PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Magnatët globalë të parkut tematik i kushtojnë rëndësi tregut kinez
2016-02-05 10:18:56 CRI Komenti juaj Printoni

Në "Raportin e zhvillimit të sektorit global të parkut tematik për vitin 2015" të publikuar ditët e fundit u vu në dukje se GDP-ja mesatare për frymë e Kinës ka kaluar 7000 dollarët, kërkesat e kinezëve për argëtim janë shtuar dita-ditës dhe në disa vjetë të ardhshëm, parqet tematike pritet të zhvillohen shpejt në Kinë.

Tani 3 parqet kryesore tematike globale – Disneyland, Legoland dhe Universal Studios kanë hyrë në Kinë. Ndër të cilët, parku Disneyland në Shangai, që tërheq vëmendjen më të lartë do të hapet më 16 qershor të këtij viti. Parku Legoland pranë Grupit Merlin do të hapet në pranverën e këtij viti në Shangai. Parku Universal Studios në Pekin planifikohet të presë vizitorë në vitin 2019. Ky park ka një sipërfaqe prej 1.2 kilometrash katrore dhe është 2 herë më i madh se parku Universal Studios, në Osaka të Japonisë, si dhe 5 herë më i madh se ai në Singapor. Konsumatorë kinezë presin me padurim hapjen e këtyre parqeve të famshme tematike globale në vendin e vet:

"Ndër këta parqe tematike, më pëlqen më shumë parku Universal Studios."

"Dua të vizitoj Disneyland në Shangai. Kam qenë në Disneyland në Hong-Kong kur isha i vogël, kjo është një eksperiencë e bukur në fëmijërinë time."

"Jam në pritje të parkut tematik Legoland. Kam parë në dyqan sende të ndryshme të bukura të ndërtuara me lodrat Lego, jam i mendimit se ky park tematik është shumë interesant."

Në "Raportin e zhvillimit të sektorit global të parkut tematik për vitin 2015" thuhet se kur GDP-ja mesatare për frymë arrin në 5000 dollarë, në një vend rritet kërkesa për argëtim. Në vitin 2015, GDP-ja mesatare për frymë në Kinë kaloi 7000 dollarët. Eksperti turistik Liu Simin shprehet se sektori i parkut tematik po zhvillohet shpejt në Kinë, ardhja e magnatëve ndërkombëtarë do të nxitë gjallërinë e tregut:

"Ardhja e magnatëve ndërkombëtarë të parkut tematik në Kinë do të rritë konkurrencën e tregut, por tregu kinez po rritet shpejt, këto marka ndërkombëtare do të vendosin një standard të ri të lartë në nxitje të zhvillimit të përbashkët të sektorit."

Sipas Liu Siminit, vitet e fundit, parqet tematike të Kinës kanë pasur shumë përparime, por në krahasim me markat ndërkombëtare, mungojnë ende risia dhe ndikimi. Ai thotë:

"Parqet tematike të vendit si Huanlegu, Fangte etj. duhet të bëjnë më shumë përpjekje në drejtim të risive, për të zgjeruar më tej përmasat e parkut dhe ndikimin e markës."

Konsumatorë kinezë i kushtojnë vëmendje parkut tematik. Ata shprehen:

"Më pëlqen një park tematik klasik dhe me risi."

"Në park duhet të kenë projekte me teknologji të lartë si për shembull film 4D etj."

"Personazhet në film në parqet Disneyland, Legoland dhe Universal Studios më tërheqin më shumë."

Liu Simin vuri në dukje se pasi u bë fuqia kryesore e konsumit, brezi i të rinjve të lindur në vitet 80' e 90' të shekullit të kaluar, tregu kinez i parkut tematik ka hyrë në rrugën e zhvillimit të shpejtë:

"Park tematik është një vend argëtimi, që mund ta vizitojmë herë pas here dhe tërheq shumë familjet me 3 ose 4 anëtarë, si dhe të rinjtë nga mosha 20-35-vjeçare. Me ngritjen e nivelit të jetesës së kinezëve, të rinjtë kanë ndryshuar pikëpamjen e konsumit dhe dëshirojnë të harxhojnë para në fushën e argëtimit. Kjo prirje do të nxitë zhvillimin e sektorit të parkut tematik në Kinë." (Fani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China