PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Putin: "Rusia nuk mund të mbetet e pafuqishme"
2015-12-07 09:20:36 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin mbajti të enjten një fjalim për situatën në vend përpara parlamentit në Pallatin Kremlin të Moskës. Përveç gjendjes brenda e jashtë vendit, Putin shtjelloi dhe qëndrimin e tij lidhur me frontin antiterrorist ndërkombëtar, përmirësimin e legjislacionit në vend, goditjen kundër korrupsionit, stabilizimin e gjendjes ekonomike e financiare të Rusisë dhe sigurinë e jetesës së qytetarëve. Putin gjithashtu propozoi që vendet anëtare të Aleancës Ekonomike Azi-Evropë të fillojnë konsultimet me anëtarët e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait dhe të ASEAN-it për krijimin e partneritetit ekonomik.

Në fjalimin mbi situatën në vend për vitin 2015, Putin shprehu në radhë të parë mirënjohje për ushtarakët rusë që luftojnë në vijën e parë të frontit të luftës kundër terrorizmit dhe propozoi mbajtjen e një minute heshtje për ushtarakët rusë që u sakrifikuan në luftën antiterroriste dhe për viktimat ruse të terrorizmit. Ai tha se gjatë veprimeve antiterroriste, Rusia ka treguar përgjegjshmëri të madhe dhe aftësi drejtuese, të cilat janë përkrahur nga opinioni publik në vend. Putin shtoi se kërcënimet e terrorizmit janë shtuar dhe asnjë vend nuk mund të fitojë mbi terrorizmin ndërkombëtar, si një forcë e vetme, ndaj vendet e ndryshme duhet të lënë mënjanë mosmarrëveshjet dhe divergjencat dhe të krijojnë frontin unik antiterrorist.

"Çdo vend i qytetëruar ka përgjegjësi të japë kontribut real për goditjen e terrorizmit. Kjo do të thotë që nuk do t'u ofrojë strehim terroristëve, nuk mund të përdorë standard të dyfishtë, nuk mund të ketë asnjë lidhje me organizatat terroriste dhe as të bëjë marrëveshje me terroristët, për qëllime private."

Lidhur me rrëzimin e aeroplanit ushtarak rus "Su-24" nga ushtria turke, Putini ritheksoi se Rusia nuk do të reagojë me ashpërsi dhe nuk do të përbëjë një rrezik për botën. Veprimet e Rusisë do të bazohen në përgjegjësinë ndaj vendit dhe popullit, tha Putin, duke paralajmëruar se "kundërpërgjigja" ndaj kësaj ngjarjeje nuk do të kufizohet në sanksionet ekonomike. "Rusia nuk e barazon politikën turke, përgjegjëse për rrëzimin e aeroplanit me popullin turk zemërmirë, punëtor dhe të aftë", shtoi Putin, duke nënvizuar se "Rusia ka pasur shumë miq të besueshëm në Turqi."

"E kemi të qartë kush i lejon terroristët të shesin në Turqi për qëllime fitimi, naftën e vjedhur nga Siria. Me mbështetjen e këtyre kapitaleve, terroristët rekrutojnë militantë, blejnë armë dhe kryejnë akte të pamëshirshme terroriste, që shkaktuan humbje të mëdha njerëzore në Rusi, Francë, Liban, Mali etj."

************

Fjalimi i Putinit mbi situatën në vend të vitit 2015 zgjati një orë. Kryeredaktori i revistës "Çështjet Strategjike të Kombit", Kurtov Azhdar Ashirovich, duke analizuar fjalimin e presidentit Putin tha se ai nisi me luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar dhe rrëzimin e aeroplanit rus ushtarak nga Turqia dhe vijoi me politikën e brendshme të Rusisë, por "bërja e Rusisë një vend i fuqishëm" mbetet në qendër të fjalimit. "Rusia nuk mund të mbetet e pafuqishme ", "Rusia duhet të shfrytëzojë shancet aktuale dhe të bëhet një fuqi në fushën ekonomike, teknologjike dhe në fusha të tjera profesionale",. Kështu e komenton analisti Ashirovic përgjegjësinë e Rusisë në fjalimin e Putinit, duke shtuar se Rusia "duhet ti shndërrojë krizat në shance". Putini vuri në dukje se pavarësisht nga gjendja e vështirë ekonomike, që ka ndikuar negativisht të ardhurat dhe nivelin e jetesës së banorëve, duket prirja e përmirësimit.

"Në përgjithësi është stabilizuar prodhimi industrial dhe kursi i këmbimit valutor, është ulur inflacioni dhe është frenuar nxjerrja e kapitaleve të huaja, në krahasim me vitin 2014. Por kjo nuk do të thotë që mund të presim të ndodhë mrekullia. Rusia duhet të jetë e gatshme që çmimi i energjisë do të mbetet i ulët dhe kufizimet nga jashtë do të ekzistojnë për një kohë të gjatë."

Për të nxitur ekonominë ruse, Putini paraqiti shumë propozime, duke përfshirë krijimin e mjedisit më të mirë për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, përkrahjen e hyrjes së ndërmarrjeve ruse në tregjet e jashtme, krijimin e Qendrës së Eksportit të Rusisë, vënien e rritjes së eksportit të produkteve joenergjetike si përparësi të qeverisë, krijimin e Drejtorisë së Zhvillimit të Teknologjisë, e cila do t'i ndihmojë kompanitë ruse të kualifikohen dhe licensohen për vepra të huaja. Ai vuri në dukje se palët e Aleancës Ekonomike Azi-Evropë dhe të Brezit Ekonomik përgjatë Rrugës së Mëndafshit kanë arritur unanimitet për ndërlidhshmërinë. Kreu i shtetit rus Putin tha se do t'u propozojë vendeve të Aleancës Ekonomike Azi-Evropë të zhvillojnë konsultime me Organizatën e Bashkëpunimit të Shangait dhe të ASEAN-it për krijimin e partneritetin ekonomik.

"Fuqia blerëse e këtyre vendeve përbën pothuajse 1/3 e ekonomisë botërore. Pra në Rusi ky lloj partneriteti mund të na ofrojë shanse reale për eksportin e drithrave dhe produkteve energjetike në Rajonin e Azi-Paqësorit, si dhe për ofrimin e shërbimeve inxhinierike, arsimore, mjekësore e turistike."

Kryeredaktori i revistës "Çështjet Strategjike të Kombit", Kurtov Azhdar Ashirovich vuri në dukje se Rusia ka qenë pjesëmarrëse kryesore e organizatave të mësipërme dhe bashkëpunimi shumëpalësh në kornizën e këtyre organizatave do të jetë në ndihmë të tregtisë së jashtme si dhe do të sigurojë zhvillimin e vazhdueshëm të vendit, përballë troditjes ekonomike, si pasojë të rënies së çmimit të energjisë dhe sanksioneve të jashtme. (Wang Lei)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China