PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Udhëtimi në terr i sondës Wukong
2016-01-06 17:25:48 CRI Komenti juaj Printoni

Udhëtimi në terr i sondës Wukong

Në mes të turmës, afro 1,500 metra nga platforma e lëshimit të satelitëve, Liu Cixin vështronte ngjitjen e raketës në qiell, duke menduar se si sonda që mbante do të ndryshonte astrofizikën dhe të ardhmen e njerëzimit.

Raketa mbajtëse 'Long March-2D' po ngrinte në qiell sondën Wukong, satelitin e parë vëzhgues të Kinës. Nisja u bë nga Qendra e Lëshimit të Satelitëve Jiuquan në veriperëndim të Kinës, duke filluar kështu udhëtimin në pafundësinë e universit.

Liu, autori i librit të shumëshitur "Problemi tretupash" si dhe shkrimtari i parë kinez i nderuar me Çmimet Hugo për letërsinë fantastikoshkencore, ka imagjinuar shumë ekspedita në thellësitë e errëta të universit në veprat e tij. "Edhe në veprat fantastike shkencore, tema e errësirës është shumë pak e trajtuar," thotë autori.

Sonda u emërtua Wukong sipas personazhit Mbreti Majmun të legjendës klasike kineze, "Udhëtim drejt Perëndimit," në vazhdim të një fushate ndërkombëtare të udhëhequr nga Qendra Kombëtare e Hapësirës Kozmike dhe Observatori Malor Vjollcë i Nanjing-ut. Numri i emrave të propozuar arriti deri në 32 mijë duke filluar nga 29 tetori deri në 31 tetor.

Wukong është emër familjeje në Kinë. Mbreti Majmun kishte fuqi mbinatyrale dhe përgjigjej për mbrojtjen e pelegrinëve gjatë udhëtimit të tyre për të marrë statusin e Buddhist në Indi. Gjithashtu, "wu" do të thotë të nxënit ose të kuptuarit, ndërsa "kong" do të thotë hapësirë, ndaj dhe sateliti "Wukong" ka për detyrë të kuptojë hapësirën kozmike.

Me përmasa 1.5 metra i gjatë dhe i gjerë dhe 1.2 metra i lartë, sonda me peshë 1.9 tonë u ngrit në një orbitë të sinkronizuar me diellin 500 kilometra mbi tokë dhe do të qëndrojë aty nga tre në pesë vjet për të gjetur prova të ekzistencës së materies së errët.

Sonda Wukong përbëhet nga katër pjesë. Ato do të masin elektronet me energjie të lartë dhe rezet gama në hapësirë, të cilat më pas do të hapin rrugën për të gjurmuar ekzistencën asgjësimit ose të prishjes së grimcave të materies së errët si dhe do të ndihmojnë për të zbuluar hollësitë e përhapjes në hapësirën kozmike.

Ashti si Mbreti Majmun i cili mund të depërtojë çdo gjë më sytë e tij të mprehtë, sateliti një energji vëzhguese gati sa dhjetëfishi i Spektomatësit Alpha Magnetik i montuar pranë Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës. Ky është matësi më i ndjeshëm i projektuar për të kapur materien e errët.

Chang Jin, kryeshekncëtari i projektimit të sondës Wukong dhe zv./drejtori i Observatorit Vjollcë, thotë se teleskopi i parë i Kinës mund të ndryshojë krejtësisht mënyrën e të kuptuarit të universit, duke premtuar arritje madhore në shkencë dhe përgjigjen disa të pyetjeve të vjetra disa dekada të fizikanëve dhe astronomëve.

Në fillim të viteve 1930, astrofizikani zviceran Fritz Zwicky zbuloi masën që ne shikojmë sot se nuk mund të mbajtë së bashku universin. Në mungesën e një lloj materieje që ne nuk mund ta shohim, galaktikat do të ishin zhdukur kohë më parë. Ai shpiku termin "materia e errët" për ta përshkruar atë.

Në vitin 1970, zbulimet astronomike të tilla si galaktikave rrotulluese në formë disku, vëzhgimet me rreze X të grupimeve planetare dhe efekti gravitacional sugjeroi ekzistencën e materies së errët. Megjithatë, ajo nuk mund të shihet direkt nga pajisjet e vëzhgimit optik apo elektromagnetik, pasi materia e errët nuk merr pjesë duke ndërvepruar elektromagnetikisht.

Nga ndërveprimi gravitacional i materies së errët, shkencëtarët llogarisin se ajo dhe forma të energjisë së errët përbëjnë 95 për qind të masës së universit, ndërsa yjet dhe planetët që ne shohim përbëjnë vetëm pesë për qind. Çdo zbulim në këtë fushë mund të jetë po aq i rëndësishëm sa teoria heliocentrike, ligji i gravitetit, teoria e relativitetit dhe mekanika kuantike.

Kina lëshoi satelitin e saj të parë në vitin 1970 dhe dërgoi kozmonautë për herë të parë në vitin 2003, ndërsa uli sondën e parë në Hënë në vitin 2013. Por ndryshe nga fuqitë e tjera kozmike, Kina nuk ka zhvilluar asnjëherë satelitë të mirëfilltë shkencorë. Shumica e satelitëve janë ndërtuar për përdorim në fushën e telekomunikacionit, vendndodhjes dhe vëzhgimit të Tokës.

Sonda Wukong është fillimi i një epoke të re për Kinën në zbulimin e hapësirës. Projekti Pilot i Shkencës së Hapësirës i Akademisë së Shkencave të Kinës që filloi në vitin 2013 ka zhvilluar katër satelitë shkencorë, ndërsa tre të tjerë do të lëshohen në hapësirë në të ardhmen e afërt.

Wukong është përpjekja e parë e Kinës për të zbuluar mistere të përjetshme. Tani është e vështirë të thuhet se kur do të zbulohet materia e errët. Por pavarësisht kësaj misioni i zbulimit duhet të vazhdojë.

Chang Jin thotë se kur shkencëtarët zhvilluan mekanikën kuantike në fillim të viteve 1900, shumica thanë se nuk mund të ketë përdorim praktik. Por sot mekanika kuantike është themeli i fizikës moderne.

"Vetëm kur ne ta kuptojmë natyrën e materies së errët, atëherë do të mësojmë se si ajo do ta ndryshojë të ardhmen. Zhvillimi themelor i fizikës do të përcaktojë forcimin e shkencës dhe teknologjisë," thotë Chang Jin.

Shkrimtari Liu Cixin beson se industria e hapësirës kozmike e Kinës duhet të ketë më shumë largpamësi dhe risi. "Risitë në zbulimin e hapësirës janë themelore. Nuk duhet të frikësohemi kur marshojmë drejt botëve të panjohura," thotë ai.

"Toka është një vend i jetueshëm vetëm tani për tani; e ardhmja e njerëzimit është në hapësirë. Duhet të tregohemi më me kurajë." (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China