PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina paralajmëron ShBA-në se po rrit tensionet në Detin Jugor
2016-02-04 14:21:06 CRI Komenti juaj Printoni

Qeveria kineze i paralajmëroi dhe një herë Shtetet e Bashkuara për dërgimin e një prej anijeve ushtarake 12 milje detare larg një ishull kinez në Detin Jugor.

Ministria kineze e Mbrojtjes njoftoi në fundjavë se destrojeri amerikan i raketave, Curtis Wilbur, lundroi në një zonë 12 milje detare larg nga ishulli Zhongjian Dao i arkipelagut Xisha pa autorizim.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes Yang Yujun:

"Veprimi i ShBA-së ka shkelur rëndë ligjin kinez, ka sabotuar paqen, sigurinë dhe rendin në ujërat territoriale duke dëmtuar paqen dhe stabilitetin e rajonit. Ministria e Mbrojtjes e kundërshton me vendosmëri këtë veprim."

Ministria e Mbrojtjes thotë se pas futjes së luftanijes amerikane të shtunën në ujërat territoriale të Kinës, marina, avionët luftarakë dhe trupat kineze të dislokuar në ishull morën masa të menjëhershme për të identifikuar dhe verifikuar veprimin e ushtrisë amerikane si dhe i kërkuan destrojerit të largohej.

Ky është incidenti i fundit në një seri të tillësh hapash të ndërmarrë nga pala amerikane nën të ashtuquajturin parimi i "lirisë së lundrimit".

ShBA-ja ka dërguar disa herë luftanije ose avionë në ujërat territoriale dhe hapësirën ajrore të Kinës që nga fundi i vitit të kaluar.

Në tetor, marina amerikane dërgoi destrojerin e raketave Lassen në një zonë 12 milje detare nga larg ishujve Nansha.

Dhe në dhjetor, dy avionë bombardues amerikanë fluturuan në hapësirën ajrore mbi një ishull të kontrolluar nga Kina.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes Yang Yujun thotë se këto veprimeve janë të rrezikshme për trupat ushtarake të të dy vendeve.

"Për shumë vjet, pala amerikane ka ndërmarrë masa për të siguruar lirinë e lundrimit të anijeve dhe avionëve të të gjitha palëve, por ajo vazhdimisht dërgon anije dhe avionë në hapësirën territoriale dhe ujërat detare të Kinës pavarësisht kundërshtimit të Pekinit, duke shkuar afër përplasjes së trupave të të dy vendeve. Ky veprim i ShBA-së është tej mase joprofesional dhe i papërgjegjshëm për sigurinë e trupave të të dy palëve dhe mund të shkaktojë pasoja tejet të rrezikshme."

Ministria e Jashtme i bëri gjithashtu thirrje palës amerikane t'i bindet ligjit të Kinës dhe të mos nënvlerësojë besimin e ndërsjellë, paqen dhe qëndrueshmërinë e rajonit.

Gjatë vizitës së sekretarit amerikan të Shtetit John Kerry në Pekin javën e kaluar, të dy palët përsëritën qëndrimin se mosmarrëveshjet territoriale duhet të zgjidhen në rrugë paqësore përmes dialogut dhe konsultimeve.

Analistët ushtarakë mendojnë se lundrimi i një luftanije amerikane në ujërat territoriale kineze do të rigjallërojë tensionet në Detin e Kinës Jugore dhe do të nxitë me shumë vende që kanë pretendime territoriale ta sfidojnë Kinën.

Në një lëvizje të fundit lidhur me atë që e quan "Liri të lundrimit", Marina amerikane dërgoi të shtunën pa autorizim destrojerin "Curtis Wilbur" 12 milje detare brenda Zhongjiandao-s, në zinxhirin e ishujve Xisha.

Incidenti ndodhi vetëm disa ditë pasi komandanti i Flotës së Paqësorit të ShBA-së Harry Harris u zotua për të vazhduar kundërvënien ndaj qëndrimit të Pekinit lidhur me Detin e Kinës Jugore, gjatë një fjalimi në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare në Uashington.

Vëzhguesi ushtarak kinez Song Zhongping thotë se një nga qëllimet e ShBA-së është të rikthejë tensionin në rajon:

"Është e qartë se provokimi kishte për qëllim futjen e rajonit të Detit të Kinës Jugore në kaos përsëri, dhe pritet ta ndihmojë ShBA-në të përfitojë nga përshkallëzimi i tensioneve."

ShBA-ja ka dërguar luftanije ose avionë në ujërat ose hapësirën ajrore kineze disa herë që nga fundi i vitit të kaluar.

Liang Fang, nga Universiteti i Mbrojtjes Kombëtare i Ushtrisë:

"Uashingtoni synon të testojë Pekinin në lidhje me çështjen detare. Kina duhet të vazhdojë planin e saj të ndërtimit në Detin e Kinës Jugore dhe të marrë kundërmasa të mëtejshme në rast provokimi. Është logjike se nëse luftanijet amerikane hyjnë në ujërat e demarkuar nga Kina në ishujt Xisha ato do të bëjnë të njëjtën gjë edhe me ishujt Nansha ku deri tani nuk janë shënuar vijat kufitare."

Profesor Liang thotë se ringjallja e tensioneve do të nxitë ShBA-në të japë mbështetje për disa nga vendet që kanë pretendime territoriale ndaj Kinës në Detin Jugor.

Pas futjes së luftanijes amerikane të shtunën në ujërat territoriale të Kinës, marina, avionët luftarake dhe trupat kineze të dislokuar në ishull marrë masa të menjëhershme për të identifikuar dhe verifikuar veprimin e ushtrisë amerikane.

Liang Fang mbrojti masat e marra nga trupat kineze.

"Cdo anije duhet të marrë leje përpara se të hyjë në ujërat territoriale të një vendi të huaj. Një vend mund të zgjedhë të mos ratifikojë Konventën e OKB-së për Ligjin e Detit. Por kjo nuk do të thotë se ky vend mund të sfidojë ligjin dhe të dërgojë anijet e veta në ujërat territoriale të vendeve të tjera pa autorizim."

Në të njëjtën kohë, profesor Liang Fang thotë se Kina duhet të vazhdojë me planin e ndërtimeve në Detin Jugor dhe të marrë masa të tjera kundërvepruese në rast të ndonjë provokimi tjetër.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China