20151216Intervista |
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, zhvilloi javën e kaluar një vizitë zyrtare në Tiranë. Mesazhet e tij për Tiranën zyrtare u përqendruan tek lufta ndaj terrorizmit dhe përpjekjet që vendet e Aleancës dhe Shqipëria mes tyre, po bëjnë për ta ndalur.
Gjatë intervistës dhënë gazetarit Gjergji Mima të Agjencisë Telegrafike Shqiptare, zoti Stoltenberg flet "për një mjedis të ri dhe të ndryshuar të sigurisë", duke shtuar se kjo është sfida më e madhe me të cilën po përballet NATO-ja sot. Ai flet për rritjen e agresivitetit të Rusisë në Lindje, për paqëndrueshmërinë në Afrikë dhe për dhunën në Irak dhe Siri.