PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Refugjatët e huaj, të sigurtë në Kinë
2016-02-23 14:45:26 CRI Komenti juaj Printoni

"Në Afrikë, Kina shihet sinje vend shumë tërheqës. Kam pasur dëshirë të vija në Kinë." Dy vjet më parë, gazetarja e gazetës kineze "Global Times", Lin Meilian takoi në një kafene për herë të parë 28 vjeçarin Tate, që i veshur me një xhaketë, ishte në gjendje të mirë shpirtërore dhe iu duk një tip modern. Por në fakt, Tate është një refugjat nga Zimbabvia.

Tate i tha gazetares se për shkak të preferencës seksuale, ai përballej me burgim në vendin e vet. Në vitin 2012, ai erdhi në Kinë me vizë turistike dhe pas skadencës së vizës, ai kërkoi strehim si refugjat dhe një vit më vonë u regjistrua si refugjat në Komisionerin e Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatë.

Tate ishte i pari refugjat që kishte kontaktuar me gazetaren Lin Meilian dhe para kësaj, ajo kishte menduar se refugjatët janë shumë larg nga Kina. Një mendim të tillë kanë shumë njerëz, kinezë dhe të huaj. Në fakt në Kinë nuk mungojnë refugjatët si Tate dhe në programin e sotëm, do t'ju flas për refugjatët e huaj në Kinë.

Tate i tha gazetares se pak kohë pasi erdhi në Pekin ai u miqësua me shumë kinezë, të cilët nuk pyetën fare për prejardhjen e tij. Por gjatë qëndrimit në Kinë, refugjatët nuk kanë të drejtë punësimi, ndërsa strehimi dhe mjekimi sigurohen nga Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët. Sipas Tates, nëna e tij shkon çdo muaj në aeroportin e Zimbabvesë për të kërkuar pasagjerë për në Pekin me anë të të cilëve të mund t'i dërgojë të birit 100 dollarë. Për të ulur shpenzimet, Tate banon tani në shtëpinë e një miku në periferinë e Pekinit dhe punon fshehurazi në mënyrë të përkohshme, duke pritur informacione nga Komisioneri i Lartë për Refugjatët. Edhe pse në këtë gjendje, Tate ndjehet i sigurtë në Kinë. Ai tha se gjatë qëndrimit në Kinë nuk është diskriminuar për shkak të statusit të refugjatit.

Pas një pritjeje të gjatë, në qershor të vitit 2015, Tate u vendos në ShBA. Ai e falënderon Kinën, që i dha strehim të përkohshëm.

Në krahasim me Taten, që arriti të krijonte një jetë të re, 32 vjeçarja Anma është ende në pritje. Ajo mbërriti në Pekin nga Uganda në marsin e vitit 2014 gjithashtu me vizë turistike. Gjatë një interviste telefonike për gazetën kineze "Global Times", ajo tha se u detyrua të largohej nga vendlindja për shkak të kërcënimeve dhe keqtrajtimit politik nga partia opozitare. Në vitin 2015, ajo i paraqiti kërkesë zyrës në Kinë të Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët.

Punonjësit e Komisionerit të Refugjatëve do të verifikojnë arsyen e saj për strehim dhe vetëm pasi të kryejë intervistën Anma mund të fitojë statusin si refugjate. Anma po e pret këtë takim.

Sipas të dhënave statistikore të Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, deri në gushtin e vitit 2014, Kina ka pranuar gjithësej 310 mijë refugjatë, pjesa dërrmuese e të cilëve nga Vietnami, Kamboxhia dhe Laosi në fund të viteve '70-të dhe në fillim të viteve '80-të të shekullit të kaluar. Tani Kina nuk është destinacioni i preferuar nga refugjatët, por vitet e fundit është shtuar pandërprerë numri i të huajve, që paraqesin në Kinë kërkesën për statusin si refugjat.

Duke i hedhur një vështrim gjendjes së refugjatëve të huaj në Kinë gjatë 5 vjetëve të fundit, gazetarja e gazetës kineze "Global Times" Lin Meilian zbuloi se numri i përgjithshëm i tyre nuk është shtuar, por numri i vendeve nga vijnë refugjatët është shtuar nga 9 në vitin 2010 në 29 në vitin 2014 dhe pjesa dërrmuese e tyre vjen nga Afrika. Sipas statistikave të Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, deri në vitin 2014, ndër kërkesat e paraqitura në Kinë, 202 erdhën nga Somalia, 113 nga Nigeria, 35 nga Pakistani, ndërsa nga Siria vetëm 5.

Në historinë e pranimit të refugjatëve nga Kina, refugjatët nga Vietnami, Kamboxhia dhe Laosi i përkasin rasteve të veçantë. Përveç një pjese që u riatdhesuan, të tjerët janë integruar në shoqërinë kineze. Pas atij kontingjenti refugjatësh, Kina ka kryer detyrimet ndërkombëtare sipas konventave përkatëse, nën ndërmjetësimin e Komisionerit të Refugjatëve. Në vitin 1982, Kina u pranua zyrtarisht në "Konventën mbi Statusin e Refugjatëve".

Nga të dhënat në faqen e zyrës në Kinë të Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, çdo person, që nuk është shtetas kinez mund të kërkojë statusin e refugjatit në territorin kinez. Në të kaluarën, kërkesa regjistrohej në zyrë vetëm duke paraqitur pasaportën, por për shkak të shtimit të kërkesave, tani regjistrimi realizohet vetëm me porosi. Refugjatët e huaj, pala kineze i trajton "njësoj si të huajt e zakonshëm në Kinë", ndërsa refugjatët e mitur mund të marrin edhe arsim në shkollat shtetërore kineze.

Zyra në Kinë e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët merr zakonisht 250 kërkesa në vit nga 30 vende të botës. Ka kërkues që gënjejnë për të fituar në mënyrë të paligjshme statusin e refugjatit, prandaj duhet kohë që zyra t'i verifikojë materialet e tyre. Sipas Ligjit të Aministrimit të Hyrje-Daljes nga Kina, gjatë periudhës së verifikimit, kërkuesit mund të marrin lejen e qëndrimit të përkohshëm në Kinë. Ata kërkues që nuk kalojnë verifikimin e zyrës, nuk mund të qëndrojnë në Kinë në mënyrë legale.

Refugjatët në Kinë përballen zakonisht me 3 opsione, riatdhesimi vullnetar, mbetje në vend dhe akomodimi në një vend të tretë. Zgjedhja më e mirë për refugjatët në Kinë është rruga e tretë dhe alternativa e parë është ShBA, që pasohet me Francën dhe Suedinë. Refugjatët nuk mund të vendosin vetë ku të shkojnë, as nëse dhe kur do të pranohen nga vendi pritës. (Wang Lei)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China