PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Cui Tiankai: Kina e zhvilluar, e dobishme për botën
2016-02-23 14:44:09 CRI Komenti juaj Printoni

Ditët e fundit, ambasadori i Kinës në SHBA Cui Tiankai botoi në gazetën amerikane "Wall Street Journal" artikullin me titull "Kina e zhvilluar, e dobishme për botën", ku shtjellohet ndikimi i zhvillimit të Kinës në realitetin botëror.

Pas hyrjes në vitin 2016, ekonomia globale vijon gjendjen e depresionit: tregu i aksioneve vazhdon rënien, vijon luhatja valutore në tregjet e reja, ndërsa çmimi i naftës ka rënë në nivelin më të ulët në 10 vjetët e fundit. Si ekonomia e dytë më e madhe në botë, Kina konsiderohet pa arsye nga disa njerëz si shkaktuese e rënies së ekonomisë globale, në këtë periudhë.

Lidhur me këtë, ambasadori Cui Tiankai shprehet në artikull se "pavarësisht vështirësive të shumta , ekonomia kineze ka ruajtur në përgjithësi rritjen e qëndrueshme, duke kontribuar në rimëkëmbjen e ekonomisë globale. Ai shtjellon pikëpamjen e vet në 4 drejtime :

Së pari, rritja e ekonomisë kineze është ende e shpejtë. Sipas të dhënave të Bankës Botërore, nga viti 2009 deri në vitin 2014, GDP-ja e Kinës është rritur mesatarisht çdo vit me 8.7%, përqindja e kontributit të GDP-së kineze në rritjen e ekonomisë globale arriti në 30%. Në të njëjtën periudhë, rritja mesatare e ekonomisë globale ishte vetëm 2%. Në vitin 2015, GDP-ja kineze u rrit me 6.9%, Kina vijon të jetë një nga vendet me rritjen më të shpejtë ekonomike në botë. Përmasat e klasës së mesme në Kinë janë zgjeruar shumë shpejt, duke u bërë një forcë e konsumit. Sipas raportit të fundit të pasurive globale të bërë nga Banka Zvicerane e Kredive, numri i klasës së mesme në Kinë ka arritur në 109 milionë vetë, duke tejkaluar 92 milionë të SHBA-së. Krahas këtyre, vëllimi i përgjithshëm i pasurive private kineze zë vendin e parë në Azi dhe vendin e dytë në botë, pas SHBA-së. Me shtimin e pandërprerë të kërkesave, shumë kompani të huaja planifikojnë zgjerimin në tregun kinez. Pak kohë më parë, kompania amerikane Starbucks shpalli hapjen e 2500 kafeneve të reja në Kinë në 5 vjetët e ardhshëm, me një shtim mesatar prej 500 kafeneshë në vit. Në këtë drejtim mund të themi se ekonomia kineze është bërë një shtyllë e rëndësishme e rritjes së ekonomisë botërore.

Së dyti, tani shumë njerëz shqetësohen për rënien e tregut kinez të aksioneve dhe zhvlerësimin e monedhës kineze Renminbi. Është fakt që tregu kinez i aksioneve duhet të përsoset më tej, por për një kohë të gjatë, lëkundja në tregun e aksioneve nuk do të dëmtojë ekonominë kineze. Tregu kinez i aksioneve ndodhet ende në etapën e zhvillimit, vëllimi i tregut zë vetëm 30% të GDP-së, paqëndrueshmëria e tregut nuk do të thotë se ekonomia kineze ka hyrë në gjendjen e depresionit.

Kohët e fundit, media të ndryshme i kanë kushtuar shumë vëmendje zhvlerësimit të Renminbi-së, madje disa prej tyre pretendojnë se qeveria kineze përpiqet të nxitë eksportin nëpërmjet zhvlerësimit të Renminbi-së. Ky pretendim është i gabuar. Zhvlerësimi i Renminbi-së shkaktohet nga ngadalësimi i rritjes së ekonomisë kineze, ndërsa një arsye kryesore është që vitin e kaluar, qeveria kineze nisi fazën e re të reformës së kursit të këmbimit, me qëllim që të luhet një rol më vendimtar i tregut në kursin e këmbimit të Renminbi-së, por kjo nuk ka lidhje me nxitjen e eksportit.

Së treti, kërkesat e Kinës për mallra janë ende të shumta. Nga janari deri në nëntor të vitit të kaluar, Kina importoi 112 milionë tonë drithëra, ky vëllim u shtua me 27.3% në krahasim me vitin 2014. Kina është blerësja kryesore e produkteve bujqësore të SHBA-së dhe ka blerë 25% të sojës dhe 40% të pambukut të këtij vendi. Në vitin 2015, vëllimi i importit të naftës në Kinë u shtua me 8.8%.

Së katërti, reforma e strukturës ekonomike do t'i sjellë ekonomisë kineze një perspektivë më të ndritshme duke krijuar më shumë shanse për ekonominë globale. Pas shpërthimit të krizës financiare në vitin 2008, Kina nxorri planin e nxitjes ekonomike me përmasa të mëdh, duke luajtur një rol të rëndësishëm për ndalimin e rënies së thellë të ekonomisë globale, por njëkohësisht ky plan ka shkaktuar prodhimin e tepërt dhe pabarazinë e strukturës ekonomike, që shkaktoi ngadalësimin e rritjes së ekonomisë kineze. Për të ndryshuar këtë gjendje, qeveria kineze vendosi të bëjë reformën e strukturës për një zhvillim të vazhdueshëm ekonomik.

Në fund të artikullit të ambasadorit Cui Tiankai thuhet se një Kinë e lulëzuar do t'i sjellë botës dobi dhe si dy ekonomitë më të mëdha në botë, Kina e SHBA-ja mund të luajnë një rol të rëndësishëm për të nxitur së bashku rritjen e vazhdueshme të ekonomisë botërore. (Fani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China