PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Qetësia e Kinës përballë kërcënimeve të spekulatorëve
2016-02-01 09:05:23 CRI Komenti juaj Printoni

Ditët e fundit, në tregun ndërkombëtar të kapitaleve mbizotëron një tymnajë e dendur, ku dikush zmadhon me zë të lartë rënien e ekonomisë kineze dhe ndonjë tjetër pretendon haptazi ta spekulojë me aksione e valutë në tregun aziatik. Spekuluesit janë kaq të përfshirë në këtë histori, sa duket sikur zotërojnë gjithë botën.

Si palë kryesore e kësaj ngjarjeje, qeveria kineze tregohet e qetë dhe vazhdon t'i kushtojë vëmendje reformës strukturore. Nga buron qetësia dhe guximi i Kinës ? Në programin e sotëm do të flasim për këtë.

Javën e kaluar gjatë takimit vjetor të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, investitori i njohur amerikan George Soros pretendoi hapur se si pasojë e ngadalësimit të rritjes ekonomike, ngarkesës së borxheve dhe e tërheqjes së investimeve të huaja, ekonomia kineze do ta ketë të vështirë të shmangë "rënien e fortë" dhe Kina do të acarojë deflacionin global.

Ky konkluzion i Sorosit, i bazuar gjoja në vëzhgime, përfaqëson mendimin e një numri të konsiderueshëm spekuluesish, por këndvështrimi i tyre është shumë i turbullt.

Vitin e kaluar, pavarësisht nga presionet brenda e jashtë vendit, Kina realizoi rritjen ekonomike prej 6.9% dhe vëllimi i përgjithshëm i PPB-së u shtua 4 trilionë juanë (afro 608.4 miliardë dollarë amerikanë) në krahasim me vitin 2014, vetë vëllim i shtuar kaloi vëllimin e përgjithshëm të PPB-së të Suedisë apo të Argjentinës. Në vitin 2015, kontributi i Kinës për rritjen e ekonomisë botërore kaloi 25%.

Po më 2015, turistët kinezë shpezuan mbi 1 trilion juanë jashtë vendit, gjë që nxiti drejtpërdrejt rritjen e tregut botëror. Ndërkohë, investimet kineze jashtë vendit kaluan 735 miliardë juanë (afro 111.8 miliardë dollarë amerikanë), ose u shtuan 14.7% në krahasim me ato në vitin 2014, që furnizuan përmes burimesh të pandërprera rimëkëmbjen e ekonomisë botërore.

Duket qartë se në sajë të vëllimit të përgjithshëm kolosal, ekonomia kineze ka ruajtur rritjen e konsiderueshme, pavarësisht nga rënia e vogël në ritmin e rritjes. Faktet tregojnë se Kina nuk eksportoi deflacionin, përkundrazi, ajo furnizoi kërkesat dhe kapitalet, që janë shumë të shtrenjta për tregun global, duke krijuar shanse tregtare dhe vende pune. Nuk është e vështirë të imagjinohet se pa kontributin e ekonomisë kineze, me sa vështirësi do të përballej ekonomia botërore dhe sa e rëndë do të ishte gjendja e deflacionit. Kina meriton të vlerësohet si burim i pasurive dhe i shanseve të ekonomisë botërore.

Duke folur për temën që kush nxit recesionin e ekonomisë botërore, parneri i dikurshëm i Sorosit dhe bashkënismëtari i Fondit "Quantum", Jim.Rogers i tha ditët e fundit agjencisë Bloomberg se burimi i vërtetë i telasheve të ekonomisë globale është politika monetare e Sistemit të Rezervës Federale të ShBA-së si dhe fryerja e borxheve të qeverisë amerikane. "Kina, ashtu si të gjitha vendet e tjera, është viktimë." tha Rogers.

Sipas raportit të fundit të publikuar nga Konferenca e OKB-së për Tregtinë dhe Zhvillimin, vitin e kaluar nën presionin e përgjithshëm për ekonomitë e reja, Kina thithi investime të huaja të drejtpërdrejta prej 136 miliardë dollarësh amerikanë, duke pasur një rritje prej 6% dhe duke zënë vendin e tretë në botë. Me të dhëna të tilla, nuk vlen të hidhet poshtë e ashtuquajtura "tërheqja e kapitaleve nga Kina".

Në fakt, me përmirësimin e strukturës së ekonomisë, Kina po drejton një pjesë kapitalesh të rrjedhin jashtë. Nga të dhënat statistikore del se vitin e kaluar, kapitalet e huaja në manifakturën kineze shënuan rënie, por njëkohësisht investimet e huaja në degët e shërbimeve kanë ruajtur rritjen e fuqishme, kështu vëllimi i përgjithshëm i thithjes së investimeve të huaja arriti rekord historik në vitin 2015.

Nga të gjitha faktet e sipërpërmendura del se me rritjen e qëndrueshme të ekonomisë, vitalitetin në novacion, përqindjen relativisht të lartë të punësimit dhe me nivelin e lartë të shfrytëzimit të investimeve të huaja, Kina, ekonomia e dytë në botë, s'ka mundësi të "bjerë fort".

Profesori i Universitetit Tsinghua, Li Daokui, që studion ekonominë kineze dhe atë botërore i tha shtypit ditët e fundit se mendimi pesimist i Sorosit mbi ekonominë kineze nuk përputhet fare me faktet, pa përfillur gjendjen konkrete të Kinës. "Nëse Sorosi do të ngulë këmbë të spekulojë në tregun kinez, ai do të pësojë humbje pa tjetër. Si mik i tij, kam merak për të," shtoi profesori Li.

Ekonomistja Chen Fengying që merret me ekonominë botërore në Insitutin Kërkimore të Marrëdhënieve Moderne Ndërkombëtare të Kinës i tha gazetarit të Agjencisë Hsinhua se operacionet në tregun e kapitaleve kryhen më mënyrë të shpejtë dhe të fshehtë, por tani disa spekulatorë propagandojnë kudo qëllimin e tyre të hapur, madje dhe dredharak ndaj tregut kinez, prandaj duhet të jetë në vigjilencë për qëllimin e vërtetë të spekulatorëve, të kundërt.

Sigurisht, në ekonominë kineze ekzistojnë problemet strukturore, por problemet shndërrohen në motiv nxitës së progresit të Kinës. Aktualisht, duke ndjekur problemet, qeveria kineze po thellon reformat strukturore në palën e furnizimit, duke zbatuar masa konkrete për tretjen e kapacitetit të tepruar të prodhimit, për transformimin e financave dhe taksave, për rregullimin e strukturës së industrive dhe për thjeshtimin e administrimit e decentralizimin. Të gjitha këto masa kryhen në kuadër të reformës, që pritet të çlirojë më shumë energji për zhvillimin ekonomik.

Në fakt ka ende shumë persona që mbajnë qëndrimin racional ndaj Kinës. Heather Alnord, që administron një fond prej 42 miliardë dollarësh amerikanë u shpreh se me kthimin e ekonomisë kineze në sektorin e shërbimeve, ngadalësimi i rritjes ekonomike është një dukuri normale gjatë periudhës kalimtare. Janë të tepërta shqetësimet mbi zhvlerësimin e monedhës kineze RMB dhe si rrjedhojë zhvlerësimin e monedhave të tjera. Kryeekzekutivi i kompanisë gjermane Siemens, Siegfried Russwurm është i mendimit se Kina, si një nga tregjet më të mëdha në botë, ka perspektivë të ndritur, pavarësisht nga disa faktorë aktualë të pafavorshëm. Për Siemensin, tregu kinez ka pasur rritje të konsiderueshme.

Në fakt, thëniet mbi rënien e ekonomisë kineze shfaqen në fillim të çdo viti, gjë që pasqyron keqkuptimet e një pjese të opinioneve për ekonominë kineze. Me konkretizimin gradual të masave të ndryshme të reformës në Kinë, hapësira për spekulime në tregun kinez të kapiteleve pritet të kufizohet shumë. (Wang Lei)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China