PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Pse Franca po e mbështet ekstremin e djathtë?
2015-12-11 10:41:05 CRI Komenti juaj Printoni

Pse Franca po e mbështet ekstremin e djathtë?

Në Francë partia e ekstremit të djathtë Fronti Kombëtar fitoi zgjedhjet rajonale. Kjo parti mbështet politika ksenofobe, është kundër emigracionit dhe kundërshton marrëveshjen e Shengen-it.

Sipas rezultatit, Fronti Kombëtar ka fituar shumicën e votave në të paktën gjashtë zona nga 13 të tilla në Francë, duke konfirmuar edhe parashikimin e sondazheve fillestare. Partia Socialiste në pushtet ndërkohë njoftoi tërheqjen nga gara për raundin e dytë në dy rajone të mëdha, ku Fronti Kombëtar mori më shumë vota.

Në këto zgjedhje rajonale mandatohen 1910 anëtarët e parlamenteve të rajoneve. Sipas ligjit, detyrat kryesore të këtij parlamenti rajonal është zhvillimi ekonomik, shkenca, kultura, arsimi etj, fusha që nuk lidhen me hartimin e politikës shtetërore.

Këto janë zgjedhjet më të rëndësishme dhe një test para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2017.

Sipas sondazheve më të reja, Fronti Kombëtar mund të fitojë zgjedhjet në 1 deri në 3 rajone të mëdha. Kjo është hera e parë që një parti nacionaliste përparon kaq shumë që nga formimi i Republikës së 5-të të Francës.

Pas zgjedhjeve të fundit europiane, ku mori 25% të mbështetjes popullore dhe disa garave elektorale me radhë, Fronti Kombëtar në Francë po vazhdon marshimin përpara.

Në turneun e parë të zgjedhjeve rajonale, të dielën në 6 dhjetor, partia e ekstremit të djathtë realizoi një performancë të panjohur më parë. Ajo nuk arriti të marrë vetëm 27.8 për qind të votave të të gjithë francezëve, duke u ngritur mbi opozitën e republikanëve të djathtë dhe mbi socialistët në pushtet, por ajo doli në krye të 6 prej 13 rajoneve të Francës metropolitane.

Kjo valë « blu Marinë » e paralajmëruar nga sondazhet e opinionit është shumë shqetësuese 18 muaj para zgjedhjeve presidenciale në Francë.

Pyetja që shtrohet është: Si arritëm deri këtu? Si është e mundur që kjo parti reaksionare dhe ksenofobe që mishëron një ideologji të kundërt me vlerat e Republikës, që bën një demagogji të rrezikshme, të jetë parë si zgjidhje nga një francez midis katër të tillëve?

Si është e mundur që ajo të drejtojë fatet çerekut të francezëve nëse të dielën e ardhshme i konfirmon rezultatet e saj në Lindje, Veri dhe Jug ?

Stuhitë e vjeshtës

Që prej javësh stuhitë e vjeshtës kanë shpënë ujë në mullirin e Frontit Kombëtar. Mbërritja e refugjatëve nga lufta në Siri dhe Irak në portat e Europës, pastaj atentatet e 13 nëntorit në Paris, i kanë lënë mundësinë asaj të spekulojë duke ngatërruar enkas temat e emigracionit të përhershëm me atë të krizës aktuale të emigrantëve, Francën si vendi më i madh pritës i myslimanëve me atë të rrezikut terrorist.

Tek një vend pa busull dhe plot ankth ky koktej i qëllimshëm nuk kaloi pa u ndjerë. I prekshëm që në fillim të vjeshtës, i shtuar edhe më shumë pas 13 nëntorit, ai krijoi një dinamikë të pandalshme në favor të zonjës Jean Marie Le Pen.

Por, e keqja është më e thellë. Nuk ka dyshim se partitë e mëdha që kanë udhëhequr Francën prej shumë e shumë kohësh janë tërësisht fajtore. Ato nuk arritën ta nxjerrin vendin nga ankthi dhe depresioni ku është zhytur. Dhe njëra palë edhe tjetra nuk ditën ti propozonin një projekt shoqërisë që t'i jepte besim tek forcat e veta, në kohezionin dhe të ardhmen e saj kolektive.

Kjo është e vërtetë për të majtën e cila prej tre vjetësh nuk arriti ta zvogëlojë kurbën e papunësisë ashtu sikurse kishte premtuar, por e shtoi atë me 700 mijë të papunë më shumë që prej vitit 2012.

Por, edhe e djathta që qëndroi plot dhjetë vjet në pushtet nuk mund t'i shmanget përgjegjësive. Me të kaluar iluzioni i zgjedhjes së Sarkozisë në vitin 2007, ajo nuk diti ti kurojë plagët prej të cilave vuan vendi.

Edhe kur flitet për pasigurinë ekonomike të një vendi që nuk njeh më rritje, edhe kur flitet për pasigurinë shoqërore që ka prekur miliona familje, edhe kur flitet për pasigurinë "kulturore" të një France që dyshon tek vetvetja apo për pasigurinë e vërtetë të shtuar prej terrorizmit, e djathta dhe e majta janë njësoj fajtore.

Është fakt që ato dështuan të japin zgjidhje në lartësinë e këtyre sfidave dhe rreziqeve.

Të gjitha këto çështje ekzistenciale ato duhet t'i përballin nëse duan vërtet që ta ndalojnë valën në rritje të Frontit Kombëtar. Për një kohë të shkurtër ato nuk mund të bëjnë asgjë më shumë sesa të përpiqen të zvogëlojnë dëmet deri në raundin e 13 dhjetorit. Kjo nënkupton mobilizimin e zgjedhësve që nuk e panë të nevojshme të votonin në raundin e parë. Për këtë e majta duhet të ribashkohet duke flakur tej sherret e vjetra kombëtare. Për këtë e djathta nuk duhet t'i shmanget thelbit – t'i vërë barriera Frontit Kombëtar – dhe pastaj të mendojë për të mundur të majtën.

Megjithatë, edhe këto masa të përkohshme nuk mjaftojnë për gjatë. Franca ka nevojë për një rindërtim të thellë.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China