20160203ZhEnbo |
Bashkëkohës i Dritëro Agollit e Ismail Kadaresë, mik i Xhevahir Spahiut e Spiro Dedes, përkthyesi dhe shkrimtari kinez Zheng Enbo flet për ta, sikur t'i kishte vëllezër.
Sot një 77 vjeçar zoti Zhen me emocion kujton vitet e studimit të gjuhës shqipe në Tiranë, miqësinë me poetët dhe letrarët shqiptarë, përvojën e tij si gazetar i të përditshmes kineze "Renminribao", si dhe përkthimet e letërsisë shqipe në kinezisht.
Në prag të Vitit të Ri Kinez, Zheng Enbo përmes një interviste dhënë gazetares së CRI shqip, Eda Merepeza rrëfen lidhjen e tij të përjetshme me Shqipërinë.