PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kinë, përpjekje për "ndryshimin cilësor" të tregtisë së jashtme
2016-01-21 09:18:07 CRI Komenti juaj Printoni

Eksporti ka shëbryer si një motor i rëndësishëm për mbështetjen e zhvillimit të ekonomisë kineze me shpejtësi të lartë. Por vitet e fundit, në fazën kyçe të ndryshimit të mënyrës së rritjes ekonomike, eksporti kinez ka shënuar rënie. Sipas të dhënave të Doganave të Përgjithshme të Kinës, në 11 muajt e parë të vitit 2015, vëllimi i përgjithshëm i eksportit të Kinës ishte 22,08 trilionë juanë, ose u ul 7.8% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Si pasojë e ngadalësimit të rimëkëmbjes së ekonomisë botërore, rritjes së proteksionizmit në tregtinë globale dhe e mungesës së kërkesave të brendshme, tregtia e jashtme e Kinës do të përballet me një gjendje të vështirë.

Si do t'i përballojë Kina këto sfida? Në programin e sotëm, do t'j flas për përpjekjet e Kinës për "ndryshimin cilësor" të tregtisë së jashtme.

***********

Vlen të theksohet një dukuri e re gjatë uljes së vazhdueshme të tregtisë së jashtme tradicionale, që është rritja e jashtëzakonshme e tregtisë elektronike ndërkufitare. Sipas zv/drejtorit të Drejtorisë së Tregtisë së Jashtme, pranë Ministrisë së Tregtisë të Kinës Wang Dongtang, në vitin 2015 tregtia elektronike ndërkufitare pati një rritje prej 30% në eksport dhe një rritje prej 70% në blerjen në treg, gjë që ka nxitur eksportin e kompanive të mesme dhe të vogla, duke kontribuar në qëndrueshmërinë e përqindjes së punësimit. Kompanitë kryesore kineze të tregtisë elektronike ndërkufitare realizojnë rritjen prej 40-50% në shitjen ndërkufitare me pakicë. Në vitin 2015, gjatë "11 nëntorit", pikut të blerjeve online të kinezëve, u bllokua depoja për eksport në qytetin Hangzhou, vendlindjen e grupit të njohur të tregtisë elektronike të Kinës, Alibaba.

Tregtia elektronike ndërkufitare konsiderohet si një nga mënyrat për nxitjen e tregtisë së jashtme. Krahas qytetit Hangzhou si zona eksperimentale komplekse për tregtinë elektronike ndërkufitare, tani në Kinë përcaktohen edhe 9 qytete të tjera eksperimentale për tregtinë elektronike ndërkufitare, duke përfshirë Shangai, Chonqing, Ningbo, Zhengzhou, Guangzhou, Shenzhen, Tianjin, Fuzhou dhe Pingtan. Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Shtetit u vendos përhapja më e gjerë e përvojës së Hangzhout në këtë drejtim dhe u paraqit qartë se do të krijohen zona të reja eksperimentale komplekse për tregtinë elektronike ndërkufitare, në krahinat lindore, të mesme dhe perëndimore, për ta bërë këtë degë motorin e ri të rritjes së tregtisë së jashtme të Kinës.

Sipas të dhënave statistikore të Ministrisë së Tregtisë të Kinës, tani në vend janë krijuar mbi 5 mijë platforma ndërkufitare, nëpërmjet të cilave, mbi 200 mijë kompani të tregtisë së jashtme kanë zhvilluar tregtinë elektronike ndërkufitare. Në gjysmën e parë të vitit 2015, vëllimi i përgjithshëm i tregtisë elektronike ndërkufitare kaloi 2 trilionë juanë dhe produktet ishin kryesisht celularë, pajisje, veshmbathje dhe produkte elektronike. Ministria e Tregtisë e Kinës parashikon që në vitin 2016, vëllimi i përgjithshëm i tregtisë elektronike ndërkufitare të Kinës do të arrijë në 6.5 trilionë juanë dhe në disa vite të ardhshëm, tregtia elektronike do të zërë 20% të tregtisë së jashtme të Kinës.

Studiuesi i Ministrisë së Tregtisë së Kinës Bai Ming tha se nën presionin e madh të brendshëm dhe të jashtëm, tregtia e jashtme e Kinës do të gjejë hapësirë të re zhvillimi në bazë të tregtisë elektronike ndërkufitare dhe kjo do të ndryshojë edhe statusin e Kinës në zinxhirin ndërkombëtar të manifakturës, që është ende në një nivel realitivisht të ulët.

*************

Më 7 janar, Këshilli i Shtetit i Kinës publikoi "Mendime mbi masat e përkrahjes së zonave kufitare në hapje dhe zhvillim", ku përmendet rregullimi i strukturës së tregtisë dhe përshtatja me nismën "Një brez, një rrugë" për nxitjen e zhvilimit të tregtisë në zonat kufitare. Pavarësisht nga zgjerimi i eksperimenteve të zonave komplekse të tregtisë elektronike ndërkufitare, apo përkrahjet ndaj ndryshimit të strukturës së tregtisë së jashtme në zonat kufitare, të gjitha këto janë "forcat e jashtme" për shtimin e kanaleve të tregtisë dhe për ndryshimin e mënyrës së tregtisë. Për nxitjen e rritjes së tregtisë së jashtme në mënyrë thelbësore dhe për realizimin e "ndryshimit cilësor" të tregtisë së jashtme të Kinës, duhen më shumë "forca të brendshme", që do të thotë më shumë përpjekje në cilësinë e produkteve të eksportuara.

Produktet kineze të eksportuara kanë qenë "problematike" për kinezët, pasi ato kanë qenë sinonim i "çmimit të ulët". Gjatë mbi 30 vjetëve, manifaktura kineze njihet në tregun ndërkombëtar vetëm për çmimin e ulët, jo për markat e njohura. Për botën perëndimore, ndikimet e produkteve kineze mbeten vetëm në tregtinë e porcelanit, të çajit dhe produkteve tradicionale. Në kohën e sotme, qytetarët e mbarë botës kanë më shumë kërkesë për produkte me cilësi të mirë, ndërsa produktet kineze me çmim të ulët nuk do të kenë më forcë konkurruese. Në këtë rrethanë, nuk është e papritur rënia në eksportin kinez.

Si mund të zgjidhet ky problem? Aktualisht, Kina zë vendin e parë në botë për kapacitetin e prodhimit, por mungojnë teknologjitë thelbësore dhe dizenjimi. Prej kohësh, "Made in China" zgjidhi problemin e mungesës, por nuk kishte bërë shumë kërkime në produktet me cilësi të mirë. Pra, forcimi i novacionit teknologjik, shtimi i investimeve në kërkime, inkurajimi për dizenjim, të gjitha këto janë masa të domosdoshme për shtimin e forcës konkurruese të produkteve kineze në tregun ndërkombëtar.

Me rritjen e konkurrueshmërisë në teknologji dhe në dizenjim, qeveria kineze duhet të rritë standardin e produkteve kineze, në përputhje me kërkesat e kohës. Vitin e kaluar, turistët kinezë në Japoni nxitonin të blenin kapak banje të prodhuar në Hangzhou të Kinës, gjë që ngjalli vëmendje të madhe të opinionit publik. Nga njëra anë, kjo tregon se Kina është në gjendje të prodhojë një pjesë produktesh me cilësi të mirë dhe nga ana tjetër, standardi kinez nuk është aq i lartë sa ai i huaj dhe produktet kineze të shitura në vend nuk janë në të njëjtën cilësi me ato të eksportuara. Gjatë mbi 30 vjetëve, manifaktura kineze u zhvillua duke patur si drejtim eksportin. Vetëm kur kinezët do të mund të gëzojnë edhe në vend produkte me cilësi të lartë, potenciali i manifakturës kineze do të jetë fuqizohet me të vërtetë.

Gjatë një inspektimi ditët e fundit në qytetin Chongqing, kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping vuri në dukje se aktualisht dhe në të ardhmen, faktori kryesor që frenon zhvillimin e ekonomisë kineze i përket palës furnizuese. Ky shpjegim përputhet edhe me gjendjen e produkteve kineze të eksportuara, që do të thotë, vetëm kur ngrihet cilësia e produkteve dhe e shërbimeve kineze dhe kur shtohen kanalet eksportuese, eksporti kinez do të realizojë "ndryshimin cilësor". (Wang Lei)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China