PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Urbanizimi i Kinës hyn në fazën e re
2015-12-30 11:35:26 CRI Komenti juaj Printoni

Një sërë planesh të rinj u paraqitën në një konferencë kombëtare për prioritetet e zhvillimin urban, sigurinë dhe ndryshimin e strategjisë së përgjithshme drejt ndërtimit të qyteteve.

Për t'i shtuar përpjekjet për zgjidhjen e problemeve urbane dhe mënyrat e zgjidhjes së tyre, këtë vit Konferenca e Zhvillimit Urban e Pekinit e zhvendosi fokusin e saj larg nga ndërtimi i infrastrukturës, por drejt zhvillimit të duhur urban.

Pjesëmarrësit në konferencë thonë se kjo është hera e parë në 37-vjet që fokusi i sesionit vjetor nuk ka në qendër ndërtimin e infrastrukturës.

Profesor Qi Shuyu i Shkollës Kombëtare të Administratës thotë se koha e zhvillimit të konferencës, pra në fund të planit të tanishëm pesëvjeçar të zhvillimit, është një shenjë se pushteti qendror ka filluar të kuptojnë më mirë nevojën për menaxhim të duhur urban.

"Zhvillimi urban luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e vendit, veçanërisht për zhvillimin e ekonomisë kineze në pesë vitet e ardhshëm. Zonat urbane janë dy fusha të mëdha për konsumatorët dhe ofruesit e shërbimeve. Përveç kësaj, risitë kryesisht vijnë gjithashtu nga zonat urbane. Por në të njëjtën kohë, zonat urbane janë edhe vendet ku hasen problemet më të mëdha. Merrni si shembull rrëshqitjen e dherave në Shenzhen," thotë ai.

Profesor Qi Shuyu thotë se një nga prioritetet është përqendrimi tek siguria. Ai shton se qytetet duhen zhvilluar sipas parimit 't'ju shërbejmë njerëzve'.

"Ne duhet të kuptojmë më mirë se cili është thelbi i një qyteti, si edhe të përcaktojë më mirë se çfarë përgjegjësish duhet të marrë qeveria. Urbanizimi duhet t'u shërbejë nevojave të njerëzve. Niveli më i lartë i urbanizimit është mundësi e banimit në kushtet më të mirë. Një tjetër pikë është se si qeveria mund të ndërhyjë për t'ju shërbyer më mirë interesave të qytetarit."

Konferenca e këtij viti diskutoi gjithashtu rrugët e mundshme për të legalizuar punëtorët emigrantë në qytete.

Profesor Qi Shuyu thotë se çdo program i ri urbanizimi duhet të balancojë nevojat e vendasve me ata që leje banimi, siç njihet në Kinë Hukou.

"Urbanizimi nuk duhet t'ju shërbejë vetëm atyre që kanë jetuar në një qytet për një kohë të gjatë. Ai duhet gjithashtu të jetë i dobishëm për zhvillimin e njerëzve nga zonat rurale. Problemi i urbanizimit të shpejtë është se fermerët po vijnë nga fushat dhe po kërkojnë punë në qytete. "

Qeveria kineze ka punuar në drejtim të ndërtimit dhe zhvillimit të qyteteve të gjelbër. Megjithatë, studiuesit thonë se ka mjaft pengesa.

Profesori Qi Shuyu thotë se kushtet aktuale të Kinës, duke përfshirë lëvizjet masive të popullsisë, e pengojnë procesin e urbanizimit.

"Tani jemi të sigurtë se urbanizimi po ndodh shumë shpejt. Ky është nxitësi kryesor i lëvizjes masive të popullsisë, e cila, nga ana tjetër, nxit kërkesën e lartë për ndërtimin e infrastrukturës, menaxhimin dhe shërbimeve në qytet. Një tjetër pengesë është koncepti i 'qytetit' kur në qendër të zhvillimit të tij duhet të jenë njerëzit dhe jo zhvillimi ekonomik. E fundit, menaxhimi i qeverisë, duke përfshirë eliminimin e burokracisë, dhe shumë funksione komunale që janë të mbivendosura dhe kontradiktore."

Shkalla e urbanizimit e Kinës ka tejkaluar nivelin 50 për qind këtë vit. Në vitin 1978 kur filloi reforma dhe hapja, u propozua për herë të parë, arritja e nivelit 18 për qind.

Vitin e ardhshëm do të publikohet plani i ri i urbanizmit që do t'i përshtatet strukturës së ndryshuar shoqërore të Kinës.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China