PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Tu Youyou: thirrje për vëmendje ndaj rezistencës së artemisininit
2015-12-16 15:55:27 CRI Komenti juaj Printoni

Pasditen e 10 dhjetorit sipas orës lokale u zhvillua në Stokholm ceremonia e dhënies së Çmimit Nobel, ku shkencëtarja kineze Tu Youyou dhe 9 fitues të tjerë morën diplomën e nderit nga mbreti i Suedisë Carl XVI Gustaf. Në programin e sotëm, do t'ju flas për fjalimin e mbajtur nga Tu Youyou në Stokholm me titull "Artemisinin, dhurata e mjekësisë kineze për botën".

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, fituesja e parë kineze e Nobelit për Fiziologji dhe Mjekësi, 84 vjeçarja farmaciste Tu Youyou ishte e pranishme, e veshur me një kostum të kuq, të errët. Para kësaj, ajo mbajti një fjalim në Institutin Karolinska të Stokholmit, me titull "Artemisinini, dhurata e mjekësisë trandicionale kineze për botën", duke i hedhur një vështrim procesit të zbulimit të artemisininit dhe duke u bërë thirrje qarqeve mjekësore të tregojnë vëmendje për rezistencën e këtij ilaçi.

Në radhë të parë, Tu Youyou shprehu falënderime për Jurinë e Çmimit Nobel dhe theksoi se nderim nuk i përket vetëm asaj, por të gjithë stafit të shkencëtarëve kinezë. Në fjalim, Tu Youyou prezantoi procesin se si që para 40 vjetëve Instituti Kërkimor i Mjekësisë Tradicionale Kineze i Kinës, bashkë me grupe të tjera kërkimore kineze, zbuluan efektivitetin e barit Artemisi në mjekimin e malarjes dhe në bazë të eksperimenteve të panumërta e kërkimeve klinike, krijuan me sukses elementin me vlerë artemisinin, i cili më vonë u pranua nga qarqet mjekësore ndërkombëtare.

"Kur dëgjuat prezantimin tim, ndoshta menduat se kemi të bëjmë me një proces të zakonshëm për zbulimin e një ilaçi. Por në fakt, nxjerrja e artemisininit nga pema artemisi, është një proces plot vështirësi."

Tu Youyou shpjegoi se në vitet 70-të të shekullit të kaluar, kushtet kërkimore në Kinë ishin relativisht të prapambetura. Studjuesit preknin vëllimin e madh të lëngjeve tretëse kimike, por në laborator mungonte pajisja e ajrimit, që ndikonte negativisht në shëndetin e studjuesve. Për të realizuar sa më shpejt përdorimin klinik, në bazë të eksperimenteve me kafshë, ajo dhe anëtarët e tjerë të stafit studimor përdornin vetë elementin e efektshëm të nxjerrë nga artemisia, për të vërtetuar sigurinë e ilaçit. Pikërisht me këmbëngulje dhe përpjekje të paepura, lindi më në fund artemisinin.

*********

Tu Youyou vuri në dukje se sot malarja është ende një sfidë serioze përpara shëndetit publik të botës. Sipas të dhënave statistikore, në vitin 2013, afro 198 milionë veta në mbarë botën u prekën nga malarja dhe numërohen 580 mijë raste vdekjesh nga kjo sëmundje, 78% prej të cilëve fëmijë nën 5 vjeç. 90% të viktimave të malarjes janë në Afrikë. Gjendja më shqetësuese paraqitet në rrjedhjen e Lumit Megon, si në Kamboxhia, Laos, Mianmar, Tajlandë dhe Vjetnam, ku plasmodiumi ka pasur rezistencë ndaj artemisininit. Kjo është një sfidë shumë serioze në luftën kundër malarjes në mbarë botën. Ajo u bëri thirrje punonjësve të sektorit të luftës kundër malarjes të zbatojnë me rigorozitet planin global të frenimit të rezistencës së artemisininit, të paraqitur nga Organizata Botërore të Shëndetësisë, në vitin 2011.

"Hartimi i këtij programi ka qëllim që të mbrojë efektivitetin e artemisininit ndaj malarjes. Tani rezistenca e artemisininit është vërtetuar në zonën përgjatë rrjedhjes së Lumit Megon, ndërsa përhapja e saj është ende në vëzhgim. Mbi 100 specialistë që marrin pjesë në këtë program janë të mendimit se duhet të kapen rastet shumë të kufizuara për frenimin a zhdukjen e rezistencës së artemisininit, para përhapjes së saj në zonën e prekur rëndë nga malarja."

Gjatë fjalimit të saj që zgjati 20 minuta, Tu Youyou përmendi më së njëherë se mjekësia dhe farmaceutika tradicionale kineze janë një thesar i pasur, që vlen të studjohen dhe të hulumtohen nga mjekët dhe farmacistët. Shkencëtarja Tu ka studjuar farmaceutikën dhe mjekësinë perëndimore në shkollën e lartë. Ajo vetë u frymëzua për zbulimin e elementeve kundër malarjes nga artemisia, në bazë të leximit të shumë klasikëve të mjekësisë kineze dhe të vizitave te shumë mjekët tradicionalë kinezë.

"Nëpërmjet studimit të artemisininit kuptova se farmaceutika kineze dhe ajo perëndimore kanë epërsi të ndryshme dhe kombimini i të dyjave është plotësues si dhe ka perspektivë të mirë zhvillimi. Natyra na dhuron burime të pasura bimore dhe farmacistët mund të zhvillojnë ilaçe të reja nga këto burime. Gjatë mijëra vjetëve, mjekësia dhe farmaceutika trandicionale kineze kanë grumbulluar shumë përvojë klinike dhe kanë përgjithësuar vlerat farmaceutike të këtyre burimeve. Në bazë të kësaj përvoje, pasardhësit me siguri do të kenë zbulime e krijues të rinj, në të mirë të njeriut."

**********

Ceremonia e ndarjes së Çmimit Nobel zhvillohet më 10 dhjetor, në ditën përkujtimore të ndarjes nga jeta të shpikësit Alfred Nobel. Në ceremoninë e këtij viti, që u zhvillua të enjten në Sallën e Koncerteve të Stokhomit, morën pjesë mbi 1500 të ftuar nga familja mbretërore të Suedisë, zyrtarë të lartë suedezë si dhe Juria e Çmimit Nobel.

Drejtori i ceremonisë, presidenti i Fondit të Nobelit Carl-Henrik Heldin, tha ndër të tjera se Fondi i Nobelit ka funksionuar në mënyrë të pavarur për vlerësimin e çmimeve për mbi 100 vjet dhe ka dekoruar mbi 900 fitues. Sot, Fondi i Nobelit po bën përpjekje për inkurajimin e interesave të të rinjve për shkencë. Ai bëri të ditur se Qendra e Nobelit, që është në përgatitje, ka pasur përparime dhe në të ardhmen do të tërheqë shumë vizitorë nga e gjithë bota dhe do të ofrojë shanse që të rinjtë të shkëmbejnë mendime me Nobelistët dhe shkencëtarë të tjerë të dalluar.

"Shpresoj se sukseset e fituesve të Çmmit Nobel do të nxitin interesat e shkencëtarëve të rinj, do të thellojnë studimet e tyre. Shpresojmë që shkenca të jetë jo vetëm e rëndësishme, por edhe interesante dhe frytdhënëse." (Wang Lei)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China