PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Konferenca Botërore e Internetit fokuson "Ndarjen e qeverisjen e përbashkët"
2015-12-18 09:12:58 CRI Komenti juaj Printoni

Nga 16 deri më 18 dhjetor u zhvillua në qytezën Uzhen të Kinës Lindore Konferenca e dytë Botërore e Internetit, ku mbi 2 mijë mysafirë u mblodhën për të diskutuar metodat e "ndërlidhshmërisë dhe ndarjen e sistemimin e përbashkët të internetit". Në fjalimin e tij në ceremoninë e hapjes, kryetari i Shtetit i Kinës Xi Jinping paraqiti 4 parimet për nxitjen e transformimit të qeverisjes së sistemit global të internetit si dhe propozimet prej 5 pikash për krijimin e hapësirës kibernetike me fatin e përbashkët, të cilat i ofrojnë mençurinë kineze zhvillimit të internetit botëror.

Ky edicion i Konferencës Botërore të Internetit ka temën "Ndërlidhshmëria, ndarja e qeverisja e përbashkët, për krijimin e hapësirës kibernetike me fat të përbashkët". Në konferencë morën pjesë mbi 2 mijë të ftuar nga 120 vende e rajone, duke përfshirë kryeministrin e Rusisë Dmitri Medvedev dhe 7 liderë të vendeve të tjera, zv/sekretarin e përgjithshëm të OKB-së Wu Hongbo, mbi 20 drejtues të tjerë të organizatave ndërkombëtare si dhe mbi 600 sipërmarrës e studjues të internetit.

Në ceremoninë e hapjes, kryetari i Shtetit i Kinës Xi Jinping paraqiti objektivin e qartë të zhvillimit të internetit në Kinë.  

"Në 5 vjetët e ardhshëm, Kina do të zbatojë strategjinë e fuqizimit të shtetit me internet, strategjinë kombëtare të të dhënave të mëdha e programin e veprimit 'interneti plus', duke zhvilluar kulturën pozitive kibernetike, duke zgjeruar hapësirën kibernetike ekonomike, duke integruar internetin me përparimin ekonomik e shoqëror. Objektivi ynë është që rezultatet e internetit të favorizojnë popullsinë kineze prej 1.3 miliardë banorësh si dhe popujt e tjerë."

Tani në Kinë ka 670 milionë përdorues interneti dhe mbi 4 milionë uebsajte. Interneti ka hyrë thellësisht në zhvillimin ekonomik e shoqëror dhe në jetën e banorëve të thjeshtë. Në fjalimin e tij, Xi foli haptazi për probleme e sfida që ekzistojnë në fushën e internetit.

"Janë të dukshme dita ditës problemet në fushën e internetit, si mosekuilibrimi i zhvilimit, mungesat e rregullave etj. Midis vendeve e rajoneve të ndryshme është zgjeruar hendeku i informacioneve. Rregullat ekzistuese të hapësirës kibernetike nuk mund të pasqyrojnë vullnetin dhe interesat e pjesës dërrmuese të vendeve. Ndodhin shpesh ngjarje që shkelin privatësinë individuale dhe pronësinë intelektuale si dhe krime kibernetike. Përgjimi, sulmi dhe terrorizmi kibernetik janë bërë dëmet e mbarë globit."

Xi Jinping vuri në dukje se përballë këtyre problemeve e sfidave, komuniteti ndërkombëtar duhet të shtojë dialogun e bashkëpunimin në bazë të respektit reciprok e besimit të ndërsjellë, që të krijojë hapësirën kibernetike paqësore, të sigurt, të hapur dhe me bashkëpunim si dhe sistemin global të qeverisjes së internetit shumëpalësh, demokratik dhe transparent.  

"Duhet të respektojmë rrugën e zgjedhur nga çdo vend për zhvillimin e internetit, mënyrën e administrimit të tij dhe të drejtën e pjesëmarrjes në mënyrë të barabartë në rregullimin e hapësirës ndërkombëtare të internetit midis vendeve të ndryshme. Nuk duhet të përkrahim aktivitetet në internet që dëmtojnë sigurinë shtetërore të vendeve të tjera. Vendet e ndryshme duhet të bëjnë përpjekje të përbashkëta për të parandaluar zhvillimin e krimeve në internet dhe duhet të bashkëpunojnë në këtë fushë për të krijuar rendin e duhur. Hapësira kibernetike nuk duhet të përjashtohet nga mbikëqyrja ligjore, interneti duhet të rregullohet sipas ligjit."

Xi tha gjithashtu se hapësira kibernetike është hapësira e përbashkët e njeriut dhe fati i hapësirës kibernetike duhet të zotërohet nga vendet e ndryshme. Në këtë drejtim, vendet e ndryshme duhet të forcojnë shkëmbimet, të shtojnë mendimet e përbashkëta, të thellojnë bashkëpunimin dhe të krijojnë kominitetin me fat të përbashkët në hapësirën kibernetike. Xi paraqiti edhe propozimet prej 5 pikash për krijimin e sistemit të qeverisjes së internetit, duke përfshirë shpejtimin e ndërtimit të infrastrukturës së internetit, nxitjen e ndërlidhshmërinë, krijimin e platformës së shkëmbimeve kulturore në internet, nxitjen e novacionit të ekonomisë kibernetike, garantimin e sigurimit kibernetik dhe krijimin e sistemit të qeverisjes së internetit për realizimin e barazisë e drejtësisë.

"Jemi të gatshëm që të frocojmë bashkëpunimin midis vendeve të ndryshme nëpërmjet zhvillimit të biznesit online ndërshtetëror, që të nxitim zhvilimin e investimeve dhe të tregtisë globale si dhe zhvillimin e ekonomisë së dixhitalizuar. Dëshirojmë të hartojmë bashkë me vende të ndryshme konventën ndërkombëtare të antiterrorizmit të hapësirës kibernetike, të përmirësojnë mekanizmin e ndihmës juridike për goditjen e krimeve kibernetike, që të mbrojmë paqen e sigurinë e hapësirës kibernetike. Vendet e ndryshme duhet të forcojnë shkëmbimet e kontaktet, që të hartojnë rregulla më të drejta dhe më të arsyeshme të qeverisjes së internetit global."

Vitet e fundit, numri i përdoruesve të internetit në Rusi u shtua në 80 milionë, sa gjysma e popullsisë, ndërkohë ekonomia e internetit përbën 2.2% të ekonomisë ruse. Për propozimet prej 5 pikash të presidentit Xi Jinping mbi zhvillimin e internetit, kryeministri i Rusisë Medvedev shprehu vlerësim dhe propozoi se komuniteti ndërkombëtar duhet të forcojë koordinimin politik në fushën e internetit.

"Mendojmë se punët në këtë drejtim duhet të drejtohen nga OKB-ja dhe të funksionojnë konkretisht nga Bashkimi Ndërkombëtar i Telekomunikacionit ose nga ndonjë organizatë e re, së cilës do t'i autorizohen të drejtat e hartimit të rregullave ndërkombëtare të internetit si dhe kompetencat për koordinimin me organizata të tjera. Përshëndesim propozimet e presidentit Xi dhe këto propozime duhet të konsiderohen seriozisht."

Në mesazhin e tij drejtuar Konferencës Botërore të Internetit, sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon u bëri thirrje përfaqësuesve të vendeve të ndryshme të bëjnë përpjekje të përbashkëta për nxitjen e përhapjes së internetit dhe të krijimit të infrastrukturës përkatëse dhe për krijimin e një interneti të hapur, të besueshëm, të sigurt, të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës, që ta shndërojnë hendekun dixhital në shanse dixhitale.

Drejtori ekzekutiv i Forumit të Ekonomisë Botërore, Klaus Schwab, i pranishëm në konferencë, vuri në dukje se interneti është sistemi jetësor që përkrah revolucionin e 4-t industrial, në të cilin ndodhet bota e sotme. Ashtu siç tha kryetari Xi në fjalimin e tij në Samitin G20 muajin e kaluar në Turqi, interneti i hapur dhe i përbashkët do të jetë motivi kyç i shtimit të potencialit të rritjes së ekonomisë botërore. Schwab tha se vendet e ndryshme duhet të kapin këtë shans.

"Ky revolucion do të realizojë integrimin e botës fizike, asaj dixhitale dhe biologjike. Shpresojmë se ky ndryshim do të na sjellë potencial kolosal për stimulimin e rritjes ekonomike, për shtimin e gjithëpërfshirjes shoqërore dhe për mbrojtjen e mjedisit, që çdo banor i Tokës të përfitojë rezultatin e zhvillimit të internetit." (Wang Lei)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China