitali për ta blerë të gjithë veprën.

"Mjedisi i investimit i Kinës në pasuri të patundshme s'ka qenë aq i madh, parë nga perspektiva e vitet e kaluara. Prandaj ndoshta ata (investitorët) janë në kërkim të investimeve alternative. Dhe kjo është diçka e sigurtë, diçka e përballueshme për shumë investitorë, që ndoshta që në fillim kanë dashur të investojnë në arte, por që kanë hasur në pengesa të mëdha për të vepruar," tha Chow.

"Ata mund të shtojnë llojin e investimit të tyre. Për shembull ta mund të mendojnë dhe kështu: Tani që kam 10 milionë renmenbi, ç'mund të bëj me to? A të blej një vepër arti dhe të investoj në atë art, i cili nuk është një investim i qarkullueshëm, dhe më pas ta shes pas rreth dy vjetësh dhe të fitoj diferencën e çmimit? Apo ta blej tani dhe të blej një pjesë të veprës, duke përdorur të njëjtën shumë parash, pra 10 milionë renmenbi, të ble disa vepra arti?" tha ai.

Shumica e afro 60 veprave të artit, të renditura në platformën e Takung, iu shumëfishua vlera. Një prej tyre ishte një pikturë me kuajsh e piktorit bashkëkohor Liu Dawei.

Në platformë, piktura e tij u vlerësua me një çmim prej 9.44 dollarësh Hong Kong-u (afro 1.216 dollarë amerikanë) për aksion, me një vlerë të përgjithshme prej 94.4 milionë dollarë Hong Kong-u (afro 12.16 milionë dollarë amerikanë). Vlerësimi është shumë herë më i lartë sesa një nga pikturat më të shtrenjta të Liu-t, e shitur në një ankand publik, për 16.6 milionë juan (afro 2.55 milionë dollarë) në Pekin, në 2013, sipas faqes zyrtare të Ankandit Polifonik të Kinës.

Platforma Takung krenohet edhe me një koleksion prej 100 kaligrafish dhe pikturash nga të diplomuar si doktorë shkencash, të cilin platforma e vlerëson me 261 milionë dollarë Hong Kong-u (33.6 milionë dollarë amerikanë). Kjo vepër momentalisht renditet në vend të parë në platformë nisur nga vlera e saj.

"Mendoj se ka një produkt unik që kemi renditur në platformë, një koleksion prej qindra pikturash, pikturuar nga 100 të diplomuar doktorë shkencash arti të Kinës. Dhe ky koleksion është i pari që kemi renditur në platformën tonë, ndaj dhe mendoj se kjo është shumë e veçantë, shumë e vlefshme dhe shumë tërheqëse për investitorët apo koleksionuesit që duan të kenë një pjesë të tij," tha Chow.

"Bursa arti" të ngjashme kanë tërhequr vëmendje edhe në pjesën kontinentale të Kinës në vitin 2011, kur vlera e dy pikturave në "Bursën Kulturore të Këmbimit të Veprave të Artit të Tianjin-it" u rrit me 1.700%, duke rezultuar me tërheqjen e pikturës nga ankandi.

Nga fundi i 2011-s, Këshilli i Shtetit i Kinës lëshoi një seri dokumentesh që i shtrënguan rregulloret e këmbimeve të veprave kulturore dhe që ndaloi me efikasitet shumicën e këmbimeve të veprave shtetërore të artit.

Por shumë nga këto këmbime rifilluan të veprojnë vitet e fundit. Të paktën tre koleksionues arti në Hong Kong, folën për Reuters-in, duke nënvizuar se do tregoheshin të kujdesshëm kur të tregtonin vepra arti në një platformë të tillë.

Këshilluesi i artit, Jehan Chu, i cili dikur ka punuar për shtëpinë e ankandeve Sotheby të Nju Jorkut dhe tani drejton firmën e këshillimit të artit Vermillion, tha se ndarja e veprave të artit në njësi më të vogla dhe tregtimi i tyre si stoqe aksionesh, e humb kuptimin investimit në arte.

Chu, i cili gjithashtu është dhe zëvendësdrejtori i një galerie të artit bashkëkohor (Para Site), tha se në treg ka vepra arti të përballueshme dhe se nuk do t'i këshillonte klientët e tij t'i hynin artit nëpërmjet kësi platformash.

"Nëse një klient më pyet nëse duhet të shesë apo të blejë në këtë platformë, ose në çfarëdo platforme të ngjashme, unë do t'i sugjeroja që të ndalej pak dhe të mësonte më shumë për artin. Të shkojë në disa shfaqje, në muze, në galeritë e Hong Kong-ut, dhe si fillim të mësojnë për artin. Çdolloj tregtari, nëse do të tregtojë stoqe aksionesh ose pasuri të patundshme, duhet të mësojë në radhë të parë për asetin që po tregton. Ajo që unë do të sugjeroj është që të njihet me artistin dhe të mbështetë sistemin e përgjithshëm. Prandaj, jo, nuk jam i sigurt nëse do sugjeroj që kjo është mënyra më e mirë për t'i hyrë botës së artit," tha Chu.

Shitjet janë ngadalësuar së fundmi në shtëpitë tradicionale të ankandeve, si Sotheby dhe Christie, për shkak të pasigurisë ekonomike botërore.

Deri në fund të vitit 2014, tregu botëror i ankandeve të veprave të artit kinez dhe antikave, ra në 7.9 miliardë dollarë, pothuajse 1/3 më pak sesa kulmi i vitit 2011, thekson një sondazh i platformës së ankandeve Artnet dhe Shoqatës së Ankandeve të Kinës. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China