20160210JIAOYU |
Ditët e fundit, një delegacion shqiptar i fushës së arsimit vizitoi Kinën. Në një intervistë për CRI shqip, sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve të Shqipërisë, Plarent Ndreca flet për marrëveshjen midis Universitetit të Tiranës dhe Universitetit të Gjuhëve të Huaja të Pekinit, me synim nxitjen e shkëmbimeve akademike. Me ftesë të drejtores së zyrës së gjuhës kineze (Hanban) Xu Lin, zoti Ndreca vizitoi Universitetin e Pekinit, Universitetin e Gjuhëve të Huaja të Pekinit, Universitetin Nankai në Tianjin, Universitetin Fudan dhe Unversitetin Normal të Kinës Lindore, në Shangai.
Ndreca veçoi përshtypjet nga Universiteti i Gjuhëve të Huaja të Pekinit ku dëgjoi këngën e bukur shqip "Mirëmëngjes", të interpretuar nga studentët kinezë.
Edhe drejtori i Institutit Konfuci në Universitetin e Tiranës Erion Malaj, i cili ka vizituar Universitetin e Gjuhëve të Huaja të Pekinit shprehu falendrime për studentët kinezë, duke i cilësuar ata si ambasadorë të kulturës shqiptar në botë. Malaj vlerësoi nivelin e gjuhës shqipe të studentëve kinezë, duke u shprehur se dhe në Tiranë është vështirë të dëgjosh një shqipe kaq të pastër.
Në vazhdim ju ftojmë të ndiqni intervistën që gazetarja jonë Zhang Zhuo realizoi nëpërmjet telefonit me Plarent Ndrecën dhe Erion Malajn. (Çang Çuo)