20151220kilme |
Marrëveshja e Parisit ka 29 nene ku përfshihen objektivat, fondet, teknologjia, transparenca etj. Në konferencën e Parisit të 12 dhjetorit u miratuan edhe rezolutat përkatëse lidhur me detajet e zbatimit konkret të marrëveshjes.
Në fjalimin e mbajtur në ceremoninë e mbylljes së konferencës së Parisit, sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon u shpreh se që nga dita e parë e zgjedhjes së tij në këtë post, ai e ka përcaktuar përballimin e ndryshimit të klimës si një ndër veprimtaritë kryesore të tij. Miratimi i një marrëveshjeje globale në fushën e ndryshimit të klimës ishte i paimagjinueshëm, por kjo u bë e mundur në Paris. Ban Ki Moon shprehet :
"Marrëveshja e Parisit shfaqu bashkimin, ambicien, besueshmërinë dhe këmbënguljen e palëve të ndryshme. Të gjitha vendet ranë dakord me objektivin e kontrollit të ngritjes së temperaturës globale nën 2 grade celsius. Konferenca e Parisit dëgjoi zërin e vendeve me ndikimin më të madh të ndryshimit të klimës, duke kuptuar rëndësinë e uljes së dëmeve të shkaktuara nga ndryshimi i klimës në një nivel më të ulët, kjo ka rëndësi shumë të madhe për disa vende afrikane e vende të vogla ishullore."
Sipas marrëveshjes së Parisit, palët e ndryshme do të forcojnë përballimin e kërcënimeve nga ndryshimi i klimës nëpërmjet kontrollit të ngritjes së temperaturës etj. Në mbarë botën duhet të arrihet sa më parë kulmi i lëshimit të gazit të serrës me qëllim që në gjysmën e dytë të këtij shekulli, të realizohet zero lëshimi i gazit të serrës. Vendet e zhvilluara do të zhvillojnë veprimtari për pakësimin e lëshimit, duke forcuar përkrahjen e fondeve e teknologjike, ndaj vendeve në zhvillim për t'i ndihmuar të përputhen me ndryshimin e klimës. Qysh nga viti 2023, në çdo 5 vjet do të vlerësohen veprimet globale në përballim të ndryshimit të klimës, për të realizuar objektivin afatgjatë të përcaktuar.
Në fjalimin e mbajtur në ceremoninë e mbylljes së konferencës së Parisit, përfaqësuesi i posaçëm i Kinës për çështjen e ndryshimit të klimës Xie Zhenghua u shpreh se megjithëse marrëveshja e arritur nuk mund të quhet e përsosur, ky është një hap historik në drejtimin përpara. Ai theksoi se detyra e parë në të ardhmen është zbatimi i marrëveshjes së Parisit nga palët e ndryshme dhe Kina do të bëjë përpjekjet e veta në këtë drejtim:
"Si një vend i përgjegjshëm në zhvillim, përballimi i ndryshimit të klimës përputhet me kërkesat e nxitjes së zhvillimit të vazhdueshëm të Kinës. Kina do të mbajë aktivisht detyrimet ndërkombëtare që përputhen me gjendjen e vet dhe aftësinë aktuale dhe do të realizojë objektivin e veprimeve në përballimin e ndryshimit të klimës para vitit 2020, duke bërë përpjekje për të arritur sa më parë kulmin e lëshimit. Njëkohësisht Kina do të bëjë përpjekje së bashku me komunitetin ndërkombëtar për të nxitur zbatimin e marrëveshjes së Parisit dhe krijimin e sistemit global të sistemimit të klimës me leverdi reciproke."
Si vendi organizues i Konferencës së ndryshimit të klimës të Parisit, presidenti francez Francois Hollande vlerësoi arritjen e marrëveshjes së Parisit. Ai u shpreh:
"12 dhjetori i vitit 2015 do të shënohet në analet e historisë. Në shekujt e kaluar, Parisi ka parë shumë revolucione të rëndësishme, por sot ne pamë një revolucion të bukur e paqësor, ky është revolucioni i ndryshimit të klimës. Në emër të Francës, unë premtoj se para vitit 2020, do të realizohen premtimet e bëra për pakësimin e lëshimit, njëkohësisht do të shtojmë përkrahjen me fonde ndaj vendeve më pak të zhvilluara për t'i ndihmuar të përputhen me ndryshimin e klimës."
Kryetari i konferencës së Parisit Laurent Fabius vlerësoi qëndrimin konstruktiv dhe bashkëpunimin e palëve të ndryshme në bisedimet për klimën. Ai vuri në dukje se marrëveshja e Parisit është e domosdoeshme për tërë botën:
"Marrëveshja do t'i ndihmojë vendet ishullore si ato në Oqeanin Paqësor dhe në Detin e Karaibeve ta mbrojnë veten, niveli i detit i ngritur ka filluar t'i përmbytë. Marrëveshja do t'i japë Afrikës fonde e teknologji të nevojshme dhe do t'i përkrahë vendet e Amerikës Latine të mbrojnë pyjet e tyre. Krahas klimës, kjo marrëveshje do të nxitë edhe çështjet e tjera të rëndësishme si siguria ushqimore, shëndeti publik, zhdukja e varfërisë, të drejtat themelore, paqja etj." (Fani)