PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Serbia përparon në procesin e integrimit europian
2015-12-17 14:34:29 CRI Komenti juaj Printoni

Bashkimi Europian njoftoi fillimin e bisedimeve për anëtarësim me Serbinë.

Kryeministri serb Aleksandar Vuçiç u shpreh se kjo është një ditë historike për Serbinë dhe popullin e saj. "Nuk është e lehtë arritja deri këtu dhe na presin shumë punë në të ardhmen," tha Vuçiç. Ai premtoi që Serbia do të përpiqet të kryejë të gjitha reformat, deri në fund të vitit 2019.

Bisedimet për anëtarësim në BE bazohen në 35 kapituj dhe do të fillojnë më atë 35 dhe 32, që lidhen me marrëdhëniet Prishtinë – Beograd dhe politikat fiskale, respektivisht.

Serbia paraqiti aplikimin për hyrjen në BE në dhjetor të vitit 2009. Në janar të vitit 2014, BE-ja miratoi bisedimet me Serbinë, por procesi i bisedimeve ngeci për shkak të çështjes së Kosovës dhe zgjedhjet në Beograd.

Me hapjen e kapitujve të parë në bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Europian të hënën në Bruksel, Serbia hyn në një fazë mjaft të rëndësishme në procesin e integrimeve europiane.

Kapitulli 35 ka të bëjë me marrëdhëniet me Kosovën, ndërsa Kapitulli 32 me kontrollin financiar. Hapjen e bisedimeve me Serbinë, e ka konfirmuar shefja e diplomacisë së Bashkimit Europian, Federica Mogherini.

"Sot hedhim dy hapa të rëndësishëm, hapjen e kapitujve me Serbinë dhe Turqinë," theksoi Mogherini.

Komisioneri i Bashkimit Europian për Politikën e Fqinjësisë dhe Zgjerimin, Johannes Hahn, theksoi se është në interesin e Europës që Serbia të jetë mirë, ndërkohë që, sipas tij, me hapjen e kapitujve të parë në bisedimet për anëtarësim, Serbia bëhet më qëndrueshme, më tërheqëse për investuesit dhe është më afër që të bëhet pjesë e Bashkimit Europian.

Ai folur gjithashtu dhe për gjendjen aktuale të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe mundësinë e ndikimit të saj në bisedimet për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Europian.

"Ne nuk presim zgjidhje përfundimtare brenda disa muajve të ardhshëm, por është e rëndësishme që dialogu të vazhdojë dhe të mbetet gjallë," ka theksuar Hahn.

Hapjen e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian, e ka vlerësuar si moment mjaft të rëndësishëm, ministri i jashtëm i Luksemburgut, Jean Aselborn.

"Është mjaft e rëndësishme dhe ju do të shihni se do të ketë një fillim. Secili kapitull është më i rëndësishëm se tjetri. Kapitulli 32 ka të bëjë me kontrollin financiar, ndërkaq Kapitulli 35 ka të bëjë me marrëdhëniet me Prishtinën", tha Aselborn.

Në anën tjetër, kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka theksuar se vendi është i gatshëm të fillojë bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

"Serbia është e gatshme që bisedimet për anëtarësim në BE, t'i përfundojë në afatin më të shkurtë të mundshëm", ka thënë Vuçiç, i cili udhëheq delegacionin serb në konferencën ndërqeveritare.

Megjithatë, ai ka vlerësuar se Kapitulli 35, i cili i dedikohet marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, do të jetë i vështirë dhe do të zgjasë deri në fund të procesit të aderimit të Serbisë në BE.

Lidhur me hapjen e kapitujve të parë për Serbinë në bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Europian, reagimet kanë nisur ditë më parë.

Maja Bobiç nga Lëvizja Europiane e Serbisë, ka theksuar se është mjaft e rëndësishme për Serbinë që të fillojë procesin e bisedimeve për anëtarësim në BE.

"Në qoftë se nuk do të ketë pengesa serioze në Kapitullin 35, që lidhet me normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, nuk do të duhet të ketë pasiguri dhe dy kapituj të tjerë mund të hapen së shpejti, " ka theksuar Bobiç.

Hapja e kapitujve 35 dhe 32, për Serbinë nënkupton fillimin e një procesi që do të zgjasë disa vite, në kuadër të së cilit disa mijëra ligje dhe rregullore, do të harmonizohen dalë nga dalë me standardet europiane.

Në fund të procesit, Serbia do ta marrë anëtarësimin e plotë në Bashkimin Europian.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China