PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Vizitat jashtë vendit të presidentit Xi Jinping në vitin 2015
2015-12-16 15:55:27 CRI Komenti juaj Printoni

Pas përfundimit të turneut në Afrikë, në fillim të dhjetorit bëhet bilanci I vizitave të kryetarit të Shtetit të Kinës Xi Jinping jashtë vendit në vitin 2015. Ai I nisi këto vizita në prill në Pakistan, për të vijuar më pas me një sërë aktivitetesh diplomatike si vizita shtetërore në SHBA, pjesëmarrje në samitin e 70-vjetorit të themelimit të OKB-së, në samitin e ndryshimit të klimës etj. Këto veprimtari janë zhvilluar në një situate të ndërlikuar ndërkombëtare dhe Kina ka luajtur një rol të rëndësishëm në çështjet ndërkombëtare.

Nga 22 deri më 25 shtator, Xi Jinping vizitoi SHBA-në. Pavarësisht dallimeve, vizita e Xi Jinpingut solli energji të re në marrëdhëniet kino-amerikane. Xi Jinping dhe Barak Obama zhvilluan disa takime gjatë të cilave u arritën 49 rezultate në 5 drejtime dhe të dy liderët bënë deklaratën e dytë të përbashkët për ndryshimin e klimës. Zv-dekani i Institutit të marrëdhënieve ndërkombëtare të Universitetit të Popullit Kinez Jin Canrong është i mendimit se vizitat jashtë vendit të Xi Jinpingut knë eliminuar shumë pengesa në marrëdhëniet midis Kinës e vendeve të tjera:

"Pavarësisht marrëdhënieve me divergjenca midis SHBA-së dhe Kinës, vizita e Xi Jinpingut pati sukses, pasi të dy palët ndanë qëndrime unanime. Ky është suksesi I diplomacisë kineze këtë vit."

Gjatë këtij viti Xi Jinping mori pjesë në Samitin e G20-së për rregullimin e ekonomisë globale, samitin e APEK-ut, një forum i bashkëpunimit të Azi-Paqësorit, si dhe në samitin e ndryshimit të klimës të Parisit krahas më se 100 liderëve të shteteve dhe qeverive, për të diskutuar masat e balancimit të mbrojtjes së mjedisit me zhvillimin ekonomik. Në këto takime zëri i Kinës është ndjekur me interes nga të gjithë. Në samitin e 70-vjetorit të themelimit të OKB-së të zhvilluar në fund të shtatorit, Xi Jinping u ngjit për here të pare në podiumin e OKB-së, duke prezantuar ndikimin e Kinës në situatën globale:

"Projekti i zhvillimit pas vitit 2015 i miratuar në këtë samit paraqet perspektivën e re të zhvillimit global, duke i dhënë bashkëpunimit ndërkombëtar shanse të reja. Kjo është pikënisja e re për zhvillimin e përbashkët të vendeve të ndryshme."

Në tetor, Xi Jinping vizitoi Britaninë, vizitë që hapi një epokë të artë në marrëdhëniet kino-britanike. Ndërkohë gjatë këtij viti liderë të Gjermanisë, Francës e të tjerë kanë vizituar Kinën. Kontaktet e shpeshta midis Kinës e vendeve evropiane kanë forcuar pritshmëritë e qarqeve të ndryshme për ngushtimin e pandërprerë të bashkëpunimit midis dy palëve.

Duke u hedhur një sy vizitave jashtë vendit të Xi Jinpingut këtë vit, vërehet se strategjia "Një brez e një rrugë" ka qenë një temë e rëndësishme e cila ka ngjallur interesim të gjerë. Xi Jinping e shtjelloi këtë nismë:

"'Një brez e një rrugë' është një koncept i hapur. Ky rreth miqsh që lidh Afrikën, Evropën dhe Azinë mirëpret të gjithë ata që kanë interes. Kjo është një rrugë e ndritshme e zhvillimit të përbashkët."

Në takimin e udhëheqësve Azi-Afrikë të zhvilluar në prill, Xi Jinping foli për Bankën Aziatike të Investimeve Infrastrukturore, të propozuar nga pala kineze. Deri në fund të marsit, më se 50 vende paraqitën kërkesën për anëtarësim në këtë bankë dhe pjesëmarrja e vendeve evropiane dhe atyre amerikane tregon interesimin e komunitetit ndërkombëtar për këtë bankë. Lidhur me këtë, Jin Canrong thotë:

"Financat janë shpirti e thelbi i ekonomisë moderne, ndaj duhet të përdorim Bankën Aziatike të Investimeve Infrastrukturore, Bankën e Hapjes së Vendeve të BRIKS-it dhe institucione të tjera financiare për të forcuar të drejtën e fjalës së vendeve të reja të tregut në fushën financiare, duke shpejtuar hapat e ndërkombëtarizimit të monedhës Renminbi. Kemi pasur rezultate të dukshme në këtë fushë."

Studiuesi i Institutit studimor të çështjeve ndërkombëtare të Kinës Yang Xiyu vuri në dukje se vizitat e shpeshta të liderit kinez jashtë vendit do të krijojnë një mjedis më të mirë ndërkombëtar për raundin e ri të reformës e hapjes me botën të Kinës. Ai u shpreh:

"Kina po shndërron mënyrën e hapjes së jashtme nga unilaterale në bilaterale. Kjo realizohet bazuar në marrëdhënie më të qëndrueshme ndërkombëtare dhe një rend më të arsyeshëm politik e ekonomik ndërkombëtar. Vizitat e kryetarit Xi Jinping jashtë vendit janë në favor të krijimit të një rrjeti global të marrëdhënieve të bashkëpunimit e të partneritetit." (Fani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China