20150127IntervistaM.Trebicka |
Manjola Camuset Trebicka u nderua vitin e kaluar nga Republika Franceze me titullin e lartë "Chevalier des Palmes Academiques" (Kalorës i Palmave Akademike) për kontributin e dhënë në fushën e kulturës dhe arsimit. Para pak ditësh ajo i dhuroi publikut të Tiranës një recital, që u prit me interes, duke hapur rrugën e rikthimeve të tjera artistike të Manjolës në vendlindje.
Në një bashkëbisedim me të pas nderimit me titullin e lartë, gazetarja Eda Merepeza zbulon ndjesitë e kësaj artisteje që tashmë ka jetuar gjysmën e jetës në Shqipëri dhe po kaq në Paris. Si ka ecur karriera e saj në kryeqytetin e artit botëror, Paris ? A ka ndikuar formimi pianistik në atdhe, në suksesin e mëtejshëm të Manjolës ? Si qytetare e Parisit çfarë përjetoi ajo pas sulmeve terroriste të nëntorit? Përgjigjet e këtyre pyetjeve i gjeni në rubrikën e CRI shqip "Intervista".