PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kule: Shpresoj nxitjen e bashkëpunimit arsimor Kinë – Shqipëri
2016-01-21 11:18:13 CRI Komenti juaj Printoni

Rektori i Universitetit të Tiranës Dhori Kule dhe një delegacion arsimor nga Shqipëria zhvilluan së fundi një vizitë në Kinë me ftesë të drejtores së përgjithshme të Institutit Konfuci (Hanban) Xu Lin.

Instituti Konfuci i Shqipërisë u hap në vitin 2013 si pjesë e Universitetit të Tiranës. Tani pas dy vjetësh, instituti ka luajtur një rol të rëndësishëm për shkëmbimet kulturore midis Kinës dhe Shqipërisë.

Delegacioni shqiptar pati mundësinë për të vizituar pesë universitete kineze në Pekin, Tianjin dhe Shangai. Kur vizitoi selinë qendrore të Institutit Konfucit, drejtorja Xu Lin zhvilloi një takim me rektorin e UT-së, Dhori Kule.

Të dyja palët biseduan mbi zgjerimin e shkëmbimeve si dhe angazhimin e përbashkët në projekte të rëndësishme, përfshirë përgatitjen e mësuesve shqiptarë të Institutit Konfuci të Universitetit të Tiranës.

Rektori Kule tha se deri tani Universiteti i Tiranës ka dy marrëveshje me Universitetin e Gjuhëve të Huaja të Pekinit dhe me Universitetin e Nanjing-ut. Gjatë qëndrimit në Pekin ai vizitoi Universitetin e Gjuhëve të Huaja të Pekinit dhe bisedoi me studentët kinezë që mësojnë gjuhën shqipe.

Ai shprehu falënderime për studentët kinezë dhe vlerësoi nivelin e tyre të shqipes. Zoti Kule tha se kjo vizitë është shumë e rëndësishme për Universitetin e Tiranës dhe shpreson se ajo do të mund të nxisë bashkëpunimin e mëtejshëm në fushën e arsimit midis Kinës dhe Shqipërisë.

Dëgjoni tani intervistën që korrespondentja e CRI Shqip Zhang Zhuo zhvilloi me zotin Dhori Kule. (Çang Çuo)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China