PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Ekonomia kineze funksionon me qëndrueshmëri
2016-01-21 09:19:06 CRI Komenti juaj Printoni

Sekretari i përgjithshëm i Komitetit Kombëtar të Zhvillimit e të Reformës të Kinës Li Pumin u shpreh të martën në Pekin se në vitin 2015, ekonomia kineze ishte e qëndrueshme dhe parashikohet që rritja vjetore të jetë rreth 7% në përputhje me objektivin e rritjes, të parashikuar në fillim të vitit 2015. Sipas tij, në vitin 2016, Kina do të forcojë reformën e strukturës ekonomike dhe do të shpejtojë përgatitjen e energjive të reja të zhvillimit për të krijuar sistemin e ri e të hapur ekonomik.

Në konferencën e shtypit të organizuar nga Komiteti Kombëtar i Zhvillimit e i Reformës të Kinës, Li Pumin u shpreh se mund të realizohen objektivat kryesore të parapërcaktuara në qarkullimin ekonomik në vitin 2015:

"Në 9-mujorin e parë të vitit 2015, GDP-ja e Kinës u rrit me 6.9% dhe parashikohet që rritja vjetore të arrijë në rreth 7%. Punësimi është në nivel të qëndrueshëm, ndërsa në 11 mujorin e parë u shtuan në qytet 12 milionë e 51 mijë vende pune. Parashikohet që në tërë vitin, ky numër të arrijë në rreth 13 milionë. Çmimi i mallrave ka ruajtur një nivel të qëndrueshëm, pasi në vitin 2015, çmimi i konsumit të banorëve u rrit me 1.4% në krahasim me vitin 2014. Në 9 mujorin e parë, të ardhurat mesatare për frymë në mbarë vendin u shtuan me 7.7% , duke tejkaluar rritjen ekonomike."

Në vitin 2015, në fushën e investimeve në pasuri të paluajtshme, të risive, të përmirësimit të strukturës ekonomike etj. ka shumë arritje. Vitin e kaluar, u shqyrtuan e u miratuan 280 projekte të investimeve në pasuri të paluajtshme, vëllimi i përgjithshëm i investimeve i kaloi 25 trilionë juanë. Çdo ditë u regjistruan më se 10 mijë ndërmarrje të reja. Përqindja e sektorit të shërbimit në GDP kaloi për herë të parë 50%. U realizua objektivi i kursimit të energjisë e i mbrojtjes së mjedisit. Janë realizuar në përgjithësi 24 treguesit kryesorë për zhvillimin ekonomik e shoqëror të përcaktuar në "Planin e 12-të 5-vjeçar" duke krijuar një bazë të mirë të zhvillimit ekonomik e shoqëror gjatë "Planit të 13-të 5-vjeçar".

Duke folur për zhvillimin e ardhshëm, Li Pumin është i mendimit se ekonomia botërore do të vazhdojë të rregullohet, ndikimet negative të sjella nga ulja e vijueshme ekonomike kanë mundësi të duken më tej, por ekzistojnë ende shumë faktorë që pengojnë rritjen ekonomike. Ai shtoi se ekonomia kineze do të hasë më shumë vështirësi dhe duhet të ndërmerren masa për përballimin e tyre:

"Politika financiare duhet të bëhet më aktive dhe politika e qëndrueshme monetare duhet të shfaqë shkathtësinë e duhur për të ruajtur qarkullimin ekonomik në një sferë të arsyeshme. Duhet të forcohet reforma e strukturës dhe në bazë të zgjerimit të kërkesave,të ngrihet efektiviteti i sistemit të furnizimit duke përgatitur më shumë energji të reja të zhvillimit."

Vlen të përmendet se në vitin 2015, Kina shpejtoi hapat e transferimit teknik jashtë vendit të sektorëve të rëndësishëm të hekurudhave, të energjisë elektrike bërthamore etj. Nisi me radhë ndërtimi i hekurudhave Kinë-Indonezi, Kinë-Laos, Kinë-Tajlandë, Hungari-Serbi etj. me teknikën kineze. Njëkohësisht në fushën e energjisë elektrike bërthamore ka pasur shumë rezultate. Li Pumin tha:

"Nisi ndërtimi i projektit të gjeneratorit Nr.2 të energjisë elektrike bërthamore në Karaçi të Pakistanit, duke realizuar eksportin e teknikës së energjisë elektrike bërthamore të Kinës. Ndërmarrje kineze të energjisë bërthamore nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit me Britaninë e Argjentinën për të ndërtuar së bashku projekte të energjisë elektrike bërthamore. Kompania elektrike e Shangait fitoi kontratën e prodhimit të 6 gjeneratorëve të avullit për centralin bërthamor Kobergher të Afrikës së Jugut duke realizuar për herë të parë hyrjen e pajisjeve kryesore të energjisë elektrike bërthamore të Kinës në tregun ndërkombëtar."

Krahas këtyre, investimet kineze jashtë vendit janë shtuar me shpejtësi. Në 11 mujorin e parë të vitit 2015, investimet jofinanciare kineze jashtë vendit arritën në 104 miliardë e 130 milionë dollarë, duke u shtuar 16% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Li Pumin theksoi se në të ardhmen, Kina do të thellojë reformën e sistemit të shqyrtimit dhe të sistemit financiar, do të shpejtojë krijimin e sistemit të ri e të hapur ekonomik, duke forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar të prodhimit, për të nxitur rritjen ekonomike. (Fani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China