20160113-KOZ |
Lajmi i ndarjes nga jeta i legjendës së 'Rock and Roll'-it David Bowie pas humbjes së betejës me kancerin ngriti dallgë tronditëse në mbarë botën e muzikës.
Korrespodenti i CRI-së në Londër, Duan Xuelian raporton nga vendi i origjinës i këngëtarit, humbja e të cilit është ndjerë gjerësisht.
Të shumtë ishin tifozët e muzikës në Londër që u mblodhën për të nderur legjendën e muzikës David Bowie.
Lule dhe mesazhe u vendosën mbi një pllakë në Rrugën Heddon, e cila është në kopertinën e albumit "The Rise and Fall of Ziggy Stardust and the Spiders from Mars," i publikuar nga këngëtari në vitin 1972.
Heather Petty është një prej tifozëve të David Bowie-t:
"Është një prej vendeve të zgjedhura vetë nga ylli i muzikës. Është një çast kur ti do të gjesh një vend ku mund të mblidhen të gjithë. Kur kalon këtu të bie rasti të shohësh turistë që bëjnë fotografi. Unë dola në fotografi këtu dy javë më parë. Ai (David) është kolona zanore e jetës sime. U rrita dhe ndryshova me muzikën e tij dhe ai kishte shumë mendime të ndryshme. Sigurisht nuk më ka pëlqyer e gjithë puna e tij, por kjo është një gjë e mirë. Ai eksperimentonte dhe nuk iu trembej gjerave që nuk iu pëlqenin njerëzve; dhe kjo është ajo që më pëlqen më shumë tek ai; ai nuk merakosej," tha ajo.
Tifozët janë mbledhur gjithashtu për të nderuar legjendën e muzikës në Brixon, në jugun e Londrës, ku këngëtari, emri i vërtetë i të cilit ishte David Robert Jones, u lind.
Për ata që u rritën më muzikën e tij, David Bowie ishte më shumë se një idhull i muzikës. Rob Sadler është një tjetër tifoz:
"I pari që më lajmëroi ishte djali im më i vogël, ai është 17 vjeç dhe më tha: "Babi, heroi yt ka vdekur," dhe padyshim që unë u trondita. Edhe një 17-vjeçar e njeh muzikën e tij. Më pëlqen vetëm ideja e tij për të eksperimentuar. David asnjëherë nuk e prite se do të bëhej aq i famshëm me atë lloj përmbajtjeje dhe lirikash. Ai vishej në mënyrë tribale gjatë gjithë karrierës."
Ylli i rokut ka pasur ndikim jo vetëm në botën e muzikës, por edhe në atë të politikës dhe fesë. I shoqëruar nga kryepeshkopi i Canterbury-it për nderuar figurën e këngëtarit ishte dhe kryeministrit britanik David Cameron, i cili e përshkroi Bowie-n "një mjeshtër të rizbulimit" dhe një "gjeni."
"Sot ne jemi të pikëlluar për humbjen e një talenti të madh britanik. Fjala gjeni është e mbipërdorur, por unë mendoj se në fushën muzikore, krijuese dhe artistike David Bowie ishte një gjeni. David Bowie ishte një gjeni. Për shumë njerëz të moshës sime ai ka krijuar kolonat zanore të jetës sonë dhe që herën e parë që dëgjova 'Space Oddity' duke ndjekur atletët tanë që merrnin pjesë në të mrekullueshme Lojëra Olimpike e deri tek tensioni i këngës 'Hereos.'
Davie Bowie mori famë menjëherë pas daljes së albumit të tij të dytë "Space Oddity" në vitin 1969, duke hedhur dhe bazat e një artisti që eksperimentoi vazhdimisht të renë.
Dy ditë para vdekjes së tij, Bowie kremtoi përvjetorin e tij të 69-të me publikimin e albumit të ri, "Blackstar." Albumi u përshkrua si një dhuratë lamtumire nga ylli për legjionin e tifozëve të tij në mbarë botën. Kënga me të njëjtin titull hyri në Klasifikimin e Albumeve të Britanisë.
Lajmi i vdekjes së David Bowie-t u lajmërua në twitter dhe facebook. Edhe ylli i popit, Madonna njoftoi në twitter se ishte tronditur nga lajmi, ndërsa shtoi se Bowie ishte artisti i madh që i ndryshoi jetën dhe karrierën.
David Bowie ishte një ndër këngëtarët më të njohur të muzikës për disa dekada me radhë. Të premten më 8 janar u publikua albumi i tij i 25-të, pikërisht në 69 vjetorin e lindjes. Një dhuratë lamtumire për adhuruesit e muzikës së tij.
Viti i Ri kishte filluar vetëm para një jave dhe bota e muzikës kishte një arsye të madhe për të festuar: David Bowie i dhuroi muzikës dhe tifozëve të tij edhe një album, në 69 vjetorin e lindjes së tij. Bowie, i cili konsiderohet ndër artistët më të njohur të muzikës të shekullit të 20-të, do të mbetet i njohur për metamorfozat e shumta, sepse ai ka ndryshuar shumë shpesh stilin dhe imazhin e tij gjatë karrierës së gjatë.
Më 2013-ën u bë publik "The Next Day", disku i parë i Bowie-t që prej daljes së "Reality" në vitin 2003, që kritikët e kanë quajtur si një lloj reflektimi ndaj veprës së tij të deritanishme.
Por albumi i ri "Blackstar" ka arritur përmasa krejt të reja. Shikimi nuk kthehet mbrapa në mënyrë nostalgjike, si për shembull, tek këngë të tij të mëparshme si "Where Are We Now", që kujtonte Bowien në kohën e Berlinit. Në vend të tyre, Bowie orientohet tek vijat moderne, të së ardhmes, të cilat përshtaten edhe me muzikën pop.
Interesi mediatik për albumin e ri tregoi se fenomeni David Bowie vazhdon të jetë i fuqishëm dhe entuziazmues. Edhe pse pas një ataku kardiak në turneun e fundit, për dhjetë vite me radhë nuk publikoi ndonjë album, por David Bowie nuk u largua kurrë në fakt.
Me gjithë praninë e vazhdueshme, mbeten disa të panjohura për atë se kush ishte në fakt David Bowie.
Kritiku Christoph Jacke mendon se mbetet sekrete se si Bowie për dekada të tëra arriti të qëndrojë në krye të muzikës botërore. Ai u shkëput nga karakteri i dikurshëm, që ia mundësoi karrierën në disa dekadat e para.
"Të gjitha figurat e mija e kanë plotësuar qëllimin e tyre dhe tani mund të shkojnë në pension", tha ai në intervistën e fundit, para një pushimi, duke folur për figurat e tij artistike Ziggy Stardust, Major Tom apo dhe Thin White Duke.
David Bowie ka dëshmuar me "Blackstar", albumin e tij të fundit se e njohura dhe e kaluara mund të bashkohen me të tashmen dhe të renë. Në albumet më të reja Bowie nuk ka mbetur vetëm tek muzika pop, por ka cituar edhe vetveten.
Citimi i vetvetes sqaron edhe më shumë vlerën e tij, vlerën të cilën ikona David Bowie ia ka dhuruar botës së muzikës. Por shpjegon edhe faktin që identiteti i David Bowie-t mund të përcaktohet vetëm për një periudhë të caktuar. Këtë të diel (11 janar), këngëtari britanik u nda nga jeta në rrethin e tij të ngushtë familjarë, nga sëmundja e kancerit