PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Qëndrimi i Kinës ndaj ndryshimit të klimës
2015-12-04 15:54:38 CRI Komenti juaj Printoni

Në konferencën e 21-të të nënshkruesve të "Konventës së ndryshimit të klimës të OKB-së" të zhvilluar në Paris, Kina dhe vendet pjesëmarrëse paraqitën qëndrimin e tyre në përballimin e ndryshimit të klimës, duke shfaqur vendosmëri për arritjen e marrëveshjes së re për ndalimin e lëshimit të gazit serrë dhe mbrojtjen e Tokës nga fatkeqësitë e klimës pas vitit 2020. Vitet e fundit, Kina ka shënuar rezultate të dukshme në fushën e mjedisit, të kursimit të energjisë, të pakësimit të lëshimit etj., por njëkohësisht Kina ka mbajtur përgjegjësi ndërkombëtare dhe kërkon përdorimin e efektshëm të energjisë së gjelbër, për përballimin e ndryshimit të klimës.

Pak kohë më parë, Kina publikoi "Raportin e politikës në përballim të ndryshimit të klimës për vitin 2015", sipas të cilit deri në vitin 2014, lëshimi i dioksidit të karbonit në Kinë u ul me 15.8% në krahasim me vitin 2010. Gjatë planit të 12-të 5-vjeçar, përqindja e energjisë jofosile në konsumin e energjisë arriti në 11.2%, duke u shtuar me 4.4% në krahasim me vitin 2005. Njëkohësisht vëllimi i rezervës pyjore u shtua me 2 miliardë e 188 milionë metra kub, në krahasim me vitin 2005.

Në qershor të këtij viti, qeveria kineze i dorëzoi sekretariatit të konventës së ndryshimit të klimës të OKB-së dokumentin e përballimit të ndryshimit të klimës, ku paraqiten objektivat deri në vitin 2030, ku lëshimi i dioksidit të karbonit të arrijë kulmin, përqindja e energjisë jofosile në konsumin e energjisë të ngrihet në 20%, vëllimi i rezervës pyjore të shtohet me 4.5 miliardë metra kub në krahasim me vitin 2005. Zv-drejtori i Drejtorisë së Energjisë pranë Komisionit Shtetëror të Zhvillimit e Reformës të Kinës, Dai Yande u shpreh se për realizimin e këtyre objektivave duhen bërë përpjekje në drejtim të furnizimit me energji dhe të konsumit të energjisë:

"Përsa i përket furnizimit me energji, duhet të shtohet përqindja e energjive të pastra, të përsëritshme, jofosile dhe me karbon të ulët. Ndër të cilat, energjia diellore, energjia e erës, energjia hidroelektrike dhe energjia bërthamore janë zgjidhja më e mirë, sepse këto energji nuk lëshojnë dioksid karboni. Njëkohësisht duhet të nxitet fuqimisht përdorimi i gazit natyror, në krahasim me qymyrgurin, pasi gazi natyror lëshon pak dioksidin e karbonit. Lidhur me konsumin e energjisë, duhet të rritet efekti i përdorimit të energjisë, duke e kursyer atë."

Gjatë afatit të planit të 13-të 5-vjeçar, ideja e "Krijimit të risive" bëhet një objektiv primar i zhvillimit shoqëror, ndërsa në fushën e kursimit të energjisë dhe të pakësimit të lëshimit, kjo ide do të luajë një rol të rëndësishëm. Në korrik të këtij viti, Këshilli i Shtetit i Kinës publikoi disa opinione lidhur me nxitjen e revolucionit të prodhimit e konsumit energjetik.

Zv-drejtori i Komisionit Shtetëror të Zhvillimit e Reformës dhe përfaqësuesi i posaçëm i çështjes së ndryshimit të klimës i Kinës, Xie Zhenghua vuri në dukje se Kina po ndryshon mënyrën e zhvillimit duke marrë masa për kursimin e energjisë, pakësimit të lëshimit, zhvillimit të energjive të reja etj. për të kontribuar në përballimin e ndryshimit të klimës. Ai tha:

"Për të menaxhuar ndotjen e ajrit kemi hartuar projektin e kursimit të energjisë dhe të pakësimit të lëshimit, duke marrë masa për rregullimin e strukturës energjetike, të ngritjes së efektit të përdorimit të energjisë, të shtimit të sipërfaqes pyjore së etj. Nëse do të zbatohen realisht këto masa do të zgjidhet problemi i mjedisit në vendin tonë. Ashtu si vendet e tjera të botës, në 10 vjetët e fundit, qëndrimi i Kinës ndaj ndryshimit të klimës ka ndryshuar shumë dhe një sërë masash të qeverisë kineze kanë gjetur përkrahjen e qarqeve të ndryshme shoqërore." (Fani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China