20160124jianzheng |
Ditët e fundit, Këshilli i Shtetit i Kinës publikoi kontingjentin e dytë të masave për thjeshtimin e administrimit dhe decentralizimin, me synim gjallërimin e tregut. Cilat janë këto masa të reformës ? Çfarë rezultatesh kanë pasur masat e mëparshme? Cilat janë vështirësitë në këtë drejtim? Në programin e sotëm, do t'ju flas për këtë temë.
Në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Shtetit të Kinës, që u mbajt më 13 janar, u vendos të zbatohen disa masa reformimi për thjeshtimin e administrimit dhe decentralizimin, duke përfshirë heqjen e mbi 150 aplikimeve administrative, si thjeshtimi i pagesës së taksave, shqyrtimi fillestar i emetimit të obligacioneve nga ndërmarrjet lokale, etj., heqja e 10 lejeve administrative, që frenojnë novacionin dhe sipërmarrjen, rregullimin e 192 shërbimeve ndërmjetëse, heqjen e regjistrimit të 61 licencave, si licenca e shitësve të automjeteve, e baristëve, e profesionistit të regjistruar të burimeve njerëzore etj.
Në kuadër të "liberalizimit" të mëtejshëm të administrimit, do të rritet edhe cilësia e administrimit. Në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Shtetit u propozua forcimi i sigurisë ligjore për masat e reformimit, duke i caktuar në formën ligjore rezultatet e reformës, si anulimin e lirimin e të drejtave të shqyrtimit, uljen e përgjithshme të kuotizacioneve etj.
Në mbledhje u vendos të rishikohen 66 rregullore administrative, duke qartësuar kompetencat e administrimit dhe të mbikëqyrjes të sektorëve, që të rritet efikasiteti i potencialit të ndërmarrjeve në zhvillim e novacion.
Thjeshtimi i administrimit dhe decentralizimi janë ndër fjalët më të njohura për kinezët në fushat politike e ekonomike të Kinës. Pas marrjes së postit, kryeministri Li Keqiang premtoi se qeveria e kësaj legjislature do të pakësojë 1/3 të mbi 1700 shqyrtimeve administrative të sektorëve të ndryshëm të Këshillit të Shtetit. Ai e realizoi objektivin 5 vjeçar brenda dy vjetëve. Gjatë këtyre dy vjetëve, Këshilli i Shtetit ka anuluar me radhë ose ka decentralizuar mbi 800 shqyrtime administrative dhe ka deklaruar heqjen e 211 licencave profesionale. Vetëm gjatë vitit 2015, Këshilli i Shtetit publikoi 55 dokumente përkatëse dhe në 1/3 e mbledhjeve përfshihet kjo temë, gjë që shënon thellimin e reformës mbi thjeshtimin e administrimit dhe decentralizimin. Në fillim të vitit 2016, në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Shtetit u fokusua përsëri te thjeshtimi i administrimit dhe decentralizimi, që tregon se reforma nxitet në mënyrë më të thellë dhe më sistematike.
Nxitja e vazhdueshme e gjallërisë së tregut ka qenë një nga preokupimet e kësaj legjislature të qeverisë kineze. Kryeministri Li Keqiang flet shpesh për thjeshtimin e administrimit, decentralizimin, bashkimin e liberalizimit me kontrollin dhe përmirësimin e shërbimeve.
Këto reforma në nivelin e sistemit për ndryshimin e kompetencave kanë për qëllim në fund të fundit liberalizimin e subjekteve të tregut dhe fuqizimin e tyre. Njëkohësisht, me pakësimin e shqyrtimit e miratimit administrativ dhe forcimin e mbikëqyrjes e kontrollit, do të krijohet një rend më i drejtë dhe më i barabartë i tregut dhe do të nxitet gjallëria e vazhdueshme e zhvillimit ekonomik. Pa gjallërimin e tregut, nuk mund të flitet as për reformin në palën furnizese.
Duke u hedhur një vështrim masave të thjeshtimit të administrimit dhe të decentralizimit, thelbi përputhet me thirrjet e subjekteve të tregut dhe në përgjigje me kërkesat e gjallërisë së tregut. Pjesa dërrmuese e masave kanë lidhje të ngushtë me investimet e ndërmarrjeve, me menaxhimin e prodhimin, si dhe me nxitjen e punësimit. Këto masa janë zbatuar zakonisht nga administratat në rang provincash, qytetesh e distriktesh, që janë më afër me prodhimin dhe jetesën e banorëve dhe krijojnë lehtësi për banorët e thjeshtë, veçanërisht për ata të rinj në sipërmarrje.
Në të kundërt të dobësisë së ekonomisë tradicionale, tani në Kinë sipërmarrja masive dhe inovacioni janë në lulëzim. Vetëm gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2015, u regjistuan 6 milionë e 850 mijë subjekte të reja në treg, ose u shtua 5.4% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2014. Ndërkohë, kapitalet e tyre të regjistruara kaluan 12.9 trilionë juanë, shifër kjo e rritur me 38.4% në krahasim me gjysmën e parë të vitit 2014.
Më e rëndësishmja është se ekonomia kineze ka ruajtur qëndrueshmërinë e përgjithshme në vitin 2015, pavarësisht nga shumë faktorë të pasigurt brenda e jashtë vendit. Të gjitha këto pasohen pak a shumë nga reformat në thjeshtimin e administrimit dhe decentralizimin.
Përvoja e Kinës gjatë mbi 30 vjetëve ka vërtetuar më së njëherë se zbatimi normal i reformave varet kryesisht nga vetë qeveria, duke e shndërruar veten në institucionin që përqëndrohet te shërbimet publike dhe duke shfrytëzuar plotësisht rolin vendimtar të tregut. 2016 është viti i parë i planit të 13-të pesëvjeçar dhe reforma e Kinës do të hyjë gjithashtu në periudhën më të vështirë. Në këtë rrethanë, thjeshtimi i administrimit dhe decentralizimi do të mbeten roli kryesor i reformës.
Për thjeshtimin e administrimit dhe decentralizimin duhen vendosmëri dhe guxim për kapërcimin e pengesave, por ngirjtja e cilësisë së mbikëqyrjes dhe të kontrollit ka nevojë për më shumë aftësi dhe kohë. Qeveria duhet të jetë e ekuilibruar në marrëdhëniet midis "liberalizimit", "kontrollit" dhe "shërbimit", që të krijojë një model të ri të administrimit në Kinë. (Wang Lei)